Connect with Us

I panjohuri që mashtroi për 8 muaj Sigurimin e Shtetit

Histori

I panjohuri që mashtroi për 8 muaj Sigurimin e Shtetit

Publikuar

-

Në vitin 1960, Sigurimi i Shtetit ishte afirmuar në qëllimin e vet. Ai kishte pasur sukses të mënjanonte të gjitha përpjekjet nga jashtë për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës dhe, nga ana tjetër, të vendoste nën kontroll absolut popullin e thjeshtë.

Por pikërisht në kohën kur kjo polici sekrete i kishte futur frikën në palcë një populli të tërë, kur askush nuk guxonte të mendonte se mund ti bënte bisht tutelës që ajo kishte vendosur, një i panjohur, duke u hequr si oficer me gradën major, arriti të depërtojë, me një lehtësi të admirueshme, deri në zemër të këtij shërbimi sekret.

Historia thotë se për 8 muaj me radhë ai u trajtua nga kolegët si oficer dhe si major i Sigurimit të Shtetit në Shkodër, dhe sidomos në Durrës, duke përfituar edhe gjithë atributet e konfortin që ofronte ky post i lartë.

Posedoi armë dhe uniformë me grada majori, mori pjesë dhe dha mendime për arrestime të ndryshme, u akomodua dhe ushqye pa paguar asnjë qindarkë në hotelet dhe restorantet më të mira, madje falë postit të ri të punës, realizoi në kohë rekord edhe një fejesë me vajzën që i pëlqente.

Pas zbulimit, ngjarja do të shokonte strukturat më të larta të Sigurimit të Shtetit. Ajo ishte aq e paimagjinueshme saqë nuk arrinin ta besonin as ata që më pas do të hetoheshin dhe gjykoheshin si viktimat e saj.

LEXO EDHE:  Këshilltar apo zagar/ Fahri Balliu me dy ‘profesione’

Policia Politike e Partisë së Komunistëve shqiptarë, syri i mprehtë i saj, ishin vënë në lojë nga një personazh krejt i pakualifikuar. Përsosmëria e organit më të rëndësishëm të sigurisë së diktaturës komuniste ishte vënë në pikëpyetje.

Por kush ishte personazhi që për 8 muaj me radhë, nën një identitet të sajuar, i dha vetes mundësinë të kalonte një pjesëz të jetës ashtu siç mbase e kishte parë vetëm nëpër filma, apo vetëm në ëndërr? Në çfarë rrethanash ja kishte mundësuar vetes këtë aventurë?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

loading...

Histori

“Dy policët e Spaçit na torturuan barbarisht mua dhe shokun e burgut”/ Letra nga Chicago e të arratisurit

Publikuar

-

Nga

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Kaso Hoxhës me origjinë nga fshati Markat i Sarandës ku dhe kaloi fëmijërinë e tij, i cili u arrestua nga Sigurimi i Shtetit në vitin 1974 për shkak se i gjetën në shtëpi disa poezi me përmbajtje armiqësore kundër regjimit komunist dhe u dënua me 10 vite burg, që i vuajti të gjitha në kampin famëkeq të Spaçit, dhe pasi doli në vitin 1985-së, mundi të arratisej në Greqi ku dhe fitoi azilin politik për në SHBA, ku jeton dhe aktualisht në shtetin e Chicago.

Ç’farë thuhet në letër-këmbimin e Kaso Hoxhës me zonjën Melanie Anderson, sekretare e Amnesty International për degën e Londrës, në korrespodencën e tyre të gjatë në vitin 1985-së, ku ajo organizatë i kërkonte të dhëna lidhur me të burgosurit e Spaçit dhe në mënyrë të veçantë për Dilaver Hasën me origjinë nga fshatrat e Peshkopisë, i cili ishte arratisur nga Shqipëria dhe pasi kishte qëndruar për disa kohë si azilant politik në Stockholm, kishte pranuar të kthehej në Shqipëri, ku dhe u arrestua e u dënua me 20 vite burg.

Si e përshkruan Kaso Hoxha në ditarin e tij që kishte mundur ta nxirrte nga burgu në fshehtësi të plotë dhe ia dërgoi Amnesty International, historinë e dhimbëshme të bashkëvuajtësit të tij, Dilaver Hasa, që vetë Dilaveri ia tregoi kur ata të dy vuanin dënimin në qelinë nr. 4 të Spaçit, ku i kishin futur për dënim pasi i kishin torturuar dy policët…?!

Letra e amigrantit politik, Kaso Hoxha, në 1985-ën nga Chicago për Melanie Anderson, sekretare e Amnesty International për degën e Londrës

Letër drejtuar Amnesty International

Sekretares zonjës Melanie Anderson

Për jetën e Dilaver Hasës, me origjinë Dibran

Dilaver Hasa, shoku i Qelisë nr. 4

Ka diçka jo të zakontë se si u njoha me këtë njeri në errësirat e përjetëshme të galerive në Minierën e Bakrit Spaç. Kishte kohë që kishte ardhur në Burgun 303 në Spaç, punonte në zonën e III-të, në këtë zonë që punoja dhe unë, por që isha tjetër turn. Sepse këtu punohej me tre turne pa pushim, duke i ndërruar turnet çdo javë, turni i parë kthehej i III-të, i II-ti kthehej i I-rë dhe i III-ti kthehej i II-të. Unë isha turni i parë kur u njoha me Dilaverin dhe Dilaveri ishte turni i III-të. Ai e linte punën në orën 6 e 30 të mëngjezit dhe unë në këtë orë kthehesha në galeri për të filluar.

Ishte ditë maji e vitit 1979, pranvera kishte kohë që kishte ardhur mbi tokë, por ne ishim të dënuar, as të mos shihnim gjelbërimin, as të mos ngroheshim në rrezet e diellit dhe as të mos thithnim ajrin e pastër të atmosferës, se ishim të dënuar të gjithë me vdekje, tortura e urisë dhe puna e rëndë na e merrnin shpirtin pak dhe nga pak.

Ne që ishim turni i parë po hynim në galeri, kurse turni i tretë që sapo kishte mbaruar punë, priste në rresht që polici t’i fuste në kamp. Me sa dukej nga të bërtiturat e të sharat e polic Ndue Dedës, një i burgosur akoma nuk e kishte mbaruar normën që i ishte caktuar.

Po ecja në errësirën e zezë të galerisë për të vajtur në vëndin e punës që ishte 2000 metra thellë, kur në një kryqëzim më del përpara Dilaveri. Këtij i ishte rrëzuar vagoni nga pjatina ku do të kthehej. Mundohej që ta kthente me një levë, por ishte e kotë se ai peshonte 1 ton. I lodhur i raskapitur nga puna dhe pagjumësia, nga uria dhe nga torturat, ai shante dhe mallkonte veten e tij. Fytyra e tij ishte e nxirë nga pluhuri i zi i bakrit, djersët i kullonin rrëke nga fytyra, sepse vete miniera me temperaturën e saj të lartë shkakton djersë, pa punuar, e jo më të punosh në kushte kaq të rënda të kësaj miniere primitive.

Kur e pashë në atë gjëndje aq të lodhur dhe të mjeruar këtë njeri, që ishte i panjohur për mua, më erdhi keq dhe e ndihmova të ngrinte vagonin që ta vendoste mbi shina. Ai më falenderoi, më pyeti se kush isha sepse si fytyrë më njihte, më shihte çdo ditë kur shkëmbeheshim në rrugë, por nuk na ishte dhënë rasti që të bisedonim e të njiheshim më nga afër. Që nga kjo kohë kishin kaluar më tepër se 6 muaj kur unë me Dilaverin pata mundësinë të njihem.

Ishte dhjetori i vitit 1979, data shtatë. Unë isha turni i dytë, po e merrja punën në orën 2 e 30 pasdite, kurse Dilaveri ishte i pari dhe po e linte punën. Që nga ajo ditë që u njohëm brenda në galeri, përshëndesnim njeri tjetrin, por sot Dilaveri nuk pati dot mundësi të më përshendeste, sepse polici Ndue Doda i kishte lidhur duart me tel dhe ja kishte përdredhur aq shumë sa teli ishte futur në mish, duart ishin enjtur dhe nxirë sepse ishte bllokuar qarkullimi i gjakut.

LEXO EDHE:  Justina Aliaj: Drejtuesit e Sigurimit na ngacmonin seksualisht/Ishte e dhimbshme

LEXO EDHE:  Sheshi padit AIDS-në/ Kundërpërgjigjet Sula

Binte një llohë bore dhe dukej se koha do të përkeqësohej. Të burgosurit që lanë punën prisnin në rresht që polici t’ju jepte urdhër që të futeshin në kamp. Ata ishin të lodhur, të uritur, në sytë e tyre ishin formuar rrathë të zinj, rrobat e tyre të lagura gjithë baltë, po qulleshin më tepër nga shiu i ftohtë që vazhdonte të binte.

E pashë Dilaverin tek po e torturonte polici. Ai mezi po e duronte dhimbjen duke shtërnguar nofullat e po vështronte me urrjejtje policin, atë egërsirë të pashpirt. Fatin e Dilaver Hasës e patën gjithë ata emigrantë shqiptarë që u kthyen në Shqipëri. Qeveria e Enver Hoxhës i mashtroi duke u premtuar se do t’i linte të lirë, por që këta njerëz sa shkelën në tokën shqiptare, u arrestuan, u morrën pasurinë dhe lekët duke ua konfiskuar dhe i dënoi me burgime të rënda që shkon deri 25 vjet. I tillë ishte fati i Zenel Spahiut me gjithë vëlla që u kthyen nga Franca, i Kipe Avdiut që u kthye nga Amerika, i Sabri Kodrës që u kthye nga Gjermania, e shumë të tjerë.

Këtë ditë pata edhe unë fatin e Dilaverit. Unë nuk pranova të punoja në një galeri të pa siguruar ku të kërcënohej jeta. Polici i turnit tim, Mark Marku më çoi në zyrën e tij, më lidhi me tela duar dhe këmbë, duke më mbërthyer pas shtyllës trupin (vënd torturash). Mbeta për orë të tëra i lidhur duke duruar dhimbjen e hekurave, shiun dhe të ftohtin, edhe gjuha më ishte lagur, trupi më ishte ngrirë i gjithi, shihja ëndrra sikur të isha narkoman. S’mbaj mënd se sa orë e durova këtë torturë mizore, por kur u përmënda, e pashë veten në biruca të izolimit, pranë më rrinte Dilaveri që u bënte masazh muskujve të mi që më kishin ngrirë..

Po ti, i them, çdo këtu?

Jam i dënuar edhe unë me izolim, sepse dje nuk kisha realizuar normën që më kishin caktuar, ma ktheu.
Dilaveri ishte rreth 45 vjeç kur akoma nuk ishte dobësuar, fytyra e tij dukej akoma më e freskët e shëndetëshme, shprehje shumë e mirë se si kishte jetuar në Suedi.

Në këtë birucë 1 metër e 40 cm. e gjër dhe 2 m. e gjatë, u dergja një muaj me Dilaverin.

Ja se çfarë me rrëfeu Dilaveri gjatë këtyre ditëve që torturoheshim bashkë në këtë birucë të betontë dhe të errët:

Kaso, unë kam qenë në parajs dhe me dashjen time dola andej duke hapur me duart e mija portën e ferrit, unë isha në qiell dhe tani rashë në fund të errësirës.
Dy lotë ju shkëputën nga sytë, u rrokullisën mbi faqe duke lënë një vijë të lagur mbi faqe.

Mos u mërzit Dilaver, kurajo, nuk je vetëm, u mundova ta ngushëlloj.
S’ke ç’të bësh, jeta është alternativë vuajtjesh ose fitoresh, rrota e fatit vërtitet si t’i teket, por ti mos ji pesimist, vazhdova unë!

Ah, jo Kaso, tani për mua morri fund gjithçka, pshehrëtiu Dilaveri.
“Isha 22 vjeç kur u arratisa nga Shqipëria dhe dola në Greqi. Isha nxënës i Fiskulturës, më pëlqente sporti, kur dola në Greqi isha plot shëndet. Kërkova të emigrohesha në Suedi dhe brenda tre muajve shkova në Suedi, (Stockholm), vazhdova një shkollë për Elektronik dhe më pas zura punë në një uzinë ku prodhohehsin aparate telefoni. U martova me një suedeze, isha i lumtur, por fëmijë nuk pata me këtë grua. Jetoja në një vilë në periferi të Stockholm. Herë mbas here shkoja turist në Greqi, Portugali, Spanjë, e gjetkë. Po papritur më vdiq gruaja dhe vetëm po mërzitesha sa s’thuhet. Shkova në ambasadën shqiptare në Stockholm dhe u kërkova që të më garantonin të kthehem në Shqipëri. Ata më premtuan duke më siguruar se do më lejnë të lirë. Erdha në Shqipëri duke marrë me vetë një pjesë të pasurisë sime të tundëshme me lëkët që arrijnë një vlerë me lekët shqiptare, rreth 30 miljon. Por këta hajdutë më rropën për së gjalli, duke më marrë edhe orën që kisha në dorë dhe rrobat e trupit. Tani unë jam këtu me ty i dashur Kaso, duke rënë me dashjen time, duke qenë i vetëdijshëm, që bëra vetëvrasje.
Ky ishte rrëfimi i Dilaverit në vija të përgjithëshme, por unë kuptova se në personin e Dilaverit fshihej një enigmë e madhe për jetën e tij dhe të familjes tij”.

Dilaveri u dënua me gjyq me dyer të mbyllura me 20 vjet burgim./Memorie.al

LEXO TE PLOTE

Histori

Dëshmia e rrallë e nipit dhe fotot e panjohura/ E vërteta e atentatit ndaj xhaxhait tim, ‘Lefter Lefteri’

Publikuar

-

Nga

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Lefter Ruços me origjinë nga fshati Shalës i Kolonjës, i cili gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, bashkë me katër vellezër të tjerë shëbrbyen si ushtarakë të saj në qytete të ndryshme të vëndit dhe gjatë pushtimit fashist, ai ishte oficer i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, pasi kishte dezertuar nga fronti i Luftës italo-greke me Batalionin “Taraboshi” ku bënte pjesë.

Dëshmia e nipit të tij, Armando Ruços, për xhaxhain e tij i njohur më shumë si ‘Lefter Lefteri’, personazhi i filmit “I teti në bronz”, dhe nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të rrethit të Korçës, i cili me anë të një deklarate tregon se si e ka njohur Lefter Ruçon, që nga koha që e kishte komandant në Batalionin “Taraboshi”, dhe më pas kur komunistët e akuzonin si “spiun e tradhëtar”, dhe se si u vra ai me atentat nga guerilet komuniste te dyqani i Qirinxhijve të qytetit të Korçës dhe emrin e njeriut që qëlloi mbi të…?!

Edhe pas tentativës së parë të komunistëve për ta vrarë me atentat, xhaxhai im Lefteri nuk u mbyll në shtëpi, por vazhdoi bashkëpunimin e tij me krerët nacionalistë, me të cilët takohej rregullisht në kafen e Qirinxhijve në qytetin e Korçës. Një ditë të bukur nëntori të vitit 1943, teksa ndodhej në atë kafe duke biseduar me miqtë e tij, dikush hyri brenda për ta lajmëruar se e kërkonin disa njerëz të ardhur nga Tirana. Lefteri e njihte njeriun që e lajmëroi dhe ndërsa doli bashkë me të nga kafeneja, guerilet komuniste që i kishin zënë pritë e qëlluan pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend.

Vrasja e Lefterit bëri bujë të madhe në të gjithë qytetin e Korçës dhe në varrimin e tij morën pjesë me qindra vetë”. Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për Memorie.al, është Armando Ruço, nipi i personazhit të njohur të filmit “I teti në Bronz”, Lefter “Lefteri”, i cili rrëfen të gjithë historinë e familjes së tij dhe versionin e vrasjes së xhaxhait, Lefter Ruço, i cili u ekzekutua nga guerilet komuniste të Korçës në vitin 1944. Po kush ishte Lefter Ruço dhe cila ishte e kaluara e tij? Përse komunistët korçarë vendosën ekzekutimin e tij dhe si e priti populli i Korçës vrasjen e Lefter Ruços? Si u persekutua familja e Lefterit pas vitit 1944, dhe fati i dy vëllezërve të tij në burgjet komuniste dhe tre të tjerëve në ushtritë italiane e amerikane…

Zoti Armando, cila është origjina e familjes së babait e njëkohësisht xhaxhait tuaj Lefter Ruço, i njohur ndryshe si Lefter Lefteri, prej filmit “I teti në bronz”?

Origjina e familjes sonë është nga Shalësi i rrethit të Kolonjës dhe në atë fshat të njohur, jo shumë larg qytetit të Ersekës, kanë jetuar prej kur s’mbahet mend të parët e familjes sonë. Deri në vitin 1944, aty në atë fshat, në një vilë të bukur dykatëshe, ka banuar familja e gjyshit tonë Refail Ruço, i cili ka qenë i njohur si tregtar. Përveçse si tregtar, gjyshi ynë Refaili ka shërbyer për shumë kohë edhe si kryeplak i fshatit Shalës dhe në atë periudhë kohe ai ka bërë shumë bamirësira, duke ndihmuar shumë nga familjet e varfra për të shkolluar fëmijët e tyre. Një nga ata persona, për të cilin gjyshi ynë ka ndërhyrë për t’i dhënë një bursë, ka qenë gjenerali i njohur Spiro Shalësi.

Përveç Lefterit, edhe sa vëllezër e motra ka pasur babai juaj dhe ku janë shkolluar ata?

Gjyshi im, Refail Ruço, ka pasur shtatë djem dhe dy vajza. I pari i fëmijëve ka qenë babai im, Taqo, i cili u lind në vitin 1903 dhe pas tij vinin me radhë: Spiro, Teodori, Jorgji, Lefteri, Llazari, Koço dhe dy vajzat, Evanthia e Urania. Nga shtatë djem që kishte Refaili, pesë prej tyre u bënë ushtarakë, duke studiuar në shkolla të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, ndërsa vetëm njëri prej tyre, më i vogli, Koço, u diplomua si inxhinier gjeometër. Babai im, Taqo Ruço, me vëllanë që vinte pas tij në moshë, Spiron, u shkolluan fillimisht në një prej gjimnazeve të Selanikut, në Greqi, të cilin ata nuk arritën ta përfundonin dot, pasi në vitin 1919 u përjashtuan nga shkolla, duke u akuzuar si shqiptarë nacionalistë, që punonin e vepronin në dëm të Greqisë.

Ç’ndodhi më pas me ta?

Pasi i përjashtuan nga gjimnazi i Selanikut, autoritetet greke kërkuan t’i arrestonin dhe ata u larguan që andej për t’u arratisur në drejtim të Shqipërisë. Vetëm babai im, Taqo, mundi të kthehej i gjallë në shtëpinë e tij në fshatin Shalës të Kolonjës, pasi Spiro u kap nga grekët, të cilët më pas i prenë dhe kokën. Trupi i tij mbeti në Greqi dhe nuk u gjet më kurrë. Ndërsa pesë vëllezërit e tjerë të babait, Teodori, Jorgji, Lefteri, Llazari dhe Koço u diplomuan në Shkollën Normale të Elbasanit.

Pas mbarimit të Normales së Elbasanit, ku u shkollua babai juaj me Lefterin dhe vëllezërit e tjerë?

Po e filloj nga babai im, Taqo Ruço. Nisur nga fakti se ai kishte studiuar për katër vite në Selanik, qeveria e Sulejman Delvinës, e dalë nga Kongresi i Lushnjës, e dërgoi atë në shkollën e plotësimit të oficerëve, po në Tiranë, ku babai mori gradën e nëntogerit. Pas kësaj ai u emërua në Garnizonin e Tiranës si oficer i Ushtrisë Kombëtare dhe aty ai shërbeu deri në qershorin e vitit 1924, kur forcat fanoliste rrëzuan qeverinë e ligjshme të asaj kohe. Pas kësaj, së bashku me disa nga ushtarakët e tjerë që kishin shërbyer pranë ministrit të Brendshëm, Ahmet Zogu, babai u arratis nga Shqipëria dhe u vendos në Greqi. Aty ai qëndroi ilegalisht deri në fundin e dhjetorit të vitit 1924, kur u kthye përsëri në Shqipëri me forcat zogiste që komandoheshin nga Koço Kota e Osman Gazepi.

Po me ardhjen e Zogut në pushtet, pra me Triumfin e Legalitetit, çndodhi me të, a mori ndonjë detyrë?

Me triumfin e Legalitetit në 25 dhjetorin e vitit 1924-ës, babai u caktua përsëri në Tiranë dhe, që nga ajo kohë e deri në prillin e vitit 1939, ai shërbeu si oficer i Mbretërisë me detyra të larta në degën e financës në Tiranë, si dhe në Elbasan e Shkodër. Pas kundërshtimit që i bëri pushtimit fashist të Shqipërisë në prillin e 1939-s, babai u kthye përsëri në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare, duke shërbyer si ushtarak i Financës në Tiranë.

Po gjatë periudhës së pushtimit të vëndit…?

Gjatë periudhës së pushtimit, në vitin 1943, Taqo Ruço u bashkua me forcat nacionaliste të Ballit e Legalitetit dhe me to qëndroi deri në fundin e Luftës në nëntorin e 1944-s.

Po xhaxhallarët e tjerë, ku kishin studjuar dhe ku shërbyen gjatë kohës së Monarkisë?

Edhe katër xhaxhallarët e tjerë, Teodori, Jorgji, Lefteri dhe Llazi pasi mbaruan Normalen e Elbasanit, u shkolluan fillimisht në shkollat e plotësimit të oficerëve në Shqipëri, duke u specializuar më pas edhe në kurse të ndryshme në Itali. Ashtu si babai im, edhe katër vëllezërit e tjerë të tij, gjatë kohës së Monarkisë së Zogut shërbyen si ushtarakë të Mbretërisë.

Te kthehemi tek Lefteri, konkretisht ku shërbeu ai si ushtarak, gjatë kohës së Monarkisë dhe më pas në periudhën e pushtimit të vendit?

Pas mbarimit të shkollave dhe kurseve të ndryshme, Lefteri shërbeu si ushtarak i Mbretërisë së Zogut në Pogradec e më pas në qarkun e Dibrës, ku dhe e zuri pushtimi i vendit në prillin e 1939-s. Pas kësaj ai u largua nga Shqipëria, duke qëndruar për disa kohë në arrati në Jugosllavi. Me riorganizimin e Ushtrisë Kombëtare, në mesin e vitit 1939 Lefteri iu përgjigj thirrjes së qeverisë të asaj kohe dhe, pas amnistisë së dhënë për të gjithë ish-ushtarakët që kishin kundërshtuar pushtimin e vendit, ai u kthye në Shqipëri. Pasi qëndroi rreth dy-tre muaj në Tiranë, pranë vëllait të tij, Taqo, Lefteri pranoi të shërbente përsëri si ushtarak në Ushtrinë Kombëtare, duke u dërguar në frontin e luftës italo-greke. Pas dezertimit që i bënë ushtarakët shqiptarë frontit të luftës me Greqinë, për t’i shpëtuar dënimit, Lefteri doli në mal, duke u bashkuar me çetat antifashiste që vepronin në krahinat e Korçës dhe Pogradecit. Me ato çeta partizane Lefteri qëndroi si luftëtar nacionalist deri në qershorin e vitit 1943 dhe në atë kohë ai u largua që andej pas një konflikti të ashpër që pati me krerët komunistë të tyre.

Ç’ndodhi më pas me Lefterin, pas konfliktit që ai pati me komunistët?
Pas konfliktit që pati me komunistët, Lefteri u kthye në qytetin e Pogradecit, ku kishte lënë bashkëshorten e tij Ollga (Thomaidha) dhe djalin Koço. Me Ollgën ai ishte martuar që në vitin 1931, kur shërbente si ushtarak i Mbretërisë së Zogut dhe nga ajo martesë ata patën vetëm atë djalë.

Pasi u kthye pranë familjes në qytetin e Pogradecit, çafrë qëndrimi mbajti ai, a u përzie më Lefteri me punët e Luftës?

LEXO EDHE:  Tranzicioni i tejzgjatur dhe “hijet” e diktaturës që vijojnë të na përndjekin

LEXO EDHE:  Justina Aliaj: Drejtuesit e Sigurimit na ngacmonin seksualisht/Ishte e dhimbshme

Nisur edhe nga udhëzimet që Lefteri merrte në atë kohë nga i vëllai i tij, Taqo (babai im), që banonte në Tiranë, ai u bashkua me disa nga krerët kryesorë nacionalistë të Ballit dhe Legalitetit, duke bashkëpunuar ngushtë me ta.

Nisur nga konfliktet që kishte pasur me krerët komunistë, kur kishte qenë në mal, a pati më probleme me ta Lefteri,pasi zbriti në qytetet Pogradec dhe Korçë?

Që nga qershori i vitit 1943, kur u largua nga radhët e çetave antifashiste dhe u bashkua me krerët nacionalistë të Ballit dhe Legalitetit që vepronin në qarkun e Korçës, komunistët e dënuan me vdekje Lefterin, pasi ata shikonin tek ai një armik potencial të tyre. Nisur nga ky fakt, njësitet guerile të komunistëve të Korçës e ndiqnin atë për ta vrarë. Gjashtë muaj përpara atentatit, në të cilin ai mbeti i vdekur, ata i bënë një grackë.

Çfarë konkretisht…?

Krerët komunistë i bënë një ftesë, gjoja për bisedime, dhe Lefteri pranoi të takohej e të bisedonte me ta për problemet e mosmarrëveshjet që kishin. Por kur Lefteri shkoi në vendin e takimit, diku në një fshat në periferi të qytetit të Korçës, guerilet komuniste tentuan ta pushkatonin, dhe ai mezi mundi të shpëtonte i gjallë prej tyre.

Si shpëtoi Lefteri nga gracka e komunistëve…?!

Me sa di unë, ai shpëtoi prej shoqëruesve të tij fshatarë, që kishte marrë me vete, të cilët ndërhynë në çastin e fundit kur ai do të ekzekutohej prej guerileve komuniste të Korçës, që e kishin marrë peng.

Pas kësaj, si ndodhi vrasja e tij?

Edhe pas asaj ngjarjeje, ku mezi shpëtoi nga ekzekutimi, Lefteri nuk u mbyll në shtëpi, por vazhdoi bashkëpunimin e tij me krerët nacionalistë, me të cilët takohej rregullisht në kafen e Qirinxhijve në qytetin e Korçës. Në një ditë të bukur nëntori të vitit 1943, teksa ai ndodhej në atë kafe duke biseduar me miqtë e tij nacionalistë, dikush hyri brenda për ta lajmëruar se e kërkonin disa njerëz të ardhur nga Tirana. Lefteri e njihte njeriun që e lajmëroi dhe, ndërsa doli me ta nga kafeneja, guerilet komuniste që i kishin zënë pritë e qëlluan pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend. Vrasja e Lefterit bëri bujë të madhe në të gjithë qytetin e Korçës dhe në varrimin e tij morën pjesë me qindra vetë.

Në filmin shqiptar “I teti në bronz” xhaxhai juaj, Lefteri, paraqitet si ushtarak i gjermanëve dhe spiun i tyre?

Nuk është aspak e vërtetë dhe gjithçka jepet në atë film për Lefterin është një trillim i propagandës dhe historiografisë së regjimit komunist të asaj kohe. Pas dezertimit nga fronti i luftës italo-greke në vitin 1940-të, Lefteri nuk ka qenë kurrë ushtarak as i italianëve dhe as i gjermanëve dhe as spiuni i tyre. Përkundrazi, ai ishte një patriot nacionalist dhe këtë e di mirë e gjithë Korça e asaj kohe, që e varrosi me nderime të mëdha.

Po pse e ekzekutuan komunistët Lefetrin…?

Komunistët e ekzekutuan Lefterin vetëm për faktin se ai ishte një antikomunist dhe armik potencial i tyre. Nuk kishin asnjë arsye tjetër për ta vrarë me atentat. Si mund të ishte Lefteri spiun i gjermanëve, kur në vitin 1944 gjermanët na dogjën shtëpinë dykatëshe në fshatin Shalës të Kolonjës dhe dy xhaxhallarët e tjerë, Jorgji me Teodorin, të cilët kishin qenë me misionet anglo-amerikane, ishin internuar prej tyre në Kretë të Greqisë?!

Pas ardhjes së komunistëve në pushtet, në fundin e vitit 1944, ç’ndodhi me familjen e Lefterit dhe vëllezërit e tij?

Që nga fundi i vitit 1944 e deri në fillimin e vitit 1990-të, që komunistët qëndruan në pushtet, familja dhe të afërmit e Lefter Ruços, kanë ndjerë peshën e rëndë të persekucionit.

Konkretisht, çfarë…?

Bashkëshortja e Lefterit, Ollga, (vdiq më 1960) me djalin, Koço, gjithë jetën e kaluan në burgje dhe internime. Po kështu babai im, Taqo Ruço, vuajti rreth 23 vite në burg, ku dhe vdiq në vitin 1979 në burgun e Tiranës. Xhaxhai tjetër, Koço, (më i vogli i vëllezërve), u zhduk në rrethana të panjohura në vitin 1956 në Drashovicë të Vlorës, kur ai punonte si gjeometër në ndërtimin e urave.

Po ju të tjerët, keni qenë në Tiranë…?!

Po në Tiranë kemi qenë, por hija e persekucionit na ndoqi edhe ne nipat e Lefter Ruços, duke na përjashtuar disa herë nga vëndet e punës dhe sportet.

Po xhaxhallarët e tjerë dhe familjet e tyre…?

Tre xhaxhallërt e tjerë: Jorgji, Teodori dhe Llazari, patën fatin të shpëtonin nga persekucioni i egër komunist siç ndodhi me familjet tona, pasi që nga viti 1944 ata u arratisën nga Shqipëria dhe jetuan në Itali e SHBA, ku shërbyen si ushtarakë deri sa dolën në pension.

A keni pasur ju si familje lidhje me ta, pra korrespodencë me letra?

Fillimisht në vitet e para të luftës na lejonin korrespodencën por më pas kjo nuk na u lejua më dhe ne nuk kishim asnjë dijeni se ku nodheshin ata. Edhe ata nuk kishin dijeni për fatin tonë, por herë pas here merrnin lajme nga shqiptarë që arratiseshin nga Shqipëria komuniste. Vetëm pas viteve ’90-të u bë e qartë gjithçka, për ne dhe për ata.

Po pas viteve ’90-të, si konsiderohet xhaxhai juaj. Lefter Ruço, a është rehabilituar ai?

Pas viteve ’90-të, komunistët vazhdojnë ta quajnë përsëri tradhëtar, ashtu siç bëjnë me të gjithë figurat dhe personazhet e tjera të Luftës që regjimi komunist i ka pas anatemuar si “armiq, spiunë dhe tradhëtarë”.

Po shumë prej tyre dhe janë rehabilituar…?

Me xhaxhanë tonë kjo ende nuk ka ndodhur, por unë kam kontaktuar me disa nga ata veteranët e Luftës ku e kanë hedhur poshtë versionin e regjimit komunist, pra që ai të ketë qenë tradhëtar. Njëri prej tyre, është dhe Servet Mahmut Lari, (i datlindjes 5 janar 1918), i lindur në katundin Pojan të Korçës, dhe banues në Korçë, i cili më ka dhënë dhe një deklaratë për Lefter Ruçon, të cilën po ua vë në dispozicion dhe mund ta botoni.

Lefter Ruço nuk ishte tradhtar

Deklarata e nënkryetarit të Veteranëve të Luftës Antifashiste-Nacional-Çlirimtare të Korçës

Unë i qojturi Servet Mahmut Lari, i datlindjes 5 janar 1918, lindur në katundin Pojan të Korçës, dhe banues në Korçë, lagja 14-të, rruga “Viktor Eftimiu”, rajoni nr.3, banesa 37, hyrja nr.2, apartamenti 10, veteran i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe n/kryetar i saj, deklaroj nën përgjegjësinë time personmale dhe penale si më poshtë vijon:

Zotin Lefter Ruço nga katundi Shalës i Kolonjës e njihja shumë mirë qysh nga viti 1939, kur ka qenë oficer në batalionin “Tarabosh”, kurse unë kam qenë ushtar (rekrut) në batalionin “Korata”, d.m.th. në ushtrinë italiane, kur e okupoj Italia fashiste Shqipërinë më ‘39-tën. Që e njoha mirë, ishte viti 1940-të, kur do fillonte lufta italo-greke.

Këtë kohë në ushtrinë italiane bënin pjesë 6 batalione shqiptare, batalioni “Korata” ku bënja pjesë unë, me komandant batalioni Fuat Dibrën, batalioni “Tarabosh” ku bënte pjesë i ndjeri Lefter Ruço, me komandant Rexhep Gilani (kosovar), batalioni “Tomor” që komandohej nga i ndjeri Major Spiro Moisiu, batalioni “Gramoz”, batalioni “Dajti” dhe batalioni “Kaptina”, emrat e komandantëve nuk i mbaj mend, dhe disa bateri artileri shqiptare.

Që u njohëm shumë mirë, ishte fillimi i luftës italo-greke, më 20 tetor të vitit 1940, ku muarën pjesë 3 batalione shqiptare, batalioni “Tomor” me qendër në katundin Bitinckë, batalioni “Tarabosh” me qendër nën Ivan (Gollobordë) dhe batalioni ku bënja pjesë unë (“Korata”) me qendër në katundin Zemblak. Lefteri për të tre batalionet drejtonte zbulimin e forcave armike, unë në atë kohë kam qenë “Kapural maxhore” i një skuadre të Zbulimit dhe kisha lidhje direkte me oficerin Lefter dhe komandohesha nga ai, mbasi lumi Devoll na i ndante të dy batalionet.

Nga puna dhe bisedat, unë kuptova se ai nuk pajtohesh me fashistët, por ishte një patriot dhe nacionalist i ndershëm. Kjo u vërtetua kur batalioni “Tomor” i komanduar nga patrioti trim dhe i vendosur Spiro Moisiu, u ktheu pushkën dhe nuk desh të luftonte kundra grekëve, fashistët e arrestuan, dhe batalionin e internuan. Të njëjtën gjë bëri edhe oficer Lefter Ruço, si në batalionin e tij dhe tonin, të gjithë ikëm nga fronti, për këtë Lefteri arrestohet dhe dënohet me disa vjet burg.

Dhe më vonë Lefteri lufton si oficer nacionalist dhe patriot për të mirën e Atdheut. Nuk u pajtua asnjëherë me programin e Partisë Komuniste, dhe për këtë ashtu siç e kish zakon Partia, nuk lanë epitet pa i vënë, fashist, ballist, nazist, tradhëtar etj. Për këtë i kurdisën në pabesi një atentat, dhe vritet nga atentatori Selman Vishocica, bashkë me rojen e tij në dyqanin e Qirinxhinjve Korçë. Nuk ishte tradhëtar, as fashist, as nazist, por ashtu siç vrau Enveri gjithë patriotët, nacionalistët e ndershëm, vrau dhe Lefterin si të tjerët./Memorie.al

LEXO TE PLOTE

Histori

Si u inskenua nga Sigurimi “Komploti çam” dhe helmimi i gjeneral Hilmi Seitit  

Publikuar

-

Nga

Publikohen disa dokumente arkivore dhe dëshmi të dhëna nga disa ish-funksionarë të lartë të organeve të “Diktaturës së Proletariatit”, si ish-nënkryetari i Gjykatës së Lartë, nënkolonel Mustafa Qilimi, lidhur me disa ngjarje dhe fakte të panjohura nga historia e shumëpërfolur e ndodhur në vitet 1960-1961, me të ashtuquajturin “Komploti i grupit çam”, ku ministri i Punëve të Brendëshme Kadri Hazbiu, me mbështetjen dhe miratimin e Enver Hoxhës, arrestuan një grup të madh shtetasish prej 38 personash me origjinë nga Çamëria, ku pjesa më e madhe e tyre ishin në funksione të larta, si: Teme Sejko, Kundëradmiriali i Flotës Luftarake Detare, Tahir Demi, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, Taho Sejko, shefi i redaksisë së Ekonomisë në gazetën, “Zëri i Popullit”, Avdyl Resuli, nënkolonel dhe Shef i Degës Ushtarake të Rekrutimit të Tiranës, etj., duke i akuzuar ata se: “në bashkëpunim me Asfalinë greke, UDB-në jugosllave dhe Flotën e VI-të amerikane në Mesdhe, do tentonin përmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri”, etj.

Si u tentua që t’i imponohej gjeneral-major Hilmi Seitit që “për hir të interesave të mëdha të Partisë dhe atdheut” ai të pranonte se ishte “koka e komplotit”, pasi kjo akuzë duhej për të demaskuar revizionistët sovjetik dhe ata jugosllavë” dhe pas refuzimit të tij, ai vdiq në zyrën e sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Shkodrës, teksa ishte duke pirë kafe me “shokun Rita Marko”…?!

“U hap në Tiranë gjyqi kundër një grupi të pandehurish për krime kundër shtetit që ka patur për qëllim rrëzimin e pushtetit popullor me anën e një komploti të koordinuar midis monarko-fashistëve grekë, revizionistëve jugosllavë dhe Flotës së 6-të Amerikane”. “Armiqtë e popullit në bangon e të akuzuarit”. Ishin këto disa nga titujt e mëdhenj që zunë faqet e para të gazetave kryesore të Tiranës, si “Zëri i Popullit” e ”Bashkimi” dhe disa organeve të tjera të shtypit të 16 majit të vitit 1961. Po çfarë ishte ky gjyq, kush ishin të pandehurit që ishin nxjerrë në bangon e të akuzuarëve dhe çfarë funksionesh e postesh kishin pasur ata deri në atë kohë në administratën e lartë të regjimit komunist të Tiranës? Kush ishin krerët e atij “komploti”, cilat ishin lidhjet e tyre me “zbulimet e huaja”, si do të realizoheshin synimet e tyre dhe çfarë qëllimesh kishin ata? Si u zbulua “komploti” dhe krerët e tij, e çfarë i shkruante Ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, Sekretarit të Parë të Komitetit Qëndror të PPSh-së, Enver Hoxhës, lidhur me veprimtarinë e atij grupi? Si u zhvillua gjyqi kundër “komplotistëve çamë”, çfarë deponuan ata gjatë seancave dhe çfarë dënimesh morën ata e pasuesit e tyre? Çfarë jehone pati ai gjyq në Shqipëri dhe jashtë saj e përse sovjetikët kërkuan që të sillnin në Tiranë një grup ekspertësh për të verifikuar ato çka u thanë aty? Përse në vitin 1982 kur Enver Hoxha godi në mbledhjen e Pleniumit të Komitetit Qëndror, Ministrin e Mbrojtjes, Kadri Hazbiun, e akuzoi atë duke i thënë se: ai, së bashku me Mehmet Shehun e Beqir Ballukun, i kishin sajuar legjendën e Grupit të Teme Sejkos, me qëllim që udhëheqja e lartë shqiptare dhe vetë Enver Hoxha, të kujtonin se mund t’ju vinte ndonjë sulm eventual nga amerikanët dhe në këtë kuadër, udhëheqja e lartë shqiptare, të vendoste për mbajtjen e sovjetikëve në Shqipëri, duke mos i larguar ata nga baza e Pash-Alimanit?! Lidhur me këto dhe të tjera ngjarje dhe fakte të bazuara mbi dëshmi dhe dokumenta arkivore, do të publikohen eskluzivisht nga Memorie.al në disa numra radhazi, duke filluar nga ky shkrim.

Gjeneral-major Hilmi Seiti viktima e parë e “Komplotit”

Ishte 28 maji i vitit 1960, kur gjeneral-major Hilmi Seiti, Kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të Qarkut të Shkodrës, ngjiste me nxitim shkallët e Ministrisë së Punëve të Brendëshme, pas një telefonate urgjente që i kishin bërë eprorët e tij nga Tirana. Në zyrën e Ministrit të Brendshëm, gjeneral–leitnant Kadri Hazbiut, përveç, zëvëndësit të tij, gjeneral-major, Halim Xhelos, Drejtorit të Drejtorisë së Kundër-Zbulimit të Ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore (apo siç njihej ndryshe si: shefi i Sigurimit të Ushtrisë), ndodhej dhe Rita Marko, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Enver Hoxhës, në funksionin e Sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së (që në vitet 1956-1966), të cilët prisnin ardhjen e gjeneralit me origjinë nga Çamëria që shërbente në Qarkun e Shkodrës që në fillimin e viteve ’50-të.

Pasi gjeneral Hilmi Seiti u takua me tre të pranishmit në atë zyrë, ministri Hazbiu e ftoi atë pranë tij në tryezën e madhe të punës dhe i vuri përpara disa materiale që i nxori në atë moment nga kasaforta e tij e instaluar në mur. Pasi ju hodhi një sy materialeve të hapura mbi tryezë, gjeneral Seiti tepër i nervozuar, goditi me grusht mbi tavolinë dhe në mënyrë demonstrative doli nga zyra e ministrit për në koridorin e gjatë, duke i lënë ata të tre të habitur që shikonin në sy njëri-tjetrin. Në atë moment, sekretari i Komitetit Qëndror, Rita Marko, u çua i pari dhe telefonoi një numër sekret që i përkiste Vilës 31, në Bllokun e udhëheqjes së lartë të PPSH-së. Pak minuta pas asaj telefonate në sheshin para ministrisë së Brendëshme, ndaloi “Zim”-i i Enver Hoxhës, ku nga dera e pasme e tij pak e hapur, dikush ju drejtua Hilmi Seitit, duke i thënë: “Shoku gjeneral, ju kërkon Komandanti në zyrë”. Gjeneral Seiti zuri vend pranë personit që i foli dhe makina u zhduk me të shpejtë në drejtim të Komitetit Qëndror. Nuk dihet me saktësi nëse gjeneral Seiti u takua vërtet me Enver Hoxhën apo ndonjë nga të dërguarit e tij (thuhet se Enveri delegoi përsëri Rita Markon), dhe gjithashtu se çfarë bisede u bë në mes tij dhe Kryetarit të Degës së Brendshme të Shkodrës, gjeneral-major Hilmi Seitit…?! Ajo gjë, pra ai takim ka mbetur një enigmë që nuk u zbardh kurrë?! Po çfarë kishte ndodhur dhe përse u thirr urgjent gjeneral Seiti në zyrën e ministit Kadri Hazbiu?! Çfarë materiali ju vu atij përpara në tryezë nga Ministri i Brendshëm dhe përse ai doli i nervozuar nga zyra e tij?!

Oferta ndaj gjeneral Seitit, si “Koka e grupit çam”

Atë fund maji të vitit 1960-të, teksa ngjiste shkallët e ministrisë për në zyrën e ministrit të Punëve të Brendëshme, gjeneral-leitnant, Kadri Hazbiut, gjeneral-major Hilmi Seitit nuk i kishte shkuar kurrë në mend, se aty, ai do të gjente “Planin operativ të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, për goditjen e një komploti i cili kishte për qëllim që: në bashkëpunim me Asfalinë Greke, UDB-në Jugosllave dhe Flotën e 6-të Amerikane në Mesdhe, të rrëzonin pushtetin popullor në Shqipëri dhe do të instalonin aty kapitalizmin”?! Dhe më e papritura, ishte që, Hilmi Seiti, do të ishte “Koka e atij komploti” armiqësor?!

“Ti duhet ta pranosh këtë, është për interesat e larta të Partisë e atdheut, për këtë është në dijeni edhe Komandanti. Na duhet kjo për të demaskuar revizionistët sovjetikë dhe ata jugosllavë…”, thuhet t’i ketë thënë Kadri Hazbiu në zyrën e tij gjeneral Seitit, i cili doli i nervozuar prej andej duke i thënë Hazbiut: “Shoku ministër, unë do të bisedoj vetë me Komandantin”.

Pas refuzimit që gjeneral Seiti i bëri “ofertës” që ai të pranonte lojën që po bëhej, që ai të ishte “Koka e Komplotit” të ideuar nga Hazbiu e vartësit e tij, ata i lanë tre ditë kohë që ai “të reflektonte” dhe t’ju kthente përgjigje. Pasi skadoi “ultimatumi” që i ishte lënë gjeneral Seitit që ai të mendohej dhe të pranonte detyrën që i kishte ngarkuar Partia për “interesat e larta të atdheut”, ditën e katërt, më 2 qershor 1960, dërgohet për ta biseduar edhe njëherë atë çështje në Shkodër, Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Ushtrisë, gjeneral-major, Halim Xhelo. Po atë ditë që gjeneral Xhelo udhëtonte drejt Shkodrës, bashkëshortja e gjeneral Seitit, udhëtonte drejt Tiranës, pasi ishte njoftuar nga Ministria e Brendëshme, që të paraqitej në Tiranë për një “problem pune”. E gjitha kjo ishte një “kombinacion” apo “legjendim” (siç thuhej në zhargonin e Sigurimit të Shtetit), pasi gjeneral Seiti duke mos pasur bashkëshorten në shtëpi, ishte i detyruar që ta thërriste për drekë mikun dhe kolegun e tij nga Tirana, në një nga restorantet e qytetit të Shkodrës nën sytë e mjaft klientëve të tjerë?! Dhe ashtu siç ishte parashikuar, atë ditë dy gjeneralët kanë ndenjur bashkë më shumë se tre orë në sallën kryesore te “Kafja e madhe”, duke biseduar lidhur me problemin për të cilin ishte thirrur gjeneral Seiti në zyrën e ministrit, Hazbiu. Pasi gjeneral Xhelo nuk arriti dot ta bindëte mikun dhe kolegun e tij, Seitin dhe të merrte një përgjigje pozitive prej tij, pra që ai të pranonte se ishte “Koka e komplotit”, ai u nda me të dhe morri rrugën e kthimit për në Tiranë pa e përmbushur detyrën që i ishte ngarkuar.

(Të gjitha këto sa më sipër, nga disa burime të besueshme, thuhet se i ka dëshmuar vetë gjeneral-major Halim Xhelo, pak kohë para se ai të ndërronte jetë në burgun e Burrelit, nga fundi i vitit 1974, ku vunate dënimin pas letrës anonime që i kishte bërë Enver Hoxhës në vitin 1966. Dhe gjithashtu thuhet se Halim Xhelo nuk ka varur vetën siç në qeli siç është thënë në versionin zyrtar, por atë e helmuan, pikërisht se filloj të “fliste” duke dekonspiruar disa sekrete shtetërore, siç ishte pikërisht ajo që kishte të bënte me gjeneral-major Hilmi Seitin dhe gjithë “Komplotin çam”!)

Po çfarë ndodhi me gjeneral Hilmi Seitin pas ndarjes me mikun e kolegun e tij, gjeneral-major Halim Xhelon? Gjeneral Seiti shkoi në Komitetin e Partisë së rrethit të Shkodrës ku pritej të fillonte mbledhja e Pleniumit, ku si i deleguar nga Komiteti Qëndror i PPSH-së, ishte Rita Marko. Dhe në një nga pushimet në mes seancave, ai u ul për një kafe me “shokun Rita” (thuhet në zyrën e Sekretarit të Parë të Shkodrës Sul Baholli), ku pas kafes ai nuk e ndeju veten mirë?! Pak minuta më pas në të gjithë Shkodrën u hap lajmi se Drejtori i Drejtorisë së Puneve të Brendëshme të Shkodrës, gjeneral-major Hilmi Seiti, kishte vdekur papritur në një nga zyrat e Komitetit të Partisë së Shkodrës pas kafes që kishte pirë me shokun Rita Marko.

Lidhur me vdekjen e gjeneral Seitit, që nga ajo kohë dhe më pas ka pasur disa versione të thënë diku hapur dhe diku nën zë, por që të gjitha konkludonin në një pikë, atë të helmimit. Por pas viteve ’90-të kjo është thënë hapur dhe publikisht në shtyp nga ish nënkryetari i Gjykatës së Lartë, kolonel Mustafa Qilimi, i cili vite më parë na ka dëshmuar: ”Unë e kisha shumë shok Hilmiun dhe sapo mora vesh lajmin, mbërrita menjëherë në Shkodër ku të parin takova vëllain e Hilmiut, i cili më tha: ‘Na e vranë Hilmiun’. Unë hyra në sallën e autopsisë në momentin që mjekët po i hapnin kapakun e kokës dhe më ra të fikët, e mjekët më nxorrën jashtë. Atë ditë mësova nga Dr. Lito, se Hilmiu kishte pasur prapa koke, në enët e gjakut, një fshikëz të vogël, e cila po të plasi sjell vdekjen. Dhe ajo plaste vetëm me ndonjë stimulim nga jashtë, me anë të ndonjë helmi”.

Ndërsa këtë pohim të mjekut të famshëm, Dr. Litos (që ia tha në mirbesim mikut të tij), nënkolonel Mustfa Qilimi do ta mbante për vete për vite me rradhë, të nesërmen e asaj dite ai asistoi dhe morri pjesë në varrimin madhështor që u organizua nga Ministria e Brendëshme në qytetin e Shkodrës, ku trupi i gjeneral Seitit u përcoll për në banesën e fundit me shtrat topi të mbuluar me kurora të shumta dhe me truprojen e nderit, ku fjalën kryesore e mbajti, vetë ministri i Punëve të Brendëshme, Kadri Hazbiu.

LEXO EDHE:  Tranzicioni i tejzgjatur dhe “hijet” e diktaturës që vijojnë të na përndjekin

LEXO EDHE:  Kush e fshehu ish-sigurimsin e shtetit në KLP?

“Gabimi” që u bë me Hilmi Seitin, nuk duhej përsëritur më dhe atë që nuk pranoi ai, tashmë duhet ta pranonte me çdo kusht, një tjetër ushtarak i lartë po me gradën e gjeneralit dhe me origjinë nga Çamëria, i cili ishte, Teme Sejko, Kundër-admirali i Flotës Luftarake Detare, që ishte diplomuar në akademitë ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Ky ishte urdhëri i prerë i Kadri Hazbiut i miratuar nga Enver Hoxha në vilën e tij në Dajt, por ndryshe nga sa u veprua me gjeneralin Hilmi Seti, Teme Sejko duhet të arrestohej dhe atë gjë ai duhet ta pranonte në qelitë e Sigurimit të Shtetit. Lidhur me këtë, veç të tjerash na njohin disa dokumente arkivore me procesin hetimor ndaj tij dhe të ashtuquajturit “Grupi komploti çam” që Memori.al po publikon duke filluar nga ky shkrim.

Relacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme

ARKIVI I MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDËSHME
DREJTORIA E SIGURIMIT TË SHTETIT. DEGA E PARE
DOSJA 278 TEPER SEKRET C2 TIRANË 24.3.1961

TITULLI I DOSJES “Mbi veprimtarinë e organizatës armiqësore të kryesuar nga Teme Sejko dhe Tahir Demi”. Sasia e fletëve 22
Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 1960 u arrestuan një grup me element armiqësor të vënë në shërbim të zbulimit të huaj, që përbëhej prej 38 vetësh midis të cilëve 20 anëtarë partie. Elementët kryesorë që kanë drejtuar këtë veprimtari janë Teme Sejkua, Taho Sejko, Tahi Demi e Avdyl Resuli. Me përjashtim të 9 personave të gjithë të tjerët janë nga krahina e Çamërisë. Nga të lart përmendurit 24 prej të cilëve dhe më kryesorët janë pjesëmarrës të luftës nacionalçlirimtare, ndërsa 9 vetë kanë qenë me organizatën e Ballit. Ndër elementët kryesorë të grupit Taho Sejko, Abdyl Resuli, Sami Murati dhe Rexhep Plaku që gjatë luftës nacional-çlirimtare kanë qenë të lidhur me radhët greke dhe si të tillë janë përpjekur të pengojnë politikën e Partisë në lidhje me luftën Nacional-Çlirimtare. Duke pasur funksione të rëndësishme gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare, në krahinën e Konispolit Teme Sejkua, Sami Murati, Abdyl Resuli, Resho Plaku, në bashkëpunim me Haki Rushiti u vunë në opozicion me vendimet e partisë dhe udhëzimet e Komitetit Qëndror të Gjirokastrës, propagandonin elementin çam dhe sidomos në formacionet partizane të krahinës së Konispolit idenë e shkëputjes nga drejtimi i Qarkorit Komunist të Partisë për Gjirokastrën, pengonin vendosjen të kuadrove në terren dhe në batalionin “Çamëria” dhe merreshin me intriga e konflikte të paqenë, pengonin hedhjen e forcave partizane në luftë kundër pushtuesit brenda dhe jashtë krahinave të tyre.

Haki Rushiti në marrëveshje me Rexho Plakun, Teme Sejkon, Avdyl Resulin dhe Sami Muratin, dezerton dhe hidhet haptazi në luftë kundër partisë dhe lëvizjes Nacional-Çlirimtare. Bashkohet me forcat e Nuri Dinos dhe me okupatorin. Këta elementë dhe mbas arratisjes së Baki Rushitit nuk i shpëtuan lidhjeve me të, përkundrazi vazhduan punën armiqësore. Karakteristike është fakti se në letrën pas arratisjes të cilën Haki Rushiti u bënte thirrje partizanëve të dezertonin dhe të kalonin nga ana e tij. E ka shkruar Sami Murati, ish komisari i batalionit “Çamëria”. Veprimtaria armiqësore e përmendur më sipër vërtetohet me vetë pohimet e Sami Muratit, Abdyl Resulit, Tahir Demit etj.

Mbas çlirimit të vendit shumë nga këta elementë si Taho Sejko, Rexho Plaku, Sami Murati, Vehip Demi etj, jo vetëm që janë në opozitë me vijën e Partisë, por vazhdojnë si edhe më parë të propagandojnë se elementi çam po keqtrajtohet në Shqipëri, se gjoja kuadrove kryesore çame nuk u jepet vendi që u takojnë në Shqipëri, se gjoja mohohet kontributi që kanë dhënë çamët në luftën Nacional-Çlirimtare, se gjoja krahina e Konispolit është lënë mbas dore, nuk dekorohen çamët, nuk përfaqësëohen në Kuvendin Popullor etj. Nëpërmjet kësaj propagande Taho, Temja, Rexhep Plaku, Avdyl Resuli bëjnë përpjekje të afrojnë rreth vehtes elementin çam dhe të dalin si mbrojtës të interesave çame. Në vitin 1946 e më vonë goditëm për veprimtari armiqësore një sërë elementësh nga krerët çamë si agjentë të zbulimit grek lidhur me Haki Rushitin, si Rexho Plakun, Hajro Plakun e Petrit Taken të cilët në takim me Tahon e Temen përmes lidhjeve familjare, kishin dhe lidhje armiqësore. Këto mëri u propaganduan si të padrejta nga ana e tyre dhe u përdorën si mjet për të zgjeruar rradhët e të pakënaqurve ndaj Pushteti Popullor. Nga zhvillimi i hetimeve rezulton se në vitet 1946-47 kanë qenë të rekrutuar nga zbulimi grek Taho Sejko dhe Avdyl Resuli.

Sidomos veprimtari aktive gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar Taho Sejko. Në vitin 1947 Tahua rekrutoi si agjent të zbulimit grek Temen. Temja në të njëjtën kohë mban lidhje edhe me Avdyl Resulin. Temja rekrutoi në vitin 1950 Tahir Demin dhe Nevruz Bejlerin. Në vitin 1954 Avdul Resuli rekrutoi Sami Muratin. Gjatë kësaj kohe dhe më vonë janë rekrutuar dhe persona të tjerë si Ali Xhelua, Hajri Mane, Shaban Rafati, Hasan Mero, Dervish Sulo etj. Lidhjet e rrjetit dhe zbulimit realizoheshin me anën e rrjetit të Zbulimit Ushtarak (Izet Osmani dhe Hajri Mane). Hasan Mero, Nevruz Bejleri, të cilët nën preteksin e zbulimit tonë ushtarak kalonin në tokën greke e merrnin kontakt me zbulimin grek. Kështu sa herë që kalonte Izet Osmani merrte kontakt me Haki Rushitin dhe oficerët e zbulimit grek, u jepnin këtyre raporte të përgatitur nga Teme Sejko e Tahir Demi etj. Temja, Tahua, Avdul Resuli, Tahir Demi organizuan në vitin 1955 kombinacionin për hedhjen në ilegalitet të Izet Osmanit (Izet Osmani kaloi në Greqi gjoja i dërguar nga zbulimi ynë, atje simulohet vrasja e tij d.m.th. hapet fjala se u vra në përpjekje me forcat greke).

Grupi organizatonte mbledhje… Platforma politike e grupit ishte “Mbrojtja e çamëve, sigurimi i një autonomie për krahinën e Çamërisë duke inkuadruar brenda saj dhe Konispolin, i cili duhej të bëhej pjesë e Greqisë. Me këtë platformë është maskuar puna për rekrutimin e elementit. Qëllimi ka qenë rrëzimi i pushtetit popullor me anën e kryengritjes. Kosta Filja thotë se Haki Rushiti nëpërmjet zbulimit grek është marrë nën drejtimin amerikan. Kostë Filja dhe Haki Rushiti janë dërguar në Shqipëri nëpërmjet zbulimit amerikan. Udhëzimet këta të dy i kanë marrë nga një kolonel amerikan.

Lidhjet me Panajot Plakun
Konferenca e Tiranës. Tahir Demi deponon se në shtëpinë e Taho Sejkos është bërë një mbledhje ku ka qenë i pranishëm Tahua, Avduli, Sami Murati dhe Vehip Demi. Tahua pretendon se nuk i kujtohet të jenë mbledhur siç thotë Tahiri. Për punën e Konferencës së Tiranës ka pas një takim me Sami Muratin, Tahir Demin dhe Muharrem Demin që biseduan rreth frymës që u zhvillua konferenca e Tiranës. Para Konferencës së Tiranës Tahua është takuar në Elbasan me Bedri Spahiun dhe kanë biseduar për materialet e Kongresit të XX. Bedriu thotë se Tahiri më kërkoi fjalimin e Mikojanit, të cilin ja mora Masar Shehut ia dhashë Pëllumb Dishnicës, që mori përsipër t’ja çonte.

Interesant është deponimi i Tahir Demit, mbasi morën liudhje me Panajot Plakun, filloi të kordinohej veprimtaria e grupit tonë me veprimtarët e grupit të Bedri Spahiut, Tukut e Panajotit. Me Tukun mbante kontakt Taho Sejkua, ndërsa Temja me Panajotin. Kjo ishte pas plenumit të qershorit. Temja deponon se Panajoti ka dërguar në Greqi (në gusht të vitit 1956 një relacion të hollësishëm mbi situatën e vendit tonë). Tahir Demi ka deklaruar se në shkurt të vitit 1957 në shtëpinë e tij në Elbasan është organizuar një mbledhje ku merrnin pjesë Panajot Plaku, Bedri Spahiu, Avdul Resuli, Tahir Demi dhe diversanti Izet Osmani. Në këtë mbledhje u vendos që Panajot Plaku të arratisej. Temja thotë se në plan për t’u arratisur ishte dhe Bedri Spahiu dhe Tuk Jakova.

Deponimet e Teme Sejkos rreth takimit me Panajot Plakun në vitin 1957 në rrethin e Sarandës:
“Rreth 20 qershorit 1959 erdhi në Sarandë Panajot Plaku, me preteks për punimet që bëheshin në Butrint e prej këtej me preteks se do të ngushëllonte familjen e Kadri Rakipit, shkuam në Konispol ku takuam Ali Rexhon. Të nesërmen unë nga Butrinti shkova në drejtim të Vrinës dhe u ktheva në kalanë e Vivacit, këtu takova Panajot Plakun dhe Izet Osmanin nga të cilët mësova se ishin dhe dy të tjerë roje. Këtë takim na e organizoi Ali Rexho, pas takimit unë shkova në Sarandë dhe Panajoti në Greqi. Në lidhjeme këtë takim në mbledhjen që u bë në Durrës, si rezulton nga deponimet e Tahir Demit e Avdul Resulit në shtëpinë e Dervish Sulos në shtator 1959 ka vënë në dijeni shokët e tij në atë mbledhje. Proçesi mund të quhet i gatshëm për gjyqin në afatin e caktuar duke nxjerrë personat që vijojnë: Teme Sejkon, Tahir Demin, Avdul Resulin, Sami Muratin, Hajri Manen, Ali Xhelon, Jonuz Purizon, Adem Osmanin, Nikolla Bashon dhe Nasho Gerxhon. Taho Sejkua akoma nuk flet, jo vetëm që dobëson deri në një farë shkalle proçesin gjyqësor të bëhet publik, por pengon zbulimin e fakteve që ai i di si element. Prandaj brenda afatit të kërkuar do të bëjmë përpjekje për ta zbërthyer. Deri më sot ndër 38 të arrestuar flasin vetëm 22, ndërmjet të cilëve të gjithë kryesorët, me përjashtim të Taho Sejkos, të tjerët flasin vetë pjesërisht, 10 nuk flasin fare. Prandaj që të zbërthehen edhe të tjerët duhet një kohë e gjatë./Memorie.al/

Ministri i Punëve të Brendshme
Gjeneral Leitnat
(Kadri Hazbiu)

LEXO TE PLOTE