Connect with Us

Bien poshtë zërat për zëvendësimin/ Arta Marku, nuk lëviz nga KED

Kronika

Bien poshtë zërat për zëvendësimin/ Arta Marku, nuk lëviz nga KED

Publikuar

-

arta marku sulmo hajdarmatajn

Edhe pse prokurore e thjeshtë në Prokurorinë e Tiranës, Arta Marku do të vazhdojë të qëndrojë me të drejta të plota si anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi gjatë gjithë vitit 2020.

Në një raport rekomandimesh  për KED, komisioni i pavarur i monitorimit të organeve të reja të drejtësisë, e bën mjaft të qartë këtë. Asnjë nga anëtarët e KED nuk mund të ndryshojë gjatë gjithë vitit të punës së këtij institucioni. Madje as lista e kandidateve që duhet të hidhen në short nga Presidenti apo Kuvendi pas publikimit të saj që në 15 nëntor, raporton A2 Cnn.

Raporti i komisionit të monitorimit i është dërguar KED-së një ditë para mbledhjes së tij të parë.  Ky sqarim për rolin e Arta Markut, edhe pse nuk përmendet me emër, u bë pas debatit mediatik se ish-kryeprokurorja duhej zëvendësuar në KED, për aq kohë sa nuk është më pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërsa Arta Marku u caktua relatore për procedurën e zëvendësimit të Besnik Muçit. KED duhet t’i dërgojë presidentit kandidaturat që duhet të zëvendësojnë anëtarin kushtetues të dorëhequr pak javë pas marrjes së detyrës, pasi u shkarkua nga shkalla e dytë e vetting-ut.

LEXO EDHE:  Fakte/ Kryeministri ‘kap’ Kryeprokuroren

Pikërisht për procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të kushtetueses dhe kompetencat e vetë anëtarëve të KED-së në këtë përzgjedhje, këshilli i kërkoi kuvendit qartësim të neneve ligjore. Qëllimi ishte shmangia e konflikteve institucionale si me Presidentin, pas të cilit vetë kryetari dvorani u kallzua penalisht.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr me thika në Kamëz/ Plagoset 25 vjeçari, arrestohet autori

Publikuar

-

Nga

Policia e Kamzës ka arrestuar një person pasi plagosi me thikë një 25 vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në Bulevardin Blu, ku disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë një prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht: I. P., 23 vjeç, banues në Kamzë, i cili u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbatja pa leje e armëve të ftohta”.

Arrestimi i tij u krye, pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me disa shtetas të tjerë, në Bulevardin Blu, Kamzë, poshtë rrethit të Bathores, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin R. K., 25 vjeç.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” shtetasi E. K., pasi gjatë konfliktit ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin I. P.

LEXO EDHE:  Hapet rruga për Gjykatën Kushtetuese/ Zgjidhen anëtarët e KED, ja emrat

LEXO EDHE:  Fakte/ Kryeministri ‘kap’ Kryeprokuroren

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte në proces Vetting-u/ Prokurori jep dorëheqjen e papritur

Publikuar

-

Nga

Prokurori i Pogradecit, Erion Pustina  ndaj të cilit kishte nisur procesi i vettingut, ka dhënë dorëheqjen e papritur nga detyra.

Ai e ka paraqitur dorëheqjen e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Nëse do të pranohet dorëheqja e tij ose jo do të shqyrtohet ditën e sotme nga KLP./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Anëtari i KLP-së kërkon pezullimin e gjykimit ndaj tij/ KPA vendos sot

Publikuar

-

Nga

Është mbajtur sot seanca për anëtarin e KLP, Besnik Cani pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në këtë proces Cani, përfaqësohet nga avokati Eduard Halimi, i cili ka kërkuar që të pezullohet gjykimi ndaj Canit deri sa gjykata të shprehet për kallëzimim që ka bërë në SPAK për anëtarin e KPA, Luan Daci, me akuzën për falsifikim të formularit të aftësive profesionale.

LEXO EDHE:  Pritet betimi i kryeprokurores së re

LEXO EDHE:  Pritet betimi i kryeprokurores së re

SPAK ndërkohë ka regjistruar procedimin penal ndaj Dacit, ndërsa për kërkesën e Besnik Canit pritet të vendosin në orën 12:00./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE