LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetimet për tërmetin/ Arratisen ndërtuesit, banorët mes katër rrugëve

16 Janar 2020, 17:58, Kronika CNA
Hetimet për tërmetin/ Arratisen ndërtuesit, banorët mes

Pas tërmetit të 26 nëntorit, një bllok banimi në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë është boshatisur totalisht, ndërkohë që Bashkia ka vendosur ne të shiritin, duke e shpallur të pabanueshëm.

Sipas asaj që raporton TV “A2 CNN”, banorët shprehen se kanë paguar 1200 euro për metër katror për apartamentet, por sot  ndërtuesi nuk u hap as telefonin.

Një ditë pas lajmit të arrestimit të ish-zyrtarëve te komunave, ndërtuesve dhe arkitektëve, pas shkeljeve që janë gjetur në dosjet e Bashkisë, Prokuroria e Tiranës ka administruar me dhjetëra denoncime që vijnë nga banorë të pallateve të dëmtuara.

Ato do të bëhen pjesë e procesit penal me dëshmitë e tyre, duke kërkuar dëmshpërblim prej atyre që do të provohet se janë përgjegjës për ndërtimet e dobëta që kanë blerë përkundrejt shumave të kripura të banesave./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga