Connect with Us

Ish-deputetët braktisin Lulzim Bashën

Politikë

Ish-deputetët braktisin Lulzim Bashën

Publikuar

-

Kërcimet e tij, gënjeshtrat dhe dështimet kanë bërë që Lulzim Basha të braktiset edhe nga më besnikët.

Kështu ka ndodhur së fundi në mbledhjen që ka zhvilluar dje Lulzim Basha me kryetarët e degëve dhe ish-deputetët.

Në mbledhje kanë qënë jo më shumë se 15 apo 20 ish-deputetë, nga 42 deputëtë që ka pasur grupi parlamentar i PD-së, i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Grupi më i vogël në historinë e kësaj partie, më i vogël edhe se në vitin 1997, kur demokratët nuk mundën dot të hynin në gjysmën e Shqipërisë.

Një numër i madh deputetësh e kanë braktisur fare. Nga Durrësi, Elbasani, Korça e Shkodra, Vlora, ishin disa deputetë që numëroheshin me gishta. Kanë munguar dhjetarë prej tyre, të cilët mesa duket i janë rikthyer jetës së para zgjedhjes si përfaqësues të PD-së, pasi Luli disa prej tyre i mori nga rruga, disa shkuan dhe me pagesë, por më në fund e kuptuan se nuk ka më asnjë vlerë.

Dhe dje shumica e braktisi dhe Luli ngeli me disa ish-deputetë, që numërohen sa gishtat e dorës.

LEXO EDHE:  Fillimi i vitit të ri akademik / Ligji i Ramës dhe i ndrikull Nikollës, lë pa shkollë mijëra të rinj

Nga qarku i Korçës ishte vetëm Ervin Salianji, nga qarku i Elbasanit vetëm Luçiano Boçi, nga qarku i Durrësit dukej vetëm Oerd Bylykbashi, ndërsa nga Tirana shumica e grupit mungonte, përfshirë këtu edhe Sali Berishën.

Nga Vlora, nuk dihej ku ishte Agron Shehaj, ndërsa nga Fieri ishte vetëm Alibeaj, e kështu me radhë.

Ajo që ka ndodhur duket qartë. Lulzim Bashën po e braktisin të gjithë. Ish-deputetët, kryesisht besnikë të tij, servilë të tij, apo njerëz të zgjedhur me pagesë si deputetë prej tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lobimi i PD në SHBA/ Ja në dorë të kujt është dosja e Bashës

Publikuar

-

Nga

Dosja e Bashës dhe dy zyrtarëve të PD  për lobimin rus, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Fatmira Hajdari.

Shorti ka përzgjedhur Hajdarin si kryesuese e trupit gjykues, ndërsa anëtarë do të jenë, Alaudin Malaj dhe Shpresa Becaj.

Dosja  për lobimin në SHBA u pushua nga shkalla e parë, por Prokuroria ankimoi pushimin e cështjes për tre zyrtarët e PD-së, Bashën Ristanin e Dervishin.

LEXO EDHE:  Letra e shtatë e Ramës/ Vjen reagimi i parë nga PD

LEXO EDHE:  Basha flet me heshtjen e tij/Frikë apo paaftësi?

Kujtojmë se Fatmira Hajdari, është bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë të PD, Azem Hajdari, si edhe nëna e Rudina Hajdarit, deputetja e cila zgjodhi të dalë kundër urdhrit të kryedemokratit për djegien e mandatave dhe pranoi të kryesojë opozitën e re në parlament.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi i Metës me Albin Kurtin/ Zbardhen detaje nga takimi

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim të përzemërt Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Pasi e uroi për marrjen e detyrës së lartë të Kryeministrit dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, të popullit të saj dhe të ardhmes sonë europiane, Presidenti Meta i tha Kryeministrit Kurti se:“Qeveria e tij i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë”.

Kreu i Shtetit vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera e vëllazërore.

“Bashkëpunimi midis dy vendeve konsiderohet strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike. Duhet të konkretizojmë Partneritetin Strategjik me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal”, – tha Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit dhe Kryeministri Kurti diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, proceseve integruese të të dy vendeve në BE, si dhe zhvillimeve në rajon.

Presidenti Meta tha se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

LEXO EDHE:  Pse LSI nuk është “Hirushja” e politikës, por banda me hajdutë ?!

LEXO EDHE:  Pse LSI nuk është “Hirushja” e politikës, por banda me hajdutë ?!

“Në këtë kuadër, – tha Kreu i Shtetit, “janë të mirëpritura dhe përpjekjet e SHBA-ve dhe BE-së, për rifillimin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

“Është e rëndësishme, – vijoi Presidenti Meta, “që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”.
Presidenti Meta shprehu besimin e plotë se institucionet e Kosovës do të vijojnë të përfaqësojnë interesin më të mirë të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Presidenti Meta inkurajoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe partnerët e tjerë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Albin Kurti lë “me gisht në gojë” Erion Veliajn/ Anulon takimin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka anuluar takimin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se takimi është shtyrë për shkak të agjendës së ngjeshur së Kurtit.

Vizita e tij blic në Tiranë kishte parashikuar një takim me Veliajn, ku do merrte Çelësin e Tiranës.

LEXO TE PLOTE