Connect with Us

Ekzekutimi i biznesmenit në Tropojë/ Artan Hoxha publikon videon

Kronika

Ekzekutimi i biznesmenit në Tropojë/ Artan Hoxha publikon videon

Publikuar

-

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë, ka publikuar videon e vrasjes së biznesmenit në Tropojë, Guxim Gjyriqi ndërsa zbardh detaje të reja.

Sipas Hoxhës, ora kur është ekzekutuar biznesmeni, nuk përkon me atë që ka raportuar policia, me një diferencë prej 40 minutash.

“Jane aq të shpeshta ngjarjet, aq të zhurmshme sa mbulojnë njëra tjetrën. Ajo që është shqetësuese, është pikërisht fakti se ngjarja ka ndodhur në Bajram Curri, larg syrit të mediave.

Është një vrasje me mesazh, pra që paralajmëron një zinxhir vrasjesh të tjera. Duket një ngjarje e spostuar, e lënë në harresë. Detajet nuk kanë përputhje me atë që unë pashë në terren.

LEXO EDHE:  Vrasje të vogla/ Oja i kërkon Serhanit të takohen për herë të fundit, ja ç’do ndodhë sot

Çfarë, ka ndodhur?

Orari ka rreth 40 minuta diferencë, nga ai që ka ndodhur dhe ai që është raportuar. Trupi ka ndejtur në vendngjarje 40 minuta dhe kjo i ka dhënë kohën edhe makinës që u gjet në Golaj të Hasit të largohej.

Kamerat e sigurisë dëshmojnë orarin e saktë, 22: 53 minuta kur ka ndodhur vrasja. Megjithatë unë uroj që Prokuroria ti ketë sekuestruar kamerat e sigurisë, pasi rruga nacionale që lidh Fushë Arrëzin me Bajram Currin është e paisur me kamera me rezolucion  të lartë”, theksoi Hoxha nga studion e ABC news.

Ndërsa pamjet ekskluzive, mund ti ndiqni bashkangjitur linkut ./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr me thika në Kamëz/ Plagoset 25 vjeçari, arrestohet autori

Publikuar

-

Nga

Policia e Kamzës ka arrestuar një person pasi plagosi me thikë një 25 vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në Bulevardin Blu, ku disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë një prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht: I. P., 23 vjeç, banues në Kamzë, i cili u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbatja pa leje e armëve të ftohta”.

Arrestimi i tij u krye, pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me disa shtetas të tjerë, në Bulevardin Blu, Kamzë, poshtë rrethit të Bathores, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin R. K., 25 vjeç.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” shtetasi E. K., pasi gjatë konfliktit ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin I. P.

LEXO EDHE:  Detaje te reja per vrasjen ne familje ne Fier

LEXO EDHE:  Artan Hoxha zbulon detaje tronditëse për ekzekutimin në Shkodër

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte në proces Vetting-u/ Prokurori jep dorëheqjen e papritur

Publikuar

-

Nga

Prokurori i Pogradecit, Erion Pustina  ndaj të cilit kishte nisur procesi i vettingut, ka dhënë dorëheqjen e papritur nga detyra.

Ai e ka paraqitur dorëheqjen e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Nëse do të pranohet dorëheqja e tij ose jo do të shqyrtohet ditën e sotme nga KLP./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Anëtari i KLP-së kërkon pezullimin e gjykimit ndaj tij/ KPA vendos sot

Publikuar

-

Nga

Është mbajtur sot seanca për anëtarin e KLP, Besnik Cani pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në këtë proces Cani, përfaqësohet nga avokati Eduard Halimi, i cili ka kërkuar që të pezullohet gjykimi ndaj Canit deri sa gjykata të shprehet për kallëzimim që ka bërë në SPAK për anëtarin e KPA, Luan Daci, me akuzën për falsifikim të formularit të aftësive profesionale.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës/ Një çështje është ajsberg, do ketë zhvillime

LEXO EDHE:  Artan Hoxha deklaratë të fortë/ Irani ka elementë spiunazhi në Ambasadë

SPAK ndërkohë ka regjistruar procedimin penal ndaj Dacit, ndërsa për kërkesën e Besnik Canit pritet të vendosin në orën 12:00./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE