Connect with Us

Lubonja nuk ia përton opozitës/ “Po bën fasadë, nuk ngjall besim te populli”

Politikë

Lubonja nuk ia përton opozitës/ “Po bën fasadë, nuk ngjall besim te populli”

Publikuar

-

Analisti, Fatos Lubonja, tha se me uljen në tryezën e Reformës Zgjedhore, opozita po bën fasadë ngaqë nuk e ka ndryshuar dot sistemin.

Analisti pretendon se me këtë veprim, opozita është dorëzuar ndaj sistemit zgjedhor aktual.

“Kjo opozitë tha do ta rrëzojmë sepse Rama është ilegjitim, kurse tani na doli Reforma Zgjedhore që u rrëzuaka me rrugë institucionale. Bylykbashi tha se kriza po thellohet, atëherë pse duhet të flasim për negociata, sa kohë nuk i meritojmë? Ngaqë nuk e kanë ndryshuar dot sistemin këta bëjnë fasadë. Këta kanë frikë nga perëndimi. Ata nuk janë në favor të shqiptarëve”, u shpreh Lubonja në emisionin “Real story”, të mbrëmjes së sotme.

Lubonja theksoi, gjithashtu, se opozita duhet të forconte lidhjet me popullin dhe duhet t’i mbushte mendjen ndërkombëtarëve që nuk ka nevojë të ulet në tryezë me mazhorancën.

LEXO EDHE:  Politika ‘luftë bandash’, kush të kapë më parë Prokurorinë

“Opozita duhet të forconte lidhjet me popullin që duhet të bëjë protestat, që nuk i doli dot, se njëra nga arsyeja se opozita ndërpreu protestat ishte ishte se nuk ngjali dot besimin dhe tjetra se ndërkombëtarët i vunë fre. Opozita duhet të transformonte vetveten dhe e dyta t’i thoshte ndërkombëtarëve ne jemi në krizë, ne nuk duam të bëjmë një Reformë Zgedhjeore sa për sy e faqe dhe t’ju thoshte se nuk kemi nevojë për negociata gjeopolitike, por ne kërkojmë që ju të ndërgjegjësoheni edhe më tepër”, tha Lubonja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjyqtarja e sëmurë/ Shtyhet gjyqi për Agim Kajmakun

Publikuar

-

Nga

Shtyehet seanca gjyqsore për ish kyebashkiakun e Vorës, Agim kajmaku.

Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës ëhstë bërë gjendja shëndetësore e gjyqtares, Vjollca Spahiu.

Seanca për Kajmakun do të zhvillohet më 18 shkurt ku do të vendoset nëse do kalojë për gjykim ose jo dosja e tij.

Kujtojmë se Kajmaku prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

LEXO EDHE:  Dy arsyet pse Visho Ajazi nuk duhej të dorëhiqej

LEXO EDHE:  Lubonja sulmon politikën: Nuk na duhen klasa që nuk respektojnë statutet

Më herët prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa “arrest me burg” për Kajmakun pasi akuzohet për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e re e SHBA në vendin tonë,Yuri Kim, zhvillon sot një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas mbërritjes në Shqipëri ku nisi misionin diplomatik në krye të ambasadës së SHBA-së, Kim ka pasur ditë intensive me takime me figura të poltikës, apo dhe me drejtuesit me të lartë të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Dje ambasadorja pati një takim me Ministren e Arsimit Besa Shahini së cilës i dhuroi një glob të gdhendur me logon e programit Fulbright, në nder të marrëveshjes që u nënshkrua midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në shtator të 2019-ës, e cila do tu japë më shumë studentëve shqiptarë mundësinë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara me bursën Fulbright.

Ndërkaq, në  orën 15:00, pritet të ketë një tjetër takim me kryetaren e grupit demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I shpallur në kërkim/ Gjykata zhvillon sot seancën për ish kryebashkiakun Kajmaku

Publikuar

-

Nga

Gjykata Penale e Tiranës pritet të zhvillojë sot një seacë paraprake për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, i cili është shpallur në kërkim.

Mësohet se Gjykata do të vendos nëse Kajmaku do të kalojë për gjykim, apo nëse çështja do të kthehet për hetime të mëtejshme.

Kujtojmë se kajmaku prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

LEXO EDHE:  Politika ‘luftë bandash’, kush të kapë më parë Prokurorinë

LEXO EDHE:  Fatos Lubonja: Basha s’ka shans, deri tani ka punuar për oligarkët

Më herët prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa “arrest me burg” për Kajmakun pasi akuzohet për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE