Connect with Us

“Basha është i trembur”/ Ngjela bën deklaratën e fortë: Shumë shpejt do të jenë të akuzuar nga SPAK

Politikë

“Basha është i trembur”/ Ngjela bën deklaratën e fortë: Shumë shpejt do të jenë të akuzuar nga SPAK

Publikuar

-

Avokati Sparkat Ngjela ka deklaruar se politikanët janë të trembur jo vetëm nga reforma në drejtësi por dhe ndryshimin e sistemit.

“Palët janë të trembura. Basha është trembur. Nuk ka rëndësi pse është trembur por kuptohet se është friguar. Dy janë arsyet. E para sëpata që ka ngritur SPAK. Të shohim kë do të godasë. Mendojmë se do të godasë korrupsionin e lartë shtetëror. E dyta ishte kërkesa e opozitës aktuale në parlament për ndryshimin e sistemit.”

Ngjela është i bindur se krerët e politikës së sotme nuk duan ndryshimin e sistemit pasi ato dalin tërësisht nga politika.

Avokat Ngjela ka komnetuar vendimin e Bashës për tu ulur në tryezë për marrëveshjen e “Zgjedhores”, për të cilin thotë se ka fyer dhe tradhtuar përkrahësit e tij.

“Kushtet i ka vënë në funksion të falangave të tij. I ka fyer ata. Ju jeni skllevër thotë. Një herë u them që do ju sjell në pushtet. Një herë hajdeni me mua se do rrëzojmë Ramën, një herë të djegim parlamentin me Molotov. Nuk realizoi asgjë nga ato që tha, dhe në vend që të jepte dorëheqjen, u thot atyre po shkoj të bëj marrëveshje. Kjo është politikë primitive që zakonisht është tharmi i politikave diktatoriale. E rëndësishme është fyerja që i ka bërë përkrahësve të vet. Por ai nuk e kupton sepse janë të implikuar rëndë me korrupsionin”, tha Ngjela në studion e Rtv Ora.

LEXO EDHE:  Basha emëron drejtuesit e grupeve të punës për Tiranën

Sipas avokatiti, nuk kanë kohë për marrëveshje sepse shumë shpejt do të jenë të akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe nuk mund të vazhdojnë më në politikë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjyqtarja e sëmurë/ Shtyhet gjyqi për Agim Kajmakun

Publikuar

-

Nga

Shtyehet seanca gjyqsore për ish kyebashkiakun e Vorës, Agim kajmaku.

Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës ëhstë bërë gjendja shëndetësore e gjyqtares, Vjollca Spahiu.

Seanca për Kajmakun do të zhvillohet më 18 shkurt ku do të vendoset nëse do kalojë për gjykim ose jo dosja e tij.

Kujtojmë se Kajmaku prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

LEXO EDHE:  Rama u përgjigjet kritikëve pas mesnate për “listën e zezë”/Ferri i pret s’keni parë gjë

LEXO EDHE:  A ka marrëveshje me Ramën?/ Basha: Më ka kërkuar të takohemi

Më herët prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa “arrest me burg” për Kajmakun pasi akuzohet për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e re e SHBA në vendin tonë,Yuri Kim, zhvillon sot një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas mbërritjes në Shqipëri ku nisi misionin diplomatik në krye të ambasadës së SHBA-së, Kim ka pasur ditë intensive me takime me figura të poltikës, apo dhe me drejtuesit me të lartë të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Dje ambasadorja pati një takim me Ministren e Arsimit Besa Shahini së cilës i dhuroi një glob të gdhendur me logon e programit Fulbright, në nder të marrëveshjes që u nënshkrua midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në shtator të 2019-ës, e cila do tu japë më shumë studentëve shqiptarë mundësinë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara me bursën Fulbright.

Ndërkaq, në  orën 15:00, pritet të ketë një tjetër takim me kryetaren e grupit demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I shpallur në kërkim/ Gjykata zhvillon sot seancën për ish kryebashkiakun Kajmaku

Publikuar

-

Nga

Gjykata Penale e Tiranës pritet të zhvillojë sot një seacë paraprake për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, i cili është shpallur në kërkim.

Mësohet se Gjykata do të vendos nëse Kajmaku do të kalojë për gjykim, apo nëse çështja do të kthehet për hetime të mëtejshme.

Kujtojmë se kajmaku prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

LEXO EDHE:  A ka marrëveshje me Ramën?/ Basha: Më ka kërkuar të takohemi

LEXO EDHE:  Basha emëron drejtuesit e grupeve të punës për Tiranën

Më herët prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa “arrest me burg” për Kajmakun pasi akuzohet për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE