Connect with Us

Bëri “kërdinë” në Tiranë/ Prangoset 19-vjeçari

Kronika

Bëri “kërdinë” në Tiranë/ Prangoset 19-vjeçari

Publikuar

-

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi E.M., i cili është vënë në pranga në flagrancë, në tentativë për të vjedhur aksesorët e një mjeti.

Sipas policisë, 19-vjeçari që përdorte një mjet të vjedhur dhe targa të vjedhura tentoi të largohej, por u prangos gjatë ndjekjes në mbikalimin e Casa Italia-s.

Po ashtu, policia bën të ditur se janë zbardhur edhe 7 vjedhje të tjera të subjekteve dhe kompanive private, të kryera në harkun kohor 7-mujor, në bashkëpunim me disa persona të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të gjurmimit për identifikimin e autorëve të disa vjedhjeve të kryera në harkun kohor të 7 muajve të fundit, rreth orës 03:30, në rrugën “Sokrat Miho”, tek pallatet “Fratari”, kanë konstatuar një djalë, në tentativë për të vjedhur në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M. K.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke i bërë thirrje të riut për të ndaluar, por 19-vjeçari është larguar me shpejtësi me një automjet “BMW”.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje duke bërë të mundur bllokimin e mjetit bashkë me personin, tek mbikalimi përballë Casa Italia-s.
Nga verifikimet e momentit rezultoi se mjeti drejtohej nga shtetasi E. M., 19 vjeç, banues Kamzë, Tiranë, ndërsa automjeti me të cilin ai qarkullonte ishte vjedhur në Elbasan dhe targat ishin vjedhur në Durrës.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për krimet e rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre, konkretisht:

LEXO EDHE:  Sherr me mjete të mprehta/ Arrestohen 3 persona në Tiranë

• Më datë 17.06.2019, gjatë orëve të natës në autostradën Tiranë – Durrës, kanë vjedhur një shumë lekësh të xhiros ditore në ambientet e subjekti në administrim të shtetasit G. S.
• Më datë 01.07.2019, gjatë natës, në rrugë dytësore Kashar, kanë vjedhur me thyerje zyrat e një kompanie në administrim të shtetasit B. Rr, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe një sasi të konsiderueshme produkte ëmbëlsirash.
• Më datë 17.08.2019, në orët e vona të mbrëmjes, në Fushë Mëzez, kanë vjedhur me thyerje shoqërinë në administrim të shtetasit I. L, ku kanë marrë rreth 100 kg materiale bronzi.
• Më datë 10.11.2019, në orët e para të mëngjesit në rrugën “Ali Kelmendi”, kanë vjedhur zyrën e financës së një shoqërie në administrim të shtetasit O. Q, ku kanë marrë shumën e xhiros ditore prej 400000 lekësh, duke kanosur me leva në duar rojet e sigurisë.
• Po më datë 10.11.2019, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Ali Kelmendi”, kanë tentuar të vjedhin zyrat e një biznesi tjetër, në administrim të shtetasit A. P.
•Më datë 15.12.2019, në orët e para të mëngjesit, në Fushë Mëzez, në autostradën Tiranë-Durrës, kanë vjedhur në ambientet e një biznesi ne administrim të shtetasit A. B., një sasi aparatesh celulare të markave të ndryshme.

Në bashkëpunim me prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre personave.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të bashkautorëve të tjerë të këtyre vjedhjeve, për të cilët nuk bëjmë me dije të dhëna për arsye hetimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim”, ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Llalla, manovra për të mos shkuar në burg/ GJKKO “kërcet” dhëmbët ish-Kryeprokurorit

Publikuar

-

Nga

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është bërë telenovelë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Sot ishte seanca kur do të jepej vendimi për Llallën nëse do të shkonte në burg ose jo.

Por edhe kjo seancë, ashtu si e radhës së kaluar ka dështuar. Shkak për dështimin është bërë mungesa e Llallës dhe e avokatit të tij,

Seanca e radhës do të mbahet më 9 shtator, ndërsa nuk bëhet e ditur arsyeja se përse ish kryeprokurori ka munguar, ndërkohë që avokati pretendon se është sëmurë.

Për të shmangur zvarritjen, GJKKO ka ndërmarrë të tjerë hapa, duke caktuar një avokate shtetërore që është Gentiana Qendro.

Llalla është zyrtari më i lartë i dënuar ndonjëherë në Shqipëri.

Llalla në listën e zezë të DASH

Adriatik Llalla mori detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Nëntor 2012, ku qëndroi për pesë vite radhazi derisa dha dorëheqjen në vitin 2017.

Dy muaj pas dorëheqjen bë Shkurt 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit, e futi atë dhe familjen e tij në “listën e zezë” duke  e shpallur non-grata.

LEXO EDHE:  Dyndje në urgjencë/ Ulja e temperaturave sjell viroza te fëmijët

LEXO EDHE:  Grusht drejtoreshës së shkollës në Tiranë/Policia zbardh ngjarjen

Ndërsa, një muaj më vonë, në mars 2018, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  njoftoi se kishte hapur hetimet ndaj tij për pastrim parash në përmasa të mëdha, përmes blerjes së tokave me çmime të ulta dhe shitjes 20-30 herë më shtrenjtë.

Në të njëjtin vit Llallës iu sekuestrua apartamenti në Tiranë dhe rreth 5.4 hektarë tokë me  një vlerë totale prej më shumë se 98 milionë lekë ose rreth 900,000 dollarë.

Pas tre vitesh proces gjyqësor, në prill të vitit 2021, Llalla kërkoi që nga gjykimi i shkurtuar të kalonte në një process normal, pasi do të çonte prova të reja para drejtësisë.

Pas disa seancave radhazi, GJKKO e shpalli atë fajtor, e dënoi me me dy vite burgim dhe sekuestrim të disa pasurive,  të cilat ai nuk mundi t’i justifikonte./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Prokurori i blerë nga trafikantët e drogës?/ Apeli i GJKKO, lë Maksim Sotën në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Prokurori i Vlorës Maksim Sota, ka dështuar të ndryshojë masën e sogurisë në Apelin e GJKKO-së.

Sota  ka kërkuar  zëvendësim mase me pretendimin se ka problem  arsye shëndetësore.

Por, është lënë në arrest shtëpie nga shkalla e parë e GJKKO-së, vendim i cili u la sot në fuqi nga Apeli i të njëjtës Gjykatë.

Kujtojmë se prokurori i Vlorës u arrestua nga SPAK, në kuadër të operacionit “Shpirti”.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre. Ka qenë njëri nga bashkëpunëtorët e drejtësisë që ka nxjerrë emrin e prokurorit Sota, pasi sipas tij kishte qëndruar në të njëjtën shtëpi me Ilirjan Duçellarin, kreun e grupit kriminal që merrej me trafikimin e drogës.

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët garazhi i një pallati në Tiranë/ Evakuohen banorët

LEXO EDHE:  Plas sherri mes palestinezit dhe marokenit në Tiranë/ Plagoset 17-vjeçari

Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, Sota ishte angazhuar për të ndihmuar Duçellarin që të zgjidhte problemet me drejtësinë. Prokurori Sota ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK, me pretendimin se nuk ka asnjë provë kundër tij.

Sotës pak ditë më parë i është sekuestruar makina nga SPAK me dyshimin se automjetin prokurorit ia kenë blerë trafikantët e drogës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përdhunoi të miturën/ Arrestohet, pas tre vitesh 20 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Lushnje/ 51-vjeçari arrestohet për veprime të turpshme me 12-vjeçaren

Një 20 vjeçar është prangosur në Durrës, pasi ishte në kërkim për përdhunimin e një të miture

K.Xhura, 20 vjeç, është dënuar Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me 3 vjet, 7 muaj e 28 ditë burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, pasi në vitin 2019 e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase të mitur 12 vjeçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE