Connect with Us

Do ketë një takim Rama-Basha pas marrëveshjes për “Zgjedhoren? Gjiknuri: Do vijë natyrshëm…

Politikë

Do ketë një takim Rama-Basha pas marrëveshjes për “Zgjedhoren? Gjiknuri: Do vijë natyrshëm…

Publikuar

-

Damian Gjiknuri nuk e përjashton mundësini e një takimi mes kreut të opozitës Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas mbledhjes së parë të këshillit Politik në kuadër të Reformës Zgjedhore, Gjiknuri tha se do vijë një moment që do ketë takime edhe në nivele më të larta.

“Kryeministri e ka bërë ftesën kur ra tërmeti, do të thotë që ai e ka shtrirë dorën. Zoti Basha ka krijuar një kompleks për çështje të brendshme. Unë mendoj se një të ardhme natyrshëm që do vijë një moment që palët të ulen. Ky vend është shumë i vogël për tu ndarë, dhe duhet të ketë një dialog në nivel edhe më të madh”, tha Gjiknuri mes të tjerash.

Ndërsa i pyetur nëse marrëveshja për reformën zgjedhore do të sjellë zgjedhje të parakohshme, Gjiknuri nuk e beson një gjë të tillë.

LEXO EDHE:  Renzi takon Obamën në Washington, kërkon mbështetje

“Ne po i bëjmë kodin për zgjedhjet e 2021. Nuk është çështje e kësaj bisede, nuk ka një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme. Nëse politika vendos, këtë e zgjedh vetëm mazhoranca. Vetë kryeministri Rama ka thënë zgjedhjet janë në 2021, por na takon ne si mazhorancë që të vendosim kur takojnë zgjedhjet e parakohshme”, tha Gjiknuri në studion e Abc News.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama në konferencë me Albin Kurtin/ Ja ku do bëhet mbledhja e dy qeverive

Publikuar

-

Nga

Pas takimit kokë më kokë në Pallatin e Brigadave, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai shqiptar Edi Rama kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë fjalës së tij Kurti theksoi se Kosova dhe Shqipëria janë prioritete të njëra-tjetrës, ndërsa shprehu vendosmërinë për bashkëpunim mes dy vendeve në aspektin ekonomik, por edhe atë të arsimit.

“Kosova dhe Shqipëria janë prioritet të njëra-tjetrës.

Duma që ta shtojmë bashkëpunimin, duke e zgjeruar atë në aspektin ekonomik dhe atë të arsimit. Këto janë fusha ku i kemi prokupimet e njejta.”

LEXO EDHE:  Përfundon takimi në Kryesinë e Kuvendit/ Lu-Meta 2 orë në zyrë

LEXO EDHE:  Mbledhje me parlamentarë nga Gjermania dhe Europa Juglindore/ Bushati rikthehet pas një dekade

Ndërkaq, kryeministri Rama lajmëroi mbledhjen e radhës së dy qeverive e cila do të mbahet në Shkodër.

Kemi pasur komunikim ta hapur, intensiv se ku jemi dhe ku duam ti çojmë marrëdhëniet tona duke synuar një shpejtësi të re në të gjitha fushat dhe duke gjetur gatishmëri të plotë reciprokisht. Kemi rënë dakord për përgatitjen e mbledhjeve të dy qeverive që do të mbahet në Shkodër sepse e fundit ishte në Pejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjyqtarja e sëmurë/ Shtyhet gjyqi për Agim Kajmakun

Publikuar

-

Nga

Shtyehet seanca gjyqsore për ish kyebashkiakun e Vorës, Agim kajmaku.

Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës ëhstë bërë gjendja shëndetësore e gjyqtares, Vjollca Spahiu.

Seanca për Kajmakun do të zhvillohet më 18 shkurt ku do të vendoset nëse do kalojë për gjykim ose jo dosja e tij.

Kujtojmë se Kajmaku prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

LEXO EDHE:  Renzi takon Obamën në Washington, kërkon mbështetje

LEXO EDHE:  Renzi takon Obamën në Washington, kërkon mbështetje

Më herët prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa “arrest me burg” për Kajmakun pasi akuzohet për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e re e SHBA në vendin tonë,Yuri Kim, zhvillon sot një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas mbërritjes në Shqipëri ku nisi misionin diplomatik në krye të ambasadës së SHBA-së, Kim ka pasur ditë intensive me takime me figura të poltikës, apo dhe me drejtuesit me të lartë të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Dje ambasadorja pati një takim me Ministren e Arsimit Besa Shahini së cilës i dhuroi një glob të gdhendur me logon e programit Fulbright, në nder të marrëveshjes që u nënshkrua midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në shtator të 2019-ës, e cila do tu japë më shumë studentëve shqiptarë mundësinë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara me bursën Fulbright.

Ndërkaq, në  orën 15:00, pritet të ketë një tjetër takim me kryetaren e grupit demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE