Connect with Us

“Ju futët në prehër Ramës”/ Gjuzi debaton ashpër me gazetarin: Dashnore e Ramës është Basha

Politikë

“Ju futët në prehër Ramës”/ Gjuzi debaton ashpër me gazetarin: Dashnore e Ramës është Basha

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi dhe gazetari Bledian Koka kanë debatuar ashpër, teksa po diskutonin për rikthimin e opozitës joparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Koka akuzoi Gjuzin dhe kolegët opozitarë në parlament si dashnorë të kryeministrit Edi Rama, ndërsa kreu i Konservatores tha se dashnore e kryeministrit është Lulzim Basha.

Gjuzi nuk e mbylli me kaq, por deklaroi se Basha ka detyruar deputeten Rudina Hajdari të ulet me ta në një tryezë.

Kujtim Gjuzi: Opozita jashtë parlamentare ka dy ditë që rri me krimin e Damian Gjiknurit që ka thënë vetë, që ka vjedhur.

Bledian Koka: Ndërkohë opozita parlamentare, pjesë e të cilës jeni ju ka disa muaj që janë partnerë dhe bashkëvotues me zotin Gjiknuri.

Kujtim Gjuzi: Edi Rama ka ndaluar dosjen e aferës në Londër. Pse nuk është dhënë llogari për 4 të vrarët në Bulevard, pse është vonuar reforma në drejtësi. Opozita e vërtetë me çadrën e lirisë detyroi Ramën…

LEXO EDHE:  “Rama më kopjon mua”/ Gjuzi: Është futur profesori i modelingut në Kuvend

Bledian Koka: Ki durimin ta mbaroj mendimin tim

Kujtim Gjuzi: Nuk ka shans të dashurohet me Edi Ramën, që për 6 vite e gjysmë ka larguar nga Shqipëria 330 mijë qytetarë

Bledian Koka: Dashnoret e Edi Ramës janë ata që i shkuan dhe ju futën në prehër pasi opozita e vërtetë doli në rrugë. Janë ata që janë në parlament sot. Ju jeni dashnoret e Edi Ramës.

Kujtim Gjuzi: Dashnore e Edi Ramës është Lulzim Basha që ka ulur sot me krimin e organizuar njerëz dhe ka detyruar vajzën e Azem Hajdarit me të./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjyqtarja e sëmurë/ Shtyhet gjyqi për Agim Kajmakun

Publikuar

-

Nga

Shtyehet seanca gjyqsore për ish kyebashkiakun e Vorës, Agim kajmaku.

Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës ëhstë bërë gjendja shëndetësore e gjyqtares, Vjollca Spahiu.

Seanca për Kajmakun do të zhvillohet më 18 shkurt ku do të vendoset nëse do kalojë për gjykim ose jo dosja e tij.

Kujtojmë se Kajmaku prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

LEXO EDHE:  Gazetari sulmon Ramën/A pyete për Haradinajn, apo kujt i plasi tr***!

LEXO EDHE:  Deklarata "bombë" e deputetit/ “Basha menaxher në strip clubet e Holandës”

Më herët prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa “arrest me burg” për Kajmakun pasi akuzohet për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e re e SHBA në vendin tonë,Yuri Kim, zhvillon sot një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas mbërritjes në Shqipëri ku nisi misionin diplomatik në krye të ambasadës së SHBA-së, Kim ka pasur ditë intensive me takime me figura të poltikës, apo dhe me drejtuesit me të lartë të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Dje ambasadorja pati një takim me Ministren e Arsimit Besa Shahini së cilës i dhuroi një glob të gdhendur me logon e programit Fulbright, në nder të marrëveshjes që u nënshkrua midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në shtator të 2019-ës, e cila do tu japë më shumë studentëve shqiptarë mundësinë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara me bursën Fulbright.

Ndërkaq, në  orën 15:00, pritet të ketë një tjetër takim me kryetaren e grupit demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I shpallur në kërkim/ Gjykata zhvillon sot seancën për ish kryebashkiakun Kajmaku

Publikuar

-

Nga

Gjykata Penale e Tiranës pritet të zhvillojë sot një seacë paraprake për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, i cili është shpallur në kërkim.

Mësohet se Gjykata do të vendos nëse Kajmaku do të kalojë për gjykim, apo nëse çështja do të kthehet për hetime të mëtejshme.

Kujtojmë se kajmaku prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

LEXO EDHE:  “Rama më kopjon mua”/ Gjuzi: Është futur profesori i modelingut në Kuvend

LEXO EDHE:  Deklarata “bombë” e Deputetit/ Zbulon vendin ku Rama dhe ministrat zhvillojnë prostuticionin

Më herët prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa “arrest me burg” për Kajmakun pasi akuzohet për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE