LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fevziu denoncon live Kryebashkiakun e kapur duke kontrabanduar/ Ndryshoi emrin

16 Janar 2020, 22:09, Denoncim CNA
Fevziu denoncon live Kryebashkiakun e kapur duke kontrabanduar/ Ndryshoi emrin

Moderatori Blendi Fevziu ka bërë një denoncim të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin e tij “Opinion” për një Kryetar Bashkie.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari , moderatori Fevziu denoncoi se kryebashkiaku ende në funksion aktual është ndaluar nga Policia për kontrabandë në vitin 1996 dhe nuk është dënuar për këtë krim.

Sipas tij, Kryebashkiaku ka ndryshuar emrin dhe ende nuk e ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.

?Ka punuar doganier nga viti 1992-1995 në filan vend. Në nëntor të vitit 1996 është ndaluar nga policia për kontrabandë, është ndaluar me filanin, doganier filanin, kontrollor filanin dhe ky polic. Atëherë u fsheh dhe fizikisht nuk u ndalua. Dosjen e ka o në arkivën e Prokurorisë ose në Polici. Formularin e dekriminalizimit nuk e ka deklaruar, ka ndryshuar edhe emrin, nga filani e ka bërë filani dhe qytetari më ka çuar edhe formularin?, tha moderatori, por nuk preferoi të tregojë emrin e Kryetarit të Bashkisë për të cilin bëhet fjalë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga