Connect with Us

Denoncimi/ Si e ktheu Erion Veliaj Tiranën në qytetin më të ndotur në planet

Politikë

Denoncimi/ Si e ktheu Erion Veliaj Tiranën në qytetin më të ndotur në planet

Publikuar

-

Tirana renditet si një ndër qytetet më të ndotura në botë, në Indeksin e Ndotjes 2019.

Në nivel global, mes 294 qyteteve, Tirana rënditet në vend të 38-të. Ndërsa në Evropë, vetëm një qytet është më i ndotur se Tirana, Tetova e Maqedonisë.

Ndërkaq, në rrjetet sociale prej ditësh njerëzit po postojnë të dhënat e aplikacioneve që tregojnë nivelin e ndotjes.

Një mesazh të tillë e ka postuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili teksa ka shpërndarë mesashin e një qytetari, shkruan se Erion Veliaj e ktheu Tiranën në qytetin më të ndotur në planet.

LEXO EDHE:  Thaçi sulmon Berishën/ Argat i Millosheviçit, ka furnizuar me armë Serbinë

“Tiranen Lal plehu e shnderroi ne qytetin nder me te ndoturit e planetit!

Shikoni foton dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema doktor!
Tirana po ia kalon edhe Indise per nga ndotja e ajrit.
Betonizimi ne bashkine e Tiranes dhe fabrikat po kontribuojne teper ne kete ndotje.
Ju faleminderit nese e postoni.”., shkruan Berisha në reagimin e plotë të tij./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama në konferencë me Albin Kurtin/ Ja ku do bëhet mbledhja e dy qeverive

Publikuar

-

Nga

Pas takimit kokë më kokë në Pallatin e Brigadave, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai shqiptar Edi Rama kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë fjalës së tij Kurti theksoi se Kosova dhe Shqipëria janë prioritete të njëra-tjetrës, ndërsa shprehu vendosmërinë për bashkëpunim mes dy vendeve në aspektin ekonomik, por edhe atë të arsimit.

“Kosova dhe Shqipëria janë prioritet të njëra-tjetrës.

Duma që ta shtojmë bashkëpunimin, duke e zgjeruar atë në aspektin ekonomik dhe atë të arsimit. Këto janë fusha ku i kemi prokupimet e njejta.”

LEXO EDHE:  Video-Veliaj përfshihet skandali/ Zbulohet vjedhja e rrezikshme me ujin e pijshëm

LEXO EDHE:  Akuza e deputetes/ Veliaj ka zaptuar hapësirat e universiteteve

Ndërkaq, kryeministri Rama lajmëroi mbledhjen e radhës së dy qeverive e cila do të mbahet në Shkodër.

Kemi pasur komunikim ta hapur, intensiv se ku jemi dhe ku duam ti çojmë marrëdhëniet tona duke synuar një shpejtësi të re në të gjitha fushat dhe duke gjetur gatishmëri të plotë reciprokisht. Kemi rënë dakord për përgatitjen e mbledhjeve të dy qeverive që do të mbahet në Shkodër sepse e fundit ishte në Pejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjyqtarja e sëmurë/ Shtyhet gjyqi për Agim Kajmakun

Publikuar

-

Nga

Shtyehet seanca gjyqsore për ish kyebashkiakun e Vorës, Agim kajmaku.

Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës ëhstë bërë gjendja shëndetësore e gjyqtares, Vjollca Spahiu.

Seanca për Kajmakun do të zhvillohet më 18 shkurt ku do të vendoset nëse do kalojë për gjykim ose jo dosja e tij.

Kujtojmë se Kajmaku prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

LEXO EDHE:  Thaçi sulmon Berishën/ Argat i Millosheviçit, ka furnizuar me armë Serbinë

LEXO EDHE:  “Një zi e thellë ka rënë...”/ Berisha fjalë të ndjera për humbjen e Nexhmije Pagarushës

Më herët prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa “arrest me burg” për Kajmakun pasi akuzohet për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e re e SHBA në vendin tonë,Yuri Kim, zhvillon sot një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas mbërritjes në Shqipëri ku nisi misionin diplomatik në krye të ambasadës së SHBA-së, Kim ka pasur ditë intensive me takime me figura të poltikës, apo dhe me drejtuesit me të lartë të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Dje ambasadorja pati një takim me Ministren e Arsimit Besa Shahini së cilës i dhuroi një glob të gdhendur me logon e programit Fulbright, në nder të marrëveshjes që u nënshkrua midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në shtator të 2019-ës, e cila do tu japë më shumë studentëve shqiptarë mundësinë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara me bursën Fulbright.

Ndërkaq, në  orën 15:00, pritet të ketë një tjetër takim me kryetaren e grupit demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE