Connect with Us

Lirimi i “të fortëve”/ Gjonaj “ngre në këmbë” Prokurorinë, SPAK-un, ONM-në, KPK-në dhe KLGJ-në

Kronika

Lirimi i “të fortëve”/ Gjonaj “ngre në këmbë” Prokurorinë, SPAK-un, ONM-në, KPK-në dhe KLGJ-në

Publikuar

-

Lirimi i disa prej të dënuarve nga burgu për krime të rënda, duket se ka alarmuar të gjitha institucionet e drejtësisë.

Raportohet se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar të reagojë menjëherë Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Burime  për gazetën Tema, bëjnë me dije se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është angazhuar personalisht dhe është duke vepruar për këto raste, më konkretisht për atë të anëtarin e Bandës së Durrësit Indrit Doklen, i cili u lirua nga Gjykata e Krujës, ndonëse ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Nëpërmjet një letre, Gjonaj i ka kërkuar institucioneve të lartpërmendura të hetojnë dhe shkarkojën menjëherë gjyqtaren Enkelejda Hoxha, që liroi me kusht Doklen.

LEXO EDHE:  Ministrja e Ramës kërkoi “kokën” e tij/ Gjyqtari merr mbi 29 mijë euro dhuratë

Burimet thonë se në bazë të të dhënave është konkluduar se ky ka qenë një vendim arbitrar, i sinjalizuar nga Ministria e Drejtësisë muaj më parë, ku institucionet përgjegjëse kanë refuzuar të marrin masa duke shkaktuar këto pasoja.

Raportohet se gjyqtarja është vënë nën monitorim nga Gjonaj që në muajin dhjetor të 2019-ës, por KLGJ ende nuk ka marrë asnjë masë kundrejt saj, duke e detyruar Gjonajn t’i dërgojë sërish një letër këtij institucioni në 15 janar të 2020-ës. Ndërkohë gjyqtarja Enkelejda Hoxha ende nuk ka dalë para vetingut./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të dënuar përjetë për vrasje/ Publikohen fotot dhe të dhënat e 3 të shumëkërkuarve

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka publikuar fotot dhe të dhënat e 3 personave të rrezikshëm të shpallur në kërkim.

I dënuari me burg përjetë Barjam Boci. Në datën 24 qershor 2015, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, gjatë një operacioni policor është vrarë me armë zjarri punonjësi i Policisë së Shtetit I. B., si dhe janë plagosur punonjësit J. I. dhe P. H. Shtetasi Barjam Boci ka qenë pjesë e grupit që ka qëlluar në drejtim të Policisë. Barjam Boci është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje në rrethana cilësuese” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

I dënuari me burg përjetë Alban Baftjari. Në datën 7 mars 2001, në fshatin Shetel, Shijak, Durrës, shtetasi Alban Baftjari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shkuar në orët e vona të mbrëmjes, në banesën e shtetasit Xh. B., për të vjedhur dhe ka plagosur rëndë shtetaset Sh. B., S. B. dhe shtetasin Xh. B., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Alban Baftjari është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEXO EDHE:  “SPAK fillon punën 1 vit pas ngritjes së KLGJ dhe KLP”/ Reagon ministrja Gjonaj

LEXO EDHE:  Asetet e krimit/ Kreu i antimafies italiane do vizitojë Shqipërinë

I dënuari me burg përjetë Jashar Begani (Begami).
Në datën 21 korrik 1997, në zonën e stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, shtetasi Jashar Begani (Begami) ka vrarë shtetaset A. L. (B.) dhe Z. K. Jashar Begani (Begami) është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërcënuan 47 vjeçarin që të mos dëshmonte në gjyq/ Arrestohet 1 person, 3 të tjerë në kërkim

Publikuar

-

Nga

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec kanë arrestuar një person dhe kanë shpallur në kërkim tre të tjerë.

Në pranga është vënë shtetasi Xh. T., 40 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve I. B., 52 vjeç, F. B., 19 vjeç, M. B., 34 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr.3, përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, dyshohet se kanë kanosur shtetasin J. M., 47 vjeç, banues në fshatin Buçimas, me qëllimin që ky i fundit të mos dëshmonte në seancën gjyqësore zhvilluar për familjarin e tyre shtetasin M. T., 33 vjeç (i ndaluar si autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datën 31.07.2019, ku në lagjen nr. 1, Pogradec, u dogj mjeti tip “BMË X6” në pronësi të 47-vjeçarit J. M).

Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit me shërbim në Gjykatë dhe punonjësit e shërbimit të I.E.V.P-Drenovë, gjatë kryerjes së detyrës.

LEXO EDHE:  “SPAK fillon punën 1 vit pas ngritjes së KLGJ dhe KLP”/ Reagon ministrja Gjonaj

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Fatos Lulos/ Ministrja Gjonaj tregon kush e ka radhën

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja në zonën e plazhit/ Policia zbardh ngjarjen

Publikuar

-

Nga

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 13, Durrës, ku mbeti i plagosur me armë 42-vjecari R. T.

Shërbimet e Policisë Durrës, menjëherë pas ngjarjes se ndodhur në lagjen nr. 13, Plazh, ku një person i maskuar dhe me armë zjarri pistoletë, në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit R. T., plagosi në këmbë me armë zjarri të zotin e banesës dhe u largua me shpejtësi, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, si dhe u ngritën pika kontrolli të shumta dhe u zhvilluan kontrolle në banesa e objekte të ndryshme.

Falë veprimeve të shpejta nga grupi hetimor u bë e mundur që brenda pak orëve të zbardhej ngjarja dhe të identifikohej autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.
Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Th., 27 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës dhe vijon puna për kapjen e tij.

LEXO EDHE:  Ekstradimi i Nezar Seitajt/ Gjonaj: Nuk e dinim që ishte i proceduar në Shqipëri

LEXO EDHE:  "SPAK fillon punën 1 vit pas ngritjes së KLGJ dhe KLP”/ Reagon ministrja Gjonaj

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE