Connect with Us

Basha ngushëllon familjen e Xhevdet Ferrit/ PD e nderuar që e ka pasur deputet

Kultura

Basha ngushëllon familjen e Xhevdet Ferrit/ PD e nderuar që e ka pasur deputet

Publikuar

-

Ndarja e parakohshme nga jeta e Xhevdet Ferrit, ka tronditur sot të gjithë shqiptarët, pasi ai cilësohej si një nga ikonat e kinematografisë së viteve ’80.

Për këtë humbje ka reaguar edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili thotë se Xhevdeti ishte një luftëtar i palodhur për mbijetesën e filmit shqiptar, gjatë viteve të tranzicionit.

“40 vjet në skenë e shndërruan Xhevdet Ferrin në një simbol të artit shqiptar, në një kontributor të palodhur të artit të mirë që bënte bashkë Durrësin e Tiranën, provincën e metropolin, në një kontributor të atij arti që aq shumë u duhet shqiptarëve në rrugën e vështirë drejt lartësimit të dinjitetit njerëzor”, shprehet Basha.

Lideri i demokratëve kujton aktivizimin e Ferrit, pas vitit 1990, në procesin e vështirë të reformimit të institucioneve kryesore kombëtare që merreshin me prodhimin e filmit

Ai e cilëson aktorin si shembullin e një personaliteti që mund të ecë në rrugën e vështirë dhe shpesh të pashkelur të administrimit të artit, si një e mirë publike dhe kombëtare.

Gjithashtu lideri i demokratëve përmend edhe angazhimin e Xhevdet Ferrit në Partinë Demokratike, pasi gjatë viteve 1996 – 1998 ka qenë deputet i kësaj force politike në Kuvendin popullor.

LEXO EDHE:  Bashës nuk i del e keqja me Ramën/ E sulmon nga rrjetet sociale

“Në krye të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në krye të Teatrit Kombëtar, por kryesisht si themelues dhe drejtues i parë i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë, Xhevdet Ferri shërbeu si udhërrëfyes i ndryshimit, edhe për një brez të ri kineastësh, të cilët gjendeshin në kushtet e vështira të tranzicionit të kësaj industrie.

Partia Demokratike ka qenë e nderuar që ka pasur në radhët e saj si deputet për një legjislaturë të Kuvendit të Shqipërisë, artistin Xhevdet Ferri.

Humbja e tij, për çdo anëtar të PD dhe për çdo dashamirës të artit shqiptar, është e pazëvendësueshme.

Me mendje dhe lutje jam sot pranë bashkëshortes, vajzës dhe të gjithë familjarëve në këtë ditë të dhimbjes së thellë dhe ngushëllohem se trashëgimia e Xhevdet Ferrit në teatër dhe kinematografi është burim frymëzimi për çdo artist të ri, si dhe për çdo qytetar që angazhohet për një shoqëri që e do artin dhe që lufton për kinemanë kombëtare. U prehtë në paqe!”, thekson Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

“Diku ku dielli nuk perëndon”, romani që nuk duhet lënë pa lexuar

Publikuar

-

Nga

“Diku ku dielli nuk perëndon”, romani që nuk duhet lënë pa lexuar

“Diku ku dielli nuk perëndon”, është një roman unik për llojin e tij në Shqipëri dhe jo vetëm.

Dielli për këdo përfaqëson një lëmsh zjarri i cili ndriçon, por autorja e këtij romani na bën ta shohim diellin në një tjetër këndvështrim. Romani i Enxhi Drapit është vlerësuar nga shumë kritikë letrarë si një roman i guximshëm i cili godet fort në mentalitetin e shoqërisë.

Një roman me karakter psikologjiko social në qendër të së cilit është femra. “Diku ku dielli nuk perëndon” na përball me historinë e Helen, një vajze në dukje të thjeshtë dhe të dobët por e cila arrin t’i bëjë ballë sfidave, sëmundjeve dhe kërcënimeve jo të thjeshta.



Vajza e një inxhinieri ndërtimi i cili kthehet në një vrasës të sëmurë dhe herë pas here të pamëshirshëm. Mois, një njeri i cili pranon të bëjë gjithçka vetëm që fëmijët e tij të mos cënohen, por papritur e gjen veten në duart e një hebreu, Xhorxh, i cili e përdor dhe mundohet ta mbajë pas vetes në mënyrë që të mos e ketë rival. Një histori rrënqethëse dhe intensive e cila bazohet në ngjarje të vërtetë. Sepse krimi, dështimi, fitoret, zilia dhe paragjykimet janë pjesë e jetës të kujtdo.

LEXO EDHE:  “Re në gropën që hape vetë”/ Rama i përgjigjet Bashës: Ku ka veshëgjatë…

LEXO EDHE:  Dështimi i protestës së opozitës/ Andi Bushati tregon arsyet

Romani është shkruar nga një studente e drejtësisë e cila i premton shumë letërsisë shqiptare dhe jo vetëm. Një roman i cili duhet të jetë në bibliotekën e çdo familje. Autorja premton se çdokush do e gjejë veten tek njëri nga personazhet. Gjithashtu premton se do t’ju bëjë ta shihni jetën me më shumë pozitivitet sepse gjithçka është e mundur nëse e dëshiron me shpirt. Romani gjendet në çdo librari në Shqipëri dhe Kosovë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Nga Agim Xhafka/ Mushka kulake

Publikuar

-

Nga

Nga Agim Xhafka/ Mushka kulake

Në fshat,nga dritarja e shkollës e shihja shpesh Xhelën me tre mushkat e kooperativës. Nga që nuk kishte rrugë makinash transporti i çdo gjëje bëhej me kafshë. Edhe nafta e traktorit të vetëm,edhe kripa,edhe librat e nxënësve me këto kafshë silleshin që nga lokaliteti,aty ku i zbraste makina.
Por që me syrin e parë dukej që njëra mushkë ngarkohej dyfish. Gati rrëzohej kur ecte. I merreshin këmbët,por kamxhiku i Xhelës e forconte. Dy të tjerat si zonja. Pak ngarkesë,e ngjitnin malin me kokën lart.
Një ditë pyeta Xhelën për këtë çudi. Qeshi dhe tha veç tre fjalë.
-Ajo është kulake.
E mora si shaka. Kulak qe fjalë që përdorej për dikë që qeveria e kishte cilësuar armik.
-Mushkë kulake?-e pyeta.
-Po. Është e Canes,e atij që fliste poshtë e lart që po vdesim urie. Canen e futën në burg,mushkën ma caktuan mua për transport. Ngarkoje dyfsh,më tha kryetari i kooperativës. Merrja shpirtin! Ndaj po i nxjerr inatin e Canes,-shpjegoi ai.
Nuk dija ç’të bëja. Të flisja do më quanin dhe mua kulak. Në fakt kisha dëshirë ta rrihja Xhelën. Ika pa folur. Pashë syrin e mushkës kulake që më përshëndeti me beben zmadhuar. Më dhimbsej e më qahej për atë kafshë të mjerë. Ishin vite që edhe mushkat po e ndjenin luftën e klasave……
Pas dy vjtësh mushka futi në burg Nihatin,një djalë i ri,sapo kishte mbaruar teknikumin për gjeologji. Erdhi atyre anëve për të bérë praktikën në sondat që kérkonin qymyr. Po nuk mbushi javën. Erdhi Pirro,operativi i zonës dhe u mbyll te zyra e kryetarit të kooperativës bashkë me Lutfiun,inxhinierin e ekspeditës gjeologjike. Ndenjën orë e orë aty brenda po jo vetëm për punë. Shpesh hynte aty edhe Vjosa,kuzhinierja e mencës që u çonte ushqime dhe shishe me raki kumbulle. Kur u ngrys brenda ia filloi kënga. Ajo e zonës:”Bishtin e urës ç’ma kanë zënë…”
Kur po afrohej mesnata erdhën dy policët e lokalitetit. Mezi merrnin frymë nga malorja e fortë,por edhe nga barku madhosh që ata kishin. Djersë e uf uf bënin të dy. Në këto minuta doli Pirro nga zyra. U vu në krye të policëve dhe me hap ushtarak trokitën te dera e Yzeirit,aty flinte Nihati,gjeologu i ri 18 vjeçar. Doli Yzeiri me kanatiere leshi e flokët bubuzhel.
-Lajmero Nihatin,-i bértiti Pirro.
Po Nihati doli brof,pandehu se e thirrën nga sonda ekspeditës.
-Në emër të popullit je i arrestuar,-nuk e zgjati Pirro.
Policët i hodhën prangat dhe e vunë në mes.
-Pse?- belbëzoi i ngrati.
-Se dje ke ushqyer mushkën e Canes,mushkën e armikut. Madje i dhe bukë gruri kur populli ha kallamoq.
Qysh nga ajo ditë mushka u kthye në sëmundje. Askush jo që nuk i afohej,por nuk ia hidhte as sytë. Ndérsa kurrizin ia ngarkonin dyfish dhe kamzhikun nuk ia kursente Xhela. Kështu rrodhën muaj deri sa një ditë Petriti,veterineri,kaloi në depresion. Ia çoji Xhela për ta parë se syri i djathtë i qe bërë gjak i kuq. Pasi e vizitoi Petriti i dha ilaçe,ca pika lëng në sy dhe padashje e férkoi te qafa.
-Pse e përkëdhel? A e di që është mushka e Canes?-i bértiti Xhela.
Qysh atë çast Petritit i iku çerhja. As hante,as pinte,as flinte priste natën te dera Pirron me policët. Për muaj i iku mendja deri sa një mëngjes u hap lajmi se mushka qe rrëzuar në një greminë e kishte ngordhur. Fshati atë ditë sikur qe në festë. Petriti piu aq shumë sa edhe pas një jave ishte i dehur. Nuk i hyri kush ngjarjes se si mushka u gremis. Vetëm një ditë xha Saniu,te kolibja e rojeve,mes shumë vetave tha:
-Edhe majë shkëmbit ecin mushkat,nuk iu dridhet këmba kurrë.
Por nga që pasoi heshtje e ca burra vrapuan jashtë,xha Saniu ia priti:
-Po bëra shaka,o të uruar. E kisha për mushkat tona,jo për ato kulake,që thyejnë zverkun se nuk e dinë rrugën që na ka mësuar Sadiku.
Sadiku ishte sekretari i partisë.

LEXO TE PLOTE

Kultura

Festivali i New Yorkut/ “Lugatka” fiton çmimin e filmit më të mirë eksperimental

Publikuar

-

Nga

Festivali i New Yorkut/ “Lugatka” fiton çmimin e filmit më të mirë eksperimental

“Lugatka” është filmi shqiptar që ka fituar çmimin e filmit më të mirë eksperimental në “New York True Venture Film Festival”, që këtë vit nisi rrugëtimin me edicionin e parë.

Filmi i shkurtër “Lugatka” është nën regji të Altin Sulajt. Mes tre filmave të nominuar për këtë çmim, “Lugatka është vlerësuar si filmi më i mirë eksperimental.

Lugatka është një figurë e njohur e mitologjisë shqiptare që përfaqëson ankthin, të fshehtat e të pathënat e njeriut.

Ky film na sjell sfidat dhe forcën e gruas, të femrës rebele që duhet të ulërasë atëherë kur duhet, të ngrejë kokën dhe të thyejë tabutë.



Ndërkohë, kujtojmë se festivali me bazë në New York është i themeluar skenaristi, regjisori dhe producenti shqiptari Julian Biba. Ky festival i është dedikuar fuqizimit të filmbërësve të pavarur.

LEXO EDHE:  Bashës nuk i del e keqja me Ramën/ E sulmon nga rrjetet sociale

LEXO EDHE:  Lulzim Basha luftë me grate

“New York True Venture Film Festival” ishte menduar që të mbahej në maj të këtij viti, por për shkak të pandemisë, u shty për në muajin shtator dhe u mbajt në versionin online./ CNA.al

LEXO TE PLOTE