Connect with Us

Denoncimi i “Fiks Fare”/ Shefi i Policisë Pyjore me ndërtim pa leje

Denoncim

Denoncimi i “Fiks Fare”/ Shefi i Policisë Pyjore me ndërtim pa leje

Publikuar

-

Në zonën e mbrojtur Kune- Vain, Ministria e Turizimit është duke zbatuar ndërtimin e projektit të rrugës që kalon përmes lagunës. Sipas pronarëve të tokës, firma po del nga projekti duke e zgjeruar artificialisht rrugën. Administratori i kësaj zone, Agjensia për mbrojtjen e Zonave të Mbrojtura nuk ka qenë dakord që rruga të shtrohet më asfalt, por e ka miratuar në heshtje.

Emisioni “Fiks Fare” rreth 2 vite më parë denoncoi tjetërsimin e pronave  në  zonën  e mbrojtur në Kune – Vain, Lezhë. Rreth 500 mijë m2 zonë e mbrojtur,  rezultoi të ishte ndarë me ligjin 7501. Fill pas publikimit të këtij skandali, prokuroria regjistroi kryesisht një proçedim, për veprën penale Falsifikim i Dokumenteve dhe Shpërdorim Detyre. Pas dy vjetësh, hetimet nuk kanë përfunduar akoma pasi pritet akti i ekspertimit.

Fisi Mlika, i cili sipas Vendimit të Kthimit dhe Kopensimit të Pronave i është njohur dhe kthyer kjo sipërfaqe toke, për pjesën e kthyer ata disponojnë edhe çertifikatën e pronësisë. Por pavarësisht luftës me privatin edhe shtetin kjo pronë është tjetërsuar dhe sot,  ata kanë zgjedhur t’i drejtohen sërish emisionit Fiks Fare, për një tjetër problem por sërish në lidhje me këtë pronë. Sipas përfaqësuesit të fisit Mlika, Ardian Mlika, në këtë pronë nga Ministria e Turizmit është duke u zbatuat projekti i ndërtimit të rrugës ekzistuese që kalon nëpër këtë lagunë. Ata pretendojnë që nuk janë informuar fare për këtë projekt dhe  që gjatë ndërtimit firma po del nga projekti, duke shtuar në mënyrë artificiale gjerësinë e rrugës, sidomos në pjesët ku ka lokale dhe duan të shtrojnë parkim.

Disa prej pronarëve, janë gjendur para faktit, kamionëve që hynin dhe dilnin në zonë të mbrojtur dhe hidhnin çakull, pa vendosur të paktën një tabelë informuese. Ata kanë filmuar disa nga punonjësit e firmës së ndërtimit që pretendon se është marrë vesh edhe me drejtorin e zonës së mbrojtur, që edhe po dolën një metër majtas, e një metër djathtas rrugës nuk ka problem. Ata gjithashtu dëgjohen të debatojnë për tabelën që nuk është vendosur akoma dhe për parkimet që i janë kërkuar të shtrohen nga lokalet që ndodhen në zonë.

“Fiks Fare” pas kësaj ankese, u nis drejt zonës së mbrojtur Kune- Vain.  “Fiks”-i mësoi se ndërtimi i kësaj rruge është një investim i Ministrisë së Turizmit, dhe në përfundim, pritet të rrisë numrin e turistëve në këtë zonë të mbrojtur. Sipas projektit të dërguar nga Bashkia Lezhë, ndërtimi do të bëhet mbi gjurmën e rrugës ekzistuese  dhe bashkë me korsinë e biçikletave do të jetë 5.20 cm e gjerë.

Gazetarët e “Fiks”-it, gjatë ushtrimit të detyrës, kur po kryenin filmime të rrugës dhe ndërtimit të saj, u  ndaluan nga një punonjës i policisë pyjore të zonës së mbrojtur. Ai me arrogancë dhe shpejtësi ndaloi automjetin përpara makinës me të cilën po udhëtonte grupi i xhirimit. Duke rrezikuar seriozisht jetën e operatorit që në ato momente po fuste kameran në automjet.

Ky punonjës, i cili bëri debat me punonjësit e “Fiks”-it pretendoi se gazetarët nuk mund të filmonin një rrugë shtetërore pa i marrë më parë leje atyre dhe pa shpjeguar arsyen e filmimit. Pashk Ndoka prej vitesh është punonjës i Policisë Pyjorë të Zonës së Mbrojtur, zonë të cilën paguhet për ta mbrojtur, por që edhe vet rezulton sipas dokumentacionit në listën e personave që pikërisht në këtë zonë, kanë ndërtuar pa leje.

Për sa ai takon sjelljes së punonjësit të Policisë Pyjore të zonës së mbrojtur, dhe ndërtimit të tij pa leje, drejtuesi e zonave të mbrojtura Zamir Dedej, sqaroi për “Fiks”-in se nuk kishte  dijeni për sjelljen e tij dhe nuk e kuptonte dot përse e ka bërë.

“I kam tërhequr vërejtje për momentin dhe kam kërkuar më shumë sqarim për çështjen. Përsa i përket ndërtimit privat unë nuk kam pasur dijeni, por di që pas vitit 2010 atje nuk ka asnjë ndërtim pa leje .Pas informacionit të marrë për rastin që pyesni kuptova se bëhet fjalë për një ndërtim rreth 80 m2 i ndërtuar në 1996, për të cilën z. Ndoka pretendon se ka çertifikatën e pronësisë së tokës.” shton ai në përgjigen më shkrim.

Projekti i rrugës dhe “heshtja e institucioneve”

LEXO EDHE:  Denoncimi në Fiks Fare/Qytetari nuk martohet dot, rezulton i martuar në gjendje civile

Sipas Bashkise Lezhë që ka miratuar edhe lejen e ndërtimit, Rruga do të jetë  rreth 4 km e gjatë dhe  5.2o m e gjerë. Nga të cilat :

  • Bankine me cakull =0.5 meter;
  • Trupi I rruges = 3.0 meter (Shtrese beton arme e stampuar);
  • Bordure Betoni =0.3 m;
  • Korsia e bicikletave =1.2 meter (asfaltobeton me ngjyre);
  • Mur betoni =0.2 meter.

Gjatë kësaj periudhe investigimi të “Fiks”-it, jo të gjitha institucionet kanë dhënë pëlqimin e tyre për ndërtimin  e kësaj rruge, me të tilla parametra.  Sipas përgjigjes zyrtare të Bashkisë Lezhë, shumica e institucioneve e kanë miratuar në heshtje, pra duke mos kthyer përgjigje. Një ndër to, ishte edhe  Drejtoria e Zonave të Mbrojtura që e ka direkt nën administrim këtë sipërfaqe.  Zamir Dedej drejtori i i këtij institucioni, i kontaktuar nga Fiksi është shprehur se ata kanë kërkuar rehabilitimin e kësaj rruge, por kanë qenë kundër shtrimit të saj me asfalt.

Një tjetër institucion që e ka kaluar miratimin në heshtje është edhe Drejtoria e Kadastrës, Lezhë. Në përgjigjen e bashkisë, thuhet se Drejtoria e Kadastrës  nuk është shprehur  për problematika të pronave apo  prona private që mund të jenë në gjurmën e rrugës. Fiksi kontaktoi me drejtorin  e Kadastrës i cili në përgjigjen zyrtare pretendon sa kanë qenë shumë të ngarkuar për shkak të verfikimeve në terren pas tërmetit të 26 nëntorit. Në një paragraf të përgjigjes ai cilëson se fakti që këto pasuri janë nën hetim apo të sekuestruara nga prokuroria, nuk përbën shkak për mosmiratimin e lejes së ndërtimit që është për një qëllim publik, por gjithashtu shprehet se nga  “nga studimi i dokumentacionit të hedhur në portalin e.leje, projekti dhe harta e zonës janë në  shkallë shumë të vogël,  dhe e  bën të pamundur përcaktimin e pronave të cilat preken nga ky projekt. Duke kundërshtuar kështu vetveten brenda të njëjtës përgjigje, pasi edhe pohon se këto prona janë nën hetim nga prokuroria, por nga ana  tjetër nuk ka dijeni se cilat prona preken.

Tjetërsimi i pronës dhe proçedimi penal i prokurorisë

“Fiks Fare” rreth 2 vite më pare denoncoi tjetërsimin e pronave  në  zonën  e mbrojtur në Kune – Vain, Lezhë. Rreth 500 mijë m2 zonë e mbrojtur,  rezultoi të ishte ndarë me ligjin 7501. Fill pas publikimit të këtij skandali, prokuroria regjistroi kryesisht një proçedim, për veprën penale Falsifikim i Dokumenteve dhe Shpërdorim Detyre. Pas dy vjetësh, hetimet nuk kanë përfunduar akoma pasi pritet akti i ekspertimit.

Gjatë kësaj periudhe  në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, përfundoi hetimi i dosjes  së famshme 399. Në këtë dosje,ndër të tjera, nga telefonatat e regjistruara dhe personat nën përgjim është faktuar edhe tjetërsimi dhe falsifikimi i dokumentacionit nga personat nën hetim Mimoza Ndoka, Gjevi Ndoka, Arben Ndoka  etj. Të njëjtat emra që kanë dalë në pah edhe gjatë investigimit të Fiksit, për tjetërsimin e pronave në Kune Vain.

I pyetur nëse ka patur ndonjë bashkëpunim mes Prokurorisë Lezhë dhe asaj të Krimeve të Rënda, Drejtuesi i  Prokurorisë Lezhë Milan Laskaj fillimisht përgjigjet se në dijeninë e tij ka patur komunikim për këtë çështje. Por në përgjigjen e dytë kjo pyetje anashkalohet. Duke u shprehur se  nga prokuroria në funksion të hetimit të këtij procedimi janë sekuestruar të gjitha praktikat e regjistrimit në Z.V.R.P.P. Lezhë të cilat janë dërguar për ekspertim etj. Hetimet për këtë procedim penal për shkak të volumit, numrit të personave të përfshirë etj është në fazë hetimi. “Në përfundim të hetimeve do ju informojmë me shkrim mbi mënyrën e përfundimit” përfundon shkresa zyrtare nga Prokuroria e Lezhës./Top Channel/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncon”Stop”/Avokatja e Otrantos vjedh paratë e viktimave dhe kërcënon të afërmit e tyre!

Publikuar

-

Nga

28 marsi 1997 është një datë që nuk harrohet për popullin shqiptar. Një anije “Katëri i Radës”, u nis nga Vlora për në Brindizi me 115 persona, fëmijë, gra e burra, që ishin nisur në kërkim të një jete më të mirë. Anija shqiptare u ndoq nga dy anije ushtarake të flotës italiane, sapo kishte dalë në ujrat ndërkombtare dhe anija “Sibila” përplasi anijen “Kateri i Radës”, duke shkaktuar një tragjedi me 81 të mbytur, 24 prej të cilëve nuk iu gjet trupi kurrë.

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/Inspektori shet 200 euro procesverbalin fallco

LEXO EDHE:  Denoncimi në Fiks Fare/ Një dekadë zyrave të shtetit për të regjistruar pronën

Sot në “Stop”vijnë 5 dëshmi ekskluzive të të afërmve të viktimave. 5 vjet më pas përfundoi cështja penale për këtë tragjedi, por ende sot, të afërmit e viktimave nuk kanë marrë paratë për shpirtrat e humbur.

Avokatja Natasha Shehu ka mashtruar qytetarët fatkeqë, duke u marrë paratë së bashku me bashkëshortin e saj, e duke i kërcënuar ata me lloj-lloj formash.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Vdiq se i ra vetrata e xhamit në kokë/ Prokurori prej 2 vitesh zvarrit hetimin, kërcënon familjarët

Publikuar

-

Nga

Rreth dy vjet më parë, në mars të 2018, 67 vjeçari Ramadan Kaçaj, nga Vlora, humb jetën, pasi gjatë një ere të fortë, duke ecur në trotuar, i bie në kokë një vetratë xhami e vendosur në katin e dytë të një pallati në lagjen 28 Nëntori. Pas një ore, i moshuari humb jetën në spital. Prokuroria pas kësaj ngjarje nis një hetim. Hetim që në mars bën plot dy vjet që ka filluar, por që ende nuk ka asnjë autor apo të ndaluar. Prokurori i çështjes Kledjan Llaho, mendohet se ka zvarritur hetimin. Pretendimi i tij është ngarkesa me dosje. Madje ai shprehet se për shkak të kësaj ngarkese po i dalin njerëzit nga burgu.

Bashkëshortja dhe djali i viktimës, duke parë neglizhencën e prokurorisë në hetimin e kësaj çështje ju drejtuan emisionit Fiks Fare. Sipas tyre prokuroria nuk ka seksuestruar as provën materiale, vetratën apo videon e ngjarjes. Videon e kanë gjetur vet familjarët dhe ja kanë dhënë prokurorit dhe avokatit, por këta të dy sot, ja hedhin fajin njëri-tjetrit. Gjithashtu gruaja është në gjendje shumë të keqe ekonomike, pasi bashkëshorti ishte i vetmi që punonte dhe sillte  të ardhura.

Djali i viktimës, Bledar Kaçaj ditën që ka ndodhur ngjarja, pasi është njoftuar nga të afërmit ka shkuar menjëherë  në vend dhe gjëja e parë që ka bërë pasi ka shtruar babain në spital, është të kërkonte të dinte se çfarë kishte ndodhur. Tek një biznes përballë pallatit, ai kishte marrë videon e aksidentit. Në këtë video duket qartë momenti kur vetrata mbi 4 metra e gjerë, bie mbi viktimën ndërkohë që ai po ecte në trotuar. Këtë video, djali ja ka treguar më pas, avokatit të tij dhe prokurorit. Avokati pretendon se me proceverbal, diskun e videos e ka dorëzuar në prokurori. Prokurori edhe pas kaq shumë kohësh thotë se nuk e ka këtë video edhe pse gjatë bisedës disa herë kundërshton veten në ato që thotë.

Akti i ekspertizës Mjeko-Ligjore

Prokurori çështjes në dy vjet, nuk ka ende në dosje aktin e ekspertizës mjeko-ligjore. Kur djali i viktimës, kërkon këtë akt tek prokurori, ky i fundit tek kërkon në dosje habitet dhe pretendon se spitali nuk ja paska sjellë aktin e ekspertizës. Sipas tij i duhet të bëj një tjetër kërkesë. Fiks Fare kontaktoi me mjekun i cili ka bërë ekspertizën. Sipas Dr .Blerim Peli, akti i ekspertizës i ka shkuar prokurorisë jo më larg se një muaj nga ngjarja. Shkresë kjo e dërguar zyrtarisht nëpërmjet postës.

Akti i Ekspertizës Teknike

Sipas prokurorit Llaho, asnjë ekspert në qytetin e Vlorës nuk ka pranuar që të bëj aktin e ekspertizës, pasi çështja është aksident me vdekje. Ai thotë se ata njihen me njëri- tjetrin dhe i vetmi që pranoi është një ekspert me mbiemrin Elezi. Por edhe ky ka kërkuar ndihmë pasi nuk e bën dot vetëm ekspertizën. Jo vetëm për shkak të çështjes delikate por edhe për faktin se pronarët e pallatit ku ka ndodhur ngjarje sipas prokurorit nuk i lejojnë të hyjnë në ndërtesë. Në këto kushte, prokurori ka kërkuar ekspertë nga Tirana. Ai thotë së njërën nga herët, eksperti Elezi ka mundur të hyjë në godinë fshehurazi dhe ka nxjerrë disa konkluzione. Sipas tij ka shkelje, pasi vidat që janë përdorur për të kapur vetratën janë dy herë më të vogla se vidat që duhet të ishin përdorur. “Aty shkelje ka, ai do shkoj në burg, por ti bëj durim” i shprehet prokurori në ballafaqim djalit të viktimës. Gjithashtu djali ballafaqohet edhe me avokatin e çështjes Edmond Demo. Ky i fundit i thotë që videon ja ka dorëzuar prokurorit, por ai me siguri do ta ketë humbur. Gjithashtu ai e pranon se asnjë ekspert nuk merr përsipër të bëj aktin e ekspertimit teknik, ndaj për këtë arsye i kishte kërkuar djemve të viktimës që ta gjenin vet një ekspert për të bërë aktin. Sipas tij, një shkelje tjetër e prokurorit, është fakti që vetrata nuk është sekuestruar nga prokuroria, por e ka akoma pronari.

LEXO EDHE:  Denoncimi në Fiks Fare/Qytetari nuk martohet dot, rezulton i martuar në gjendje civile

LEXO EDHE:  Denoncimi nga Fiks Fare/ Blendi Klosi akuza Prokurorisë

Prokurori kërcënon djalin e viktimës “më ke prerë në besë”

Fiks Fare bashkë me djalin e viktimës u interesuan pranë Prokurorisë së Rrethit Vlorë, ku kontaktuan me prokurorin e çështjes. Gjatë ballafaqimit prokurori i kërkoi gazetarëve të dilnin jashtë, pasi ai nuk kishte detyrim që t’i jepte llogari apo informacion. Në momentin që hyjnë në prokrurori, gazetarja nuk u ndalua nga askush për të vajtur në zyrën e prokurorit bashkë me djalin. Sapo hyjnë në zyrë, ajo u prezantua si gazetare e Fiks Fare, por e gjithë kjo situatë irritoi prokurorin i cili menjëherë kërkoi të dilnin jashtë. Me insistimin e gazetares së Fiksit i vetmi justifikim që prokurori dha, ishte fakti që ishte shumë i ngarkuar duke i treguar pirgun e  dosjeve mbi tavolinë. Më pas,  Ai thërret rojen e sigurisë për të nxjerrë gazetaren bashkë me djalin jashtë. Këtu  debati degjeneroi në dhunë verbale dhe fizike. Deri aty sa prokurori e kërcënoi djalin “Më ke prerë në besë, e di unë çdo të bëj”. E gjithë kjo vetëm se djali ishte ankuar tek Fiks Fare./Top Channel

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Kaos dhe vjedhje në Drejtorinë e Doganave/ Denoncohen abuzimet”

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar vjedhjet dhe kaosin e krijuar në dogana.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha thotë se institucioni më i rëndësishëm në vend, siç është Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, është në kaos.

Në mesazhin e qytetarit dixhital, ngrihen akuza se po bëhen emërime pa kriter për kryetarë doganash, përgjegjësa sektori dhe specialistë. Sipas tij, ata vijnë nga rruga pa asnjë lloj konkurimi dhe e thonë hapur që i ka sjellë partia.

Ish-lideri i deemokratëve thotë se në këtë institucion bëhen vjedhje nafte, korrupsion dhe çdo lloj mëkati.

“4 muaj pa shef departamenti, a e kupton se çfarë gjendje është dogana? Jam një ndër punonjësit më të vjetër, por më vjen turp të pranoj këto abuzime. Institucion pa zyra pasi na kanë çuar në 3 vende të ndryshme që narkopartia të kapte 3 tendera të ndryshëm dhe ajo më e rëndësishmja është që të gjithë këta mafiozë morën dhe shpërblim për vit të ri duke abuzuar me fondet e buxhetit të shtetit. Janë të pashpirt, në momentin që vendi ndodhet në situatën më të keqe pas tërmetit të 26 nëntorit, këta drejtuesa shpërblejnë veten e tyre. Ju lutem na ndihmoni sepse çdo ditë po bëhet më keq”, theksohet në mesazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE