Connect with Us

Dëbimi i dy iranianeve nga Shqipëria/ Flet eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare

Politikë

Dëbimi i dy iranianeve nga Shqipëria/ Flet eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare

Publikuar

-

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, prof. Dr. Tonin Gjuraj është shprehur sot se vrasja e Qasem Soleimanit, nga ana e amerikanëve, ka qenë një veprim i duhur.

Përvec kësaj prof. Gjuraj tha se, dëbimi i dy diplomatëve iranian nga Shqipëria, ditën e djeshme, ishte një formë reagimi që Shqipëria duhet ta ndërmerrte.

“Paparashikueshmëria vlen edhe për Trumpin vetë, por edhe për Iranianët. Situata mbetet e rrezikshme  por rreziku i konfrontimit, i luftës ballë për ballë ka kaluar. Kemi një eskalim të situatës mund të themi pas vrasjes së Qasem Soleimanit.

Po të bëjmë një analizë racionales së kostos dhe përfitimit, me sa duket situata është qetësuar edhe pse mund të ketë episode.”-tha Gjura në ABC News.

Po ashtu, Gjuraj theksoi se misioni i shtetit shqiptar është mision humanitar dhe ka mbështetur hebrejtë dhe të tjerë në situata të vështira.

LEXO EDHE:  Vetëvritet një politikan i njohur/ Ja për çfarë ishte akuzuar

Ka një veprim të  kordinuar, deklaratë e ministrisë korrejkte për hir të së vërtetës. Sipas ministrisë tonë ato nuk kanë respektuar konventën e Vjenqës, megjithatë fakti që ne kishim një deklaratë kërcënuese nga irani, pavarësisht se nuk u përmend drejtpërdrejt shqipëria, sikur edhe mos të kishim një info të plotë dhe të saktë ne duhet të kishinm një lloj reagimi. Misioni i vendit tonë është mision humanitar. Ne kemi mbështetur me kohë të gjithë ata që kanë patur nevojë për ndihmën tonë, kemi mbështetur hebrenjtë e të tjerë. Ne nuk mund të besojmë që 3000 të strehuar në manzë, gra dhe fëmijë janë terroristë. Kështu që në këtë këndvështrim dëbimi i tyre ka qenë i duhuri.”-theksoi Gjuraj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lobimi i PD në SHBA/ Dosja e Bashës në dorë të Fatmira Hajdarit

Publikuar

-

Nga

Dosja e Bashës dhe dy zyrtarëve të PD  për lobimin rus, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Fatmira Hajdari.

Shorti ka përzgjedhur Hajdarin si kryesuese e trupit gjykues, ndërsa anëtarë do të jenë, Alaudin Malaj dhe Shpresa Becaj.

Dosja  për lobimin në SHBA u pushua nga shkalla e parë, por Prokuroria ankimoi pushimin e cështjes për tre zyrtarët e PD-së, Bashën Ristanin e Dervishin.

Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit për falsifikim formularësh në çështjen e lobimit pasi nuk ekzistojnë prova. Në 41 faqe vendim të gjykatës së Tiranës thuhej se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”.

LEXO EDHE:  Sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Siri/ Reagon Vladimir Putin

LEXO EDHE:  SHBA/ Hapën zjarr në një konferencë, vriten dy autorët

Kujtojmë se Fatmira Hajdari, është bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë të PD, Azem Hajdari, si edhe nëna e Rudina Hajdarit, deputetja e cila zgjodhi të dalë kundër urdhrit të kryedemokratit për djegien e mandatave dhe pranoi të kryesojë opozitën e re në parlament.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi i Metës me Albin Kurtin/ Zbardhen detaje nga takimi

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim të përzemërt Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Pasi e uroi për marrjen e detyrës së lartë të Kryeministrit dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, të popullit të saj dhe të ardhmes sonë europiane, Presidenti Meta i tha Kryeministrit Kurti se:“Qeveria e tij i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë”.

Kreu i Shtetit vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera e vëllazërore.

“Bashkëpunimi midis dy vendeve konsiderohet strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike. Duhet të konkretizojmë Partneritetin Strategjik me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal”, – tha Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit dhe Kryeministri Kurti diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, proceseve integruese të të dy vendeve në BE, si dhe zhvillimeve në rajon.

Presidenti Meta tha se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

LEXO EDHE:  Ministri Koka pret në takim ambasadorin e SHBA-së

LEXO EDHE:  Për gjermanët, Trump më i rrezikshëm se Kim dhe Putin

“Në këtë kuadër, – tha Kreu i Shtetit, “janë të mirëpritura dhe përpjekjet e SHBA-ve dhe BE-së, për rifillimin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

“Është e rëndësishme, – vijoi Presidenti Meta, “që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”.
Presidenti Meta shprehu besimin e plotë se institucionet e Kosovës do të vijojnë të përfaqësojnë interesin më të mirë të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Presidenti Meta inkurajoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe partnerët e tjerë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Albin Kurti lë “me gisht në gojë” Erion Veliajn/ Anulon takimin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka anuluar takimin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se takimi është shtyrë për shkak të agjendës së ngjeshur së Kurtit.

Vizita e tij blic në Tiranë kishte parashikuar një takim me Veliajn, ku do merrte Çelësin e Tiranës.

LEXO TE PLOTE