Connect with Us

Horoskopi i ditës, 16 janar 2020

Sociale

Horoskopi i ditës, 16 janar 2020

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Marrëdhënia juaj ne çift do konsolidohet mjaft gjate kësaj dite dhe ju do ndiheni me te qete se me pare. Partneri do jete me i duruar dhe do hape me shume rruge. Beqaret do jene shume te zotet për te dale neper takime dhe mund te realizojnë njohje te jashtëzakonshme. Ja qe ndonjëherë gjerat me te bukura ndodhin kur nuk e pret. Financat vazhdoni t’i menaxhoni si kohet e fundit.

DEMI 21. prill – 21. maj

Marrëdhënia juaj në çift nuk do ketë asgjë të jashtëzakonshme sot kështu qe me mire merrini gjerat si t’iu vijnë pa kërkuar diçka me ngulm. Beqaret do vazhdojnë te ndihen te vetmuar, por nuk do kenë as mundësi te realizojnë takimet e ëndrrave. Ne planin financiar do i hidhni hapat me mjaft kujdes dhe situata do vazhdoje te mbetet e kënaqshme. Mund te ndihmoni pak edhe te afërmit.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Ju qe keni një lidhje do e vini partnerin ne prove sot për te kuptuar nëse ai iu do vërtet apo jo. Deri ne fund te ditës do zbuloni disa qe nuk e kishit menduar. Ata qe janë ende vetëm me mire ke te presin edhe pak kohe për te hedhur hapa sepse mundësi me te mira do iu vijnë. Me shpenzimet duhet te bëni pak me tepër kujdes sepse po vazhduar si e keni nisur do mbeteni duarthate.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj ne çift nuk do jete asgjë te jashtëzakonshme sot megjithatë ne tërësi atmosfera do jete e ngrohte. Te paktën nuk do keni me debate te zjarrta si dikur. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër kudo ku do shkojnë sepse diku mund te takojnë personin me te përshtatshëm. Me financat bëni pak me tepër kujdes. Shmangni shpenzimet për gjera qejfi sepse nuk është ende momenti.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Me ne fund do gjeni zgjidhje për disa probleme qe iu kishin dale ne çift dhe do ndiheni me te qete se me pare. Marrëdhënia jua me partnerin do përmirësohet deri ne mbrëmje. Beqaret do kenë shume sens humori dhe do arrijnë te bëjnë për vete disa persona. Ne planin financiar Hëna do iu beje luftarake dhe te kujdesshëm. Nuk keni për te pasur me asnjë lloj vështirësie.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Do i kushtoni vëmendje maksimale partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me te do përmirësohet ndjeshëm. Nuk do mungojnë as çastet e ngrohta intime. Për beqaret perspektivat do jene goxha te mira mjafton qe ata t’i shfrytëzojnë sa duhet mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar nuk do keni ndonjë fat te madh megjithatë do dini ta mbani situatën nen kontroll.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Priten përmirësime te konsiderueshme sot ne jetën tuaj ne çift. Për gjithçka do logjikoni dhe nuk do hidhni hapa te nxituara. Beqaret do kenë një dite shume pasionante dhe te jashtëzakonshme. Gjerat do ju ecin edhe me mire nga sa ata mund ta kishin menduar ndonjëherë. Ne planin financiar do keni mbështetje nga yjet dhe nga familjaret.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dielli do ketë ndikim shume pozitiv tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe do e beje çdo moment me emocionues. Flaket e pasionit do ndizen furishëm dhe do ndiheni për mrekulli. Dite eksplozive ka për te qene kjo për beqaret. Do kenë njohje te njëpasnjëshme dhe nuk do dine cilin person te zgjedhin me pare. Ne planin financiar intuita nuk do ju gaboje për asnjë moment dhe do hidhni hapat e duhura.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Do jeni me te paduruar dhe me te irritueshem gjate kësaj dite. Kjo gjë do shkaktoje mosmarrëveshje te forta me partnerin aq sa ai mund t’iu thotë troç qe mund te ndaheni po vazhduat kështu. Kujdes! Për beqaret do ndodhin ngjarje shume rëndësishme qe do e ndryshojnë te ardhmen njëherë e mire. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por as shume delikate.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Me ne fund, pas kaq shume kohesh dhe mundimesh, jeta juaj ne çift do jete me e qëndrueshme. Do arrini te merreni disi vesh me partnerin dhe do i pranoni edhe gabimet. Beqareve do ju duket vetja superiore nga te gjithë ata qe do takojnë dhe nuk do hedhin asnjë hap. Me shpenzimet do ju duhet me shume maturi qe gjendja te mbetet e kënaqshme.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dite shume e veçante ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Mes jush dhe atij qe keni ne krah nuk do ketë aspak mosmarrëveshje apo debate, përkundrazi do merreni vesh me se miri. Beqaret duhet te jene sa me realiste dhe nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur dhe mendoni edhe për te ardhmen. Përkujdes do ju çoje atje ku dëshironi.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Dite e stuhishme do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do jeni kokëfortë te dy palët dhe nuk do e ulni hundën asnjë çast. Beqaret do jene shume te zënë me pune dhe nuk do e kenë mendjen aspak tek krijimi i një lidhjeje. Sot për ta ka gjera shume me te rëndësishme për te bere. Financat do kërkojnë me shume përkujdes pasi gjendja e tyre nuk është e mire.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Koronavirusi i merr jetën efektivit të Policisë së Tiranës/ Më parë humbi edhe babain

Publikuar

-

Nga

Kosovë/ Shkon në 607 numri i viktimave nga Covid-19

Koronavirusi  vijon të marrë jetë, ndërsa së fundi mësohet se ka humbur jetën edhe një efektiv i Policisë së Tiranës.

Mësohet se ka humbur jetën efektivi Ilir Nerguti, ndërsa dy javë më parë kishte humbur edhe babain po nga ky virus i rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti Halit Valteri, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.



“Prehu ne paqe miku im, sot ne humbem nje mik te mire, koleget nje profesionist ne detyren qe mbante dhe shteti humbi nje njeri te madh.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 8 dhjetor 2018

LEXO EDHE:   Horoskopi i ditës, 19 mars 2019

Krenar per cdo dite qe kemi biseduar dhe keshillat e tua do jene te vlefshme gjithe jetes. Do te kujtojme gjithmone Komandant Ilir Nerguti”, shkruan Valteri.

LEXO TE PLOTE

Sociale

I sëmuri me HIV/AIDS pa mjekim, për shkak të pandemisë/ Spitalet rajonale nuk dinë ta trajtojnë

Publikuar

-

Nga

I sëmuri me HIV/AIDS nuk mbahet për kurim në QSUT, por dërgohet në spitalet e rretheve ku mungon specializimi i duhur për mjekim .

Në emisionin Fiks Fare ka ardhur ankesa e një nëne për të birin e saj i cili është i sëmurë me HIV/AIDS. Limone Beqiri nga Pogradeci tregon se djali i saj 42 vjeç në bazë të analizave që kanë bërë para 1 muaji ka rezultuar i infektuar nga virusi HIV/AIDS që është rrezik për jetën e njeriut duke shkaktuar edhe vdekjen.

Gjithashtu ajo na rrëfen se i biri ka qëndruar për mjekim i shtruar një javë në Spitalin e Pogradecit. Pas kësaj kohe spitali e dërgoi për mjekim më të specializuar në Tiranë. Spitali i QSUT-së në Tiranë e kthen të sëmurin sërish në spitalin e Pogradecit. Ndërkohë Spitali Rajonal i Pogradecit kësaj here e dërgon të sëmurin jo më në Tiranë, por në spitalin e Korçës. Në fund të këtij rrugëtimi i sëmuri përfundon sërish në spitalin e Pogradecit, pasi edhe spitali i Korçës ka bërë të njëjtën gjë si Qsut-ja në Tiranë, duke mos e mbajtur të sëmurin për mjekim e kanë rrikthyer në Pogradec. Nëna e të sëmurit thotë se nuk dinë më ku të shkojnë, prandaj i janë drejtuar emisionit Fiks Fare . Ajo kërkon të dijë përse nuk pranohet djali i saj në spital? Bashkëpunëtorët e Fiksit me qytetaren shkojnë në spital ku nga kryeinfermierja marrin përgjigje se gjendja e të sëmurit u përkeqësua në spital.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 7 shkurt 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 7 shkurt 2020

Kryeinfermierja thotë gjithashtu se: – Djalin e sorollat Tirana dhe Korça ne nuk bëjmë dot asgjë.



Gjithashtu kryeinfermjerja thotë që i sëmuri të marrë një rekomandim nga mjekja e familjes për tek infeksionist dhe të vij përsëri në spital për mjekim. Gazetarët e Fiksit shkojnë takojnë drejtorin e spitalit për të marrë një përgjigje se përse i sëmuri me HIV/AIDS nuk mbahet në spital për mjekim?

Drejtori sqaron gazetarët se e njeh rastin në fjalë, por më specifikisht do të flasë me mjeken që e ka ndjekur pacientin. Ndërkohë ai tregon se në Tiranë dhe në Korçë të sëmurin e kanë dërguar pasi me HIV/AIDS ka qenë rasti i parë që ka ndodhur në Spitalin e Pogradecit dhe nuk kanë trajtuar ndonjëherë të sëmurë me këtë virus. Drejtori thotë se për këtë të sëmurë duhet të përgjigjet spitali Nënë Tereza në Tiranë, sepse ata nuk kanë çfarë të bëjnë.

Ai u shpjegon gazetarëve se pacienti është drejtuar drejt spitaleve të tjera për mjekim më të specializuar dhe se duhet të jetë QSUT-ja ajo e cila duhet t’u jap edhe protokollin e mjekimit mbi të cilin të ndjekin në spitalin e Pogradecit të infektuarin me HIV/AIDS. Gjithashtu gazetarëve të Fiksit drejtori u kërkon që t’i lënë një kërkesë me shkrim për këtë rast, pasi do konsultohej me mjeken që ka ndjekur specifikisht të sëmurin me virusin vdekjeprurës.

LEXO TE PLOTE

Sociale

E mban në punë dhe s’i jep rrogën/ Ekonomistja: Mori pagën e luftës, ishte në provë

Publikuar

-

Nga

Iris Qerana është një qytetar që punon fshatin Pezë Helmes, i cili i është drejtuar emisionit Stop për një problem që ka me kompaninë ku punon. Qerana rezulton i punësuar në një punishte alumini, por për shkak të izolimit nga pandemia, në muajin mars ka qëndruar në shtëpi.

Në muajin Prill është thirrur të shkojë në punë dhe ka punuar deri në 20 maj. Për gjithë këtë kohë është paguar vetëm 124 mijë lekë të vjetra, pasi pronari i ka quajtur rrogë edhe pagën e luftës të ofruar nga shteti.

Pas denoncimit të këtij rasti, gazetarja e emisionit “Stop” ka kontaktuar me një administrator të kësaj punishteje, por ai pretendon, se Irisi nuk ka qenë punonjës i tij.
Gazetarja: Administrator unë jam këtu tek “Dashi Alumin”, jam Domenika gazetare e “Stop-it”, nuk e di nëse jeni në dijeni për problemin e Iris Qeranës.

Administrator: Po, po! Nuk e di, është marrë ekonomisti.

Gazetarja: Ku mund ta gjej ekonomistin, se pse e ka paguar ashtu siç e ka paguar?

Administratori: Do të flas dhe do të them.

Gazetarja: Jam në Pezë Helmes dhe këtu nuk ka njëri përveç të një vajze.

Administratori: Kë kërkon ti, se nuk të kuptova?

Gazetarja: Unë kërkoj dikë që të më shpjegoj, si është paguar në këtë mënyrë Zoti Qerana?

Administratori: Po ka një ekonomiste ka dhe administratore, unë s’jam.

Gazetarja: Unë e di që ju jeni administratori.

Vetë punëtori Iris Qerana shprehet se zotëria në fjalë i është prezantuar si administrator dhe e ka udhëzuar për punën që ka bërë gjatë gjithë kohës që ka qenë pjesë e kompanisë. Pasi në pikën e parë të punishtes nuk kishte njeri, gazetarja e “Stop” shkoi në një pikë tjetër ku gjen dhe administratorin me të cilin foli në telefon.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 5 shkurt 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 22 nëntor 2017

Gazetarja: Më fike telefonin, unë jam Domenika, që të mora në telefon. Si je?

Administratori:Djali s’është, s’ka qenë punëtori im.

Gazetarja: S’ka qenë punëtori juaj? Fare, fare?

Administratori: Jo, jo.

Gazetarja: Kush qëndron këtu përgjegjës, sepse djali ka qenë në punë këtu në prill-maj.



Administratori: Ka qenë këtu?

Gazetarja: Po!

Administratori: Okej! Do flasim! Po ka qenë këtu, do flasim me përgjegjësin.

Gazetarja:Po kush është pra?

Administratori: Po s’është pra, s’ka njeri këtu, s’e shef, që është mbyll? Kur të vijë, të them. Atje ku ishe ti, s’jam unë administrator. Jam këtu.

Gazetarja: Shumë mire!

Më pas emisioni “Stop” gjeti dhe ekonomisten e firmës, e cila shprehet se Irisi ka qenë në provë dhe është paguar me 260 mijë lekë të vjetra në muaj.

Gazetarja: Sa ka qenë pagesa e Irisit?

Ekonomistja: 260 mijë lekë, Irisi ka qenë në provë, sepse Irisi ka filluar në mars. Djali është siguruar me datën 10 mars dhe ka përfunduar me datën 20.

Gazetarja: Shteti ka dhënë një pagë lufte, për ndihmuar qytetarët në këtë situatë.

Ekonomistja: Pse shteti ndihmoi pikërisht bizneset e mëdha dhe nuk shkoi në një gjendje civile për t’i dhënë këtë pagë të gjithë popullsisë?

Gazetarja: Nuk ka ndihmuar bizneset…, i keni llogaritur pagën e shtetit, si pagesë tuajën.

Ekonomistja: Atëherë Irisi nuk ka ardhur në prill, ne nuk kemi patur punë në prill, ça do i jepja unë në prill? Faleminderit shtetit, që i ka dhënë pagesën…

Gazetarja: Kjo është ajo, që thoni sot, ndërkohë në prill keni punuar. Në prill-maj keni punuar.

Ekonomistja: Në maj është paguar Irisi. I ka lekët në bankë.

LEXO TE PLOTE