Connect with Us

Lorenc Vangeli e thotë troç/ “Kam shkruar 14 fjalime në një seancë parlamentare, 100 euro faqja”

Politikë

Lorenc Vangeli e thotë troç/ “Kam shkruar 14 fjalime në një seancë parlamentare, 100 euro faqja”

Publikuar

-

Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë shumë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ishte duke folur për marrëveshjen mazhorancë-opozitë për Reformën Zgjedhore.

Teksa u pyet nga moderatori, Blendi Fevziu, Vangjeli tha se ka shkruar 14 fjalime deputetësh në një seancë parlamentare.

“Kam shkruar 14 fjalime në një seancë. 14 fjalime po ishin edhe PD edhe PS”, deklaroi ai, ndërsa shtoi se këtë e ka bërë për shkak të miqësisë dhe për t’u tallur.

LEXO EDHE:  Nga Lorenc VANGJELI/Deri ditën e qametit, shiu si mallkim e zjarri si bekim

“Ishin dy gjëra që më detyruan mua ta bëja një gjë të tillë, ishin miq të kisha dëshirë t’i ndihmoja dhe dëshira për t’u tallur. Në atë parlament doktori deklaron në atë seancë “ai që u bën fjalime ditën dhe ju tall klubeve natën”. Që atë herë refuzova dhe fillova të distancohem se e mori vesh Doktori. Doktori thotë që një faqe bën 100 euro, tregoi analisti Vangjeli në emisionin “Opinion”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e re e SHBA në vendin tonë,Yuri Kim, zhvillon sot një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas mbërritjes në Shqipëri ku nisi misionin diplomatik në krye të ambasadës së SHBA-së, Kim ka pasur ditë intensive me takime me figura të poltikës, apo dhe me drejtuesit me të lartë të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Dje ambasadorja pati një takim me Ministren e Arsimit Besa Shahini së cilës i dhuroi një glob të gdhendur me logon e programit Fulbright, në nder të marrëveshjes që u nënshkrua midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në shtator të 2019-ës, e cila do tu japë më shumë studentëve shqiptarë mundësinë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara me bursën Fulbright.

Ndërkaq, në  orën 15:00, pritet të ketë një tjetër takim me kryetaren e grupit demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I shpallur në kërkim/ Gjykata zhvillon sot seancën për ish kryebashkiakun Kajmaku

Publikuar

-

Nga

Gjykata Penale e Tiranës pritet të zhvillojë sot një seacë paraprake për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, i cili është shpallur në kërkim.

Mësohet se Gjykata do të vendos nëse Kajmaku do të kalojë për gjykim, apo nëse çështja do të kthehet për hetime të mëtejshme.

Kujtojmë se kajmaku prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

LEXO EDHE:  Nga Lorenc Vangjeli/ Neritani dhe mallkimi për politikën, si leshi në shtëpinë e berberit

LEXO EDHE:  Nga Lorenc VANGJELI/Deri ditën e qametit, shiu si mallkim e zjarri si bekim

Më herët prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa “arrest me burg” për Kajmakun pasi akuzohet për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mediu kërkon zgjerimin e koalicionit opozitar/ Ka vetëm dy rrugë

Publikuar

-

Nga

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka folur lidhur me tezën e hedhur së fundmi për formimin e federatës së djathtë. Ai deklaroi se opozita duhet të bëj gjithçka që është në funksion të marrjes së çdo vote të elektoratit të djathtë.

Sipas Mediut, formula e propozuar nga aleatët e Lulzim Bashës do i shërbejë edhe vetë Partisë Demokratike, duke shtuar se nëse një propozim i tillë nuk merret parasysh partitë e vogla në koalicion do të duhet të shkrihen pasi nuk mund të ekzistojnë vetëm si shtojca dhe në funksion të partive të mëdha.

“Brenda koalicionit opozitar drejtuese është PD. Ajo që kërkojmë ne është të formësohet një grup koalicion brenda koalicionit që të jemi në sinergji me njëri-tjetrin. Ky nuk është konflikt por është marrëdhënie. Është një formacion që maksimalizon votën dhe për t’u formuar ky kolacion kërkohet ndërhyrje në Kodin Zgjedhor. Pra kemi kërkuar një federatë të djahtë”, tha Mediu në studion e Abc News.

Mediu theksoi se PD ka patur qendrim pozitiv.

LEXO EDHE:  Vangjeli- Salianjit: Bastin e ke me gjykatën, ose je mashtrues ose budalla që ta hodhën “Babalet”

LEXO EDHE:  Nga Lorenc Vangjeli/ Krim me koncesion ­

“PD nuk do të marrë atë që nuk është e saj. PD ka qenë “fair” ka dhënë dhe ka marrë me të tjerët. Dy rrugë ka, ose do të shkrihen partitë e vogla ose do të përfaqësohen në elektorat”, tha mes të tjerash Mediu.

LEXO TE PLOTE