Connect with Us

Konflikti për pronën/ Nëna tregon se si deshi ta helmojë i biri

Sociale

Konflikti për pronën/ Nëna tregon se si deshi ta helmojë i biri

Publikuar

-

“Përse i ke paguar dritat dhe ujin, burri i shtëpisë jam unë dhe jo ti”/ Sherr në familje, dhunohet barbarisht gruaja 

Një e moshuar, së cilës i është kthyer i biri në shtëpi sipas një vendimi të Gjykatës së Tiranës ndihet e frikësuar për jetën dhe për këtë shkak ajo e ka ridenoncuar djalin për dhunë. H. V ( të dhënat e gruas gazeta “Si” i disponon, por nuk po i publikon për të ruajtur identitetin e saj) e moshës 76 vjeç është riparaqitur në polici menjëherë sapo të birit i ka përfunduar arresti me afat 20 ditë burg. Konkretisht, nga dokumentet që gazeta “Si” disponon thuhet se më 24 dhjetor  2019, i riu Xh. V u la me arrest me afat 20 ditë, vendim numër 2804, pas dhunës që ai kishte ushtruar në familje. Por, 76-vjeçarja ka shtuar detaje që tregojnë se veç tentativës që kishte bërë i biri për ta goditur me levë, ai në një rast ka tentuar edhe ta helmojë. Në këtë rrethanë pritet që prokuroria të ndryshojë qëndrim dhe të kërkojë një masë më të fortë.

Dëshmia e të moshuarës: Në mëngjes, ora 9.30 erdhi në banesë djali im, i cili prej 1990-s jeton në Gjermani. Ai pa na pyetur filloi të nxjerrë sendet nga banesa, i thashë çfarë po bën, ai shkëputi nga toka një levë hekuri dhe gjuajti ndaj djalit tjetër. I thashë “shko në gjykatë, fito pronësinë e shtëpisë”. Djali më shtyu dhe më rrëzoi përtokë. Pikërisht, ky është momenti kur erdhi policia sepse kur ai mori levën, unë njoftova policinë. Në momentin kur erdhën policët, ai deshi të ikë. Kërkoj edhe urdhër mbrojtjeje për vete dhe për djalin tjetër. Ka dhjetë vjet që ai ushtron dhunë ndaj meje, sa herë vjen nga Gjermania. Ka ushtruar dhunë, më kapi siç isha, më hodhi përtokë. Sa herë vinte, unë dhunohesha prej tij. Këtë radhë unë nuk e durova dot më, pasi është shumë e rëndë që djali të rrahë nënën e tij. Im bir këtë radhë u konfliktua edhe me djalin tjetër, të cilin edhe atë deshi ta qëllojë me levë në kokë.

LEXO EDHE:  Nga miliona euro deri tek prona të paluajtshme, SPAK u konfiskon pasurinë të arrestuarve për ‘Toyota Yaris’

Sipas dosjes që gazeta “Si” disponon, e moshuara ka treguar edhe një rast tjetër, duke këmbëngulur se nuk e kishte denoncuar më parë, me shpresën se “kam menduar si nënë dhe shpresoja të ndryshonte”.

E moshuara: Ai jo vetëm që nuk po qetësohej, por e shtoi akoma më shumë dhunën ndaj meje dhe djalit tjetër. Konflikti mes nesh ka si bazë pronën. Ai kërkon letrat e të gjithë pronave që unë disponoj, ndërkohë që i kam thënë që “jo, kjo çështje do zgjidhet në gjykatë dhe jo me forcë siç e kërkon ti”. Dua të theksoj se para ca vitesh im bir më helmoi me kafe në shtëpinë time. Ai rreth mëngjesit më bëri kafe dhe ma solli. Sapo e piva kafen, ndjeva një idhtësi dhe nuk e piva më tej. Ai më thoshte “pije, pije”, më pas më filluan dhimbjet e barkut. Menjëherë më mori djali tjetër dhe më dërgoi në spital, atje mjekët më bënë serum. Nuk i tregova askujt se çfarë më kishte ndodhur. Çdo vit të ri që im bir vjen në shtëpi, ai më dhunonte. Unë nuk e fal më, pasi jam shumë e mërzitur, e trembur dhe e lënduar nga im bir. Është shumë i rrezikshëm po të vijë në shtëpi.

Prokuroria thotë për gazetën “Si” se do ndryshojë qëndrim dhe do ashpërsojë sërish qëndrim me gjithë masën lehtësuese që ka shpallur gjykata e kryeqytetit në datën 24 dhjetor, duke iu referuar disa veprimeve të tjera hetimore që i kanë shtuar dyshimet për rrezikshmërinë e të riut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Ditën e premte dhe të shtunë vendi do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, moti do të nisë i kthjellët e zhvillim të vranësirave në orët e mesditës që do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal, kryesisht  përgjatë relieveve malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s,  e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Ndërprerje energjie në disa qytete të vendit/ OSHEE publikon zonat zonat dhe oraret për tre ditët në vijim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nësërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-16:00 dhe 09: 15:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 18 qershor

Në vijim të punimeve për investimin për rikonstruksionin e kabinave, në datën 18 qershor do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Para ekzekutimit Klodian Rasha debatoi 10 minuta me efektivin/ Zbardhen dëshmi të reja
LEXO EDHE:  Nga miliona euro deri tek prona të paluajtshme, SPAK u konfiskon pasurinë të arrestuarve për ‘Toyota Yaris’

09:00-16:00

Rruga “Muhamet Deliu”

09:00- 15:00

Pjesërisht një pjesë e rrugës “Bardhyl”,  rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Odhise Paskali”, një pjesë e zonës së Ndroqit, Picallë, Gërdec, Valiasi i Ri

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Gripi i shpendëve u soll nga shtegtarët”/ Si do ndihmohen fermerët e prekur

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Bujqësisë Milva Ikonomi ka treguar hapat që po ndjek institucioni që ajo drejton, për mbajtur nën kontroll vatrat e gripit të shpendëve që janë identifikuar në vendin tonë.

Në një bisedë me Juli Xhokaxhi në ABC, ministrja tha se ndiqet në mënyrë sistematike informacioni që vjen nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve.

Gjithashtu ajo theksoi se sëmundja ndodhet në shpendët e oborreve, por jo aty ku prodhohen vezët apo rriten shpendët për mish.

Sipas Ikonomit, në vendin tonë gripi ka ardhur përmes shpendëve të egër shtegtarë që erdhën në vendin tonë me ngrohjen e temperaturave.

“Nëpër stabilimente ka një protokoll mbarështimi që ndiqet në bazë të rekomandimeve të BE. Kur ka shenja, duhet të informohen fermerët…Për secilën zonë është vënë në shërbim veterineri i urgjencës. Merret gjak nga një shpend i sëmurë dhe sillet tek Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.”

Ky është protokolli që ndiqet në rast se shpendët shfaqin shenja. Ministrja tregoi se shtama e gripit e identifikuar në këtë rast është H5N8, dhe hapat që ndiqen në fermën ku ka shpendë të infektuar janë këto: “Izolohet ferma. Si shpendët e gjallë si ata që kanë ngordhur asgjësohen të gjithë. Më pas shpendët futen në qese që zeza, groposen, dezinfektohen me gëlqere dhe mbulohen me një rrjetë.”

LEXO EDHE:  Probleme me pasurinë/ KPA “i pret kokën” kryetarit të Gjykatës së Fierit

LEXO EDHE:  Një orë dëshmi në Prokurori për CEZ/ Flet ish-ministri i Berishës

Por si do t’u vijë në ndihmë Ministria fermerëve që po humbasin shpendët si pasojë e gripit?

Ministrja Ikonimi thotë se mbahet një procesverbal ngordhjeje dhe më pas të prekurit do të dëmshpërblehen pas përfundimit të pandemisë. Sa i përket mishit apo shpendëve të gjalla që eksportohet nga jashtë, Ikonomi bën të ditur se masat e kontrollit janë shtuar.

“Kemi një listë të tregtarëve të shpendëve, numri që ka në QKB na rrit dy masa sigurie, kemi në çdo pikë kufitare prezencën e AKU-së që ka për detyrë të kontrollojë certifikatën veterinare.”

Ministrja sqaroi se rreziku më i madh vjen nga kontakti me një shpend të gjallë të infektuar sesa nga nënproduktet e tyre.

“Nuk na bëjnë dëm nënproduktet. Në temperaturën 72 gradë Celsius virusi zhduket.” 

LEXO TE PLOTE