Connect with Us

Luli e dredh pas “kryqëzimit” që i bënë militantët

Politikë

Luli e dredh pas “kryqëzimit” që i bënë militantët

Publikuar

-

Janë bërë gati 48 orë dhe ndoshta diçka më shumë nga koha kur Lulzim Basha çoi ekipin e tij të ulej me Damian Gjiknurin në Komisionin e Reformës Zgjedhore për të krijuar më pas një Këshill Politik si shpëtim për gjoja atë që quante ai mosnjohjen e Parlamentit, kryeministrit Rama dhe atyre që kanë vjedhur votat. Për më shumë se një vit Lulzim Basha kishte tërhequr zvarrë në rrugë demokratët, treqind prej të cilëve i la burgjeve dhe tha se Edi Rama kishte rënë e se qeveri me Ramën nuk kishte më, theksoi fort se nuk do ulej me të në tavolinë…

Por, po ashtu, Basha tha edhe se nuk do ulej me Gjiknurin, me hajdutin e votave, e megjithatë e hengri llafin e si pa gjë të keq  shkoi e u ul dhe bëri pazar me ta. Bëri edhe Këshill Politik po në pazar me Damian Gjiknurin dhe Edi Ramën.

Pas këtyre “xhavhireve” të Kryetarit i menjëhershëm ka qenë reagimi i militantëve të Partisë Demokratike dhe demokratëve, e atyre që janë pesha më e rëndësishme e asaj partie, të cilët për të disatën herë rradhazi u ndien të tradhtuar nga Lulzim Basha.

Në 2017 i tradhtoi, i la në rrugë, bëri marrëveshje me Ramën për të hyrë në një qeveri me të pastaj tre muaj në çadër, kurse së fundmi, pas një viti ai shkoi dhe u ul sërish me Damian Gjiknurin dhe ra në kunsensus me kryeministrin e vendit.
Asnjë presion nga ndërkombëtarët, thjesht dhe vetëm pazar radhe, zgjidhja e një Këshilli gjoja politik që do të dilte mbi vendimet e parlamentit megjithëse parlamenti është aty, deputetët paguhen, Edi Rama ka mazhorancën kushtetuese dhe 61 kryetarë bashkie si dhuratë nga Lulzim Basha për kryeministrin Edi Rama.

Pasi bëri marrëveshjen e tij, Lulzim Basha është sulmuar ashpër në rrjetet sociale por dhe drejtpërdrejt edhe nga gazetarët besnikë të PD nëpërmjet portaleve, shënimeve në rrjete sociale, opinioneve por edhe pyetjeve që iu bënë dje në konferencë për shtyp.

Dje për herë të parë Bashën e pamë të nervozuar, të nxirë, të tensionuar dhe që nuk dinte çfarë të thoshte më parë, aq sa të gjithë kritikët e tij dhe të gjithë militanëtët që e quanin tradhtar që kishte bërë një marrëveshje pa marrë asnjë vendim kryesia, pa u konsultuar me asnjë strukturë të partisë, por ashtu sic kishte djegur mandatet i vetëm ishte kthyer në krahët e Edi Ramës, ai i kishte shpallur të gjithë armiq, të gjithë militantët të gjithë kritikët, të gjithë ata që i kishin thënë se i kishte shitur sërish, që i kishte hedhur tej dhe vetë kishte shkuar dhe ishte hedhur në prehrin e Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Basha: Akuzat qesharake, PD s’ka lidhje me rusët

I ndodhur përballë këtij fakti dhe një cunami të vërtetë akuzash nga strukturat e bazës së Partisë Demokratike, nga drejtues të lartë të saj, përfshi këtu edhe heshtjen e Sali Berishës, Lulzim Basha dje u shfaq nervoz, ndërsa sot e drodhi sërish, pasi e pa se nuk do të shpëtonte lehtësisht këtë herë nga tradhtia e tij, nga krimi i tij politik, Basha sot e drodhi doli publikisht dhe tha se zgjedhje me Edi Ramën nuk ka dhe se Damian Gjiknuri do të jetë në burg ashtu sikundër tha dhe dje.
Por, Damiani do të shkonte në burg ditën kur të vinte PD në pushtet, kështu tha dje, ndërsa sot tha se Edi Rama nuk duhet të jetë kryeministër dhe zgjedhjet do t’i kemi pa Ramën kryeministër.

Në fakt ai ka pranuar, marrëveshjen e ka bërë dhe na tha se do të kishim edhe zgjedhje të parakohshme, pra Luli nuk po bën gjë tjetër thjesht po e dredh. Luli është tek varianti “dridhe Like nga halli” , s’ ka ç’ të bëjë, s’ka çfarë të thotë tjetër po përpiqet të mashtrojë demokratët, asgjë më shumë sesa kaq. Në fakt nga ana tjetër kemi dhe reagimin e qetë të qeverisë por Luli nuk bën gje tjetër thjesht dhe vetëm gënjen dhe mashtron duke deklaruar se do ta futë Damianin në burg dhe do të kemi zgjedhje pa Edi Ramën. Gjithësesi në finale ai që humb është vetëm Lulzim Basha dhe gënjeshtrat e tij, nervozizmi i tij tregon gjithçka.

Ai tashmë ka marrë fund më keq sesa kryeministri i vendit që është dhe aleati dhe shpëtimtari i ti. Të dy në shtrat shkojnë mjaft mirë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Venecia “zbarkon” në zyrën e Metës/ Zbardhet takimi

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim delegacionin e Komisionit të Venecias, të cilët i njohu me të gjitha argumentat e tij ligjorë dhe kushtetutes për rikthimin në Kuvend të së ashtuquajturës paketë “anti-shpifje”.

Presidenti Meta theksoi se “liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik.

Pavarësia e pushtetit të medias është thelbi i funksionimit dhe mbarëvajtjes së shtetit të së drejtës. Nëse cenohet liria e shprehjes dhe e shtypit, dhe media vendoset nën kontroll politik, atëherë është cenuar dhe rendi i lirë dhe kushtetues, me pasoja direkte dhe shumë të rënda për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, – u shpreh ndër të tjera Kreu i Shtetit.

LEXO EDHE:  Basha: Akuzat qesharake, PD s’ka lidhje me rusët

LEXO EDHE:  Basha: Akuzat qesharake, PD s’ka lidhje me rusët

Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi se “çdo nisëm ligjore që cenon të drejtën e fjalës së lirë, nuk është gjë tjetër vetëm një shkelje e hapur e gjithë parimeve kushtetuese demokratike. Hyrja në fuqi e ndryshimeve ligjore të miratuara nga qeveria do të përkeqësonte besueshmërinë e Shqipërisë, si një vend demokratik dhe i shtetit të së drejtës, si dhe të cenonte drejtpërdrejt procesin e integrimit të shpejtë të vendit në Europën e Bashkuar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Minishengen Ballkanik apo Makroshengen Shqiptar? Përplasja mes Ramës e Kurtit

Publikuar

-

Nga

Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministrat Rama e Kurti i janë përgjigjur interesit të medias lidhur me minishengenin Ballkanik.
“Ky ishte takimi ynë i parë ka edhe shumë tema që do t’i trajtojmë në të ardhmen, kjo ishte një temë që e trajtuam shkurtimisht meqënëse takimi ynë ishte më parë për makro-shengenin shqiptar, sepse për mini-shengenin ballkani”, tha Kurti.

Nga ana tjetër Rama u shpreh: Është e vërtetë që në këtë pikë kemi një diskutim për të çuar para, por unë besoj se nuk ka makro shengen shqiptar, pa mini-shengen ballkanik. Makro-shengeni shqiptar është i lidhur me shengenin rajonal, se nëse ne jemi konsistent në vazhdën e procesit të Berlinit dhe nëse jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, dhe do të bëjmë çmos të jemi, në hapet rruga që është e mbyllur prej të gjitha viteve, për të pasur një hapësirë të përbashkët mes dy shteteve. Lëvizje të lirë mes nesh, lëvizje të lirë të mallrave dhe njerëzve. Çka deri dje ishte e paimagjinueshme për shkak të rezistencës jo vetëm të Serbisë por edhe vendeve të tjera. Sot është në dorën tonë, se këtë rezistencë e kam thyer, na takon ne të bëjmë më të mirën dhe të mos humbasim kohë. As Serbia askush tjetër nuk na thotë që po bëjmë Shqipërinë e madhe nëse heqim kufirin. Të fillojmë nga puna me të gjitha agjencitë që garantojnë aspektet e sigurisë sipas modelit të Shengenit dhe gjitha agjencitë e tjera që duhet të çlirojnë tregtinë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama në konferencë me Albin Kurtin/ Ja ku do bëhet mbledhja e dy qeverive

Publikuar

-

Nga

Pas takimit kokë më kokë në Pallatin e Brigadave, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai shqiptar Edi Rama kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë fjalës së tij Kurti theksoi se Kosova dhe Shqipëria janë prioritete të njëra-tjetrës, ndërsa shprehu vendosmërinë për bashkëpunim mes dy vendeve në aspektin ekonomik, por edhe atë të arsimit.

“Kosova dhe Shqipëria janë prioritet të njëra-tjetrës.

Duma që ta shtojmë bashkëpunimin, duke e zgjeruar atë në aspektin ekonomik dhe atë të arsimit. Këto janë fusha ku i kemi prokupimet e njejta.”

LEXO EDHE:  Basha mbledh ministrat teknikë të qeverisë Rama në selinë e PD

LEXO EDHE:  Khamenei: S'ka marrëveshje pa largim të sanksioneve

Ndërkaq, kryeministri Rama lajmëroi mbledhjen e radhës së dy qeverive e cila do të mbahet në Shkodër.

Kemi pasur komunikim ta hapur, intensiv se ku jemi dhe ku duam ti çojmë marrëdhëniet tona duke synuar një shpejtësi të re në të gjitha fushat dhe duke gjetur gatishmëri të plotë reciprokisht. Kemi rënë dakord për përgatitjen e mbledhjeve të dy qeverive që do të mbahet në Shkodër sepse e fundit ishte në Pejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE