Connect with Us

Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur

Sociale

Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur

Publikuar

-

Arti ka humbur një tjetër figurë të njohur. Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 59- vjeçare aktori Xhevdet Ferri.

Ferri, prej kohësh, vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Xhevdet Ferri lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960, ku dhe përfundoi arsimin parauniversitar.

Më pas u diplomua për dramaturgji në Akademinë e Arteve.

Xhevdet Ferri është bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si: “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes” etj.

Rolin e tij të parë në një film e ka luajtur kur ishte ende student në dramaturgji./CNA.al

Disa nga rolet e Xhevdet Ferrit në kinematografi, gjatë viteve:

1980 — Skëterre 43 – Arjani
1980 — Vëllezër dhe shokë. – Marko
1981 — Gjurmë në kaltërsi – Astriti
1982 — Era e ngrohtë e thellësive (Film TV). – Arben Bano
1982– Besa e kuqe. – Pali
1984 — Fushë e blertë fushë e kuqe – Petriti
1984 – Vendimi – Sadriu
1985 — Hije që mbeten pas – Agroni
1986 — Dhe vjen një ditë – Gori
1987 — Përrallë nga e kaluara – Trimi
1988 — Treni niset më shtatë pa pesë – Martini

1990 — Vitet e pritjes – Gjon Kodri
1994 — Larg barbarëve/Loin des barbares – Emigranti
1998 — Dasma e Sakos – ..Sako
2004 – Saimir – Edmondi, babai i Saimirit
2006 — Gjoleka,djali i Abazit – Shferi i autobuzit
2007 — Koha e kometës – Bashkëshorti i Agnes
2009 – Gjallë – Alive! – .Zefi
2009 – Në kërkim të kujt – Prokurori

LEXO EDHE:  Aktori i humorit tall keq Erion Braçen/ “Shpresoj që ditëlindja tjetër të më kapi kryeministër”

Si regjisor:

2006 — Gjoleka,djali i Abazit.
2000 — Tradhëti bashkëshortore.

Çmime e tituj:

18 Prill 1987: Merr medaljonin e Festivalit të VII-të Filmit shqiptar të mbajtur në Tiranë, për interpretimin e rolit të Gorit në filmin “Dhe vjen një ditë”.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Përhapja e gripit sezonal/ Ministria e Shëndetësisë: Pёr disa persona mund tё bёhet njё sёmundje serioze

Publikuar

-

Nga

Së fundmi vendi është përfshirë nga një virozë gripale që ka prekur shumë njerëz.

Ministria e Shëndetësisë thotë se gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive qё pёrhapet nga një person tek tjetri nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat e gripit mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё.

Sipasë njoftimit të Ministrisë, simptomat mё tё zakonshme janё temperaturё, ethe, kollё, lodhje,dhimbje fyti, dhimbje koke dhe muskulore.

LEXO EDHE:  “Europa po merr tatëpjetën”/ Aktori i njohur francez flet “pa doreza”, ç’mendon për Ramën

LEXO EDHE:  Aktori i njohur tallet me të në Instagram/15-vjeçarja tenton vetëvrasjen

“Pёr disa persona me probleme shёndetёsore specifike, gripi mund tё bёhet njё sёmundje serioze dhe madje fatale pёr jetёn. Pёr shembull, nёse ju keni diabet, sёmundje kardiake apo respiratore, gripi mund ta pёrkeqёsojё sёmundjen tuaj duke e komplikuar trajtimin e saj”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rritja e sëmundjeve kronike/ BB: Në Shqipëri 93.1% e popullsisë të prekur

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht rritjes së jetëgjatësisë, rritja e sëmundjeve kronike dhe jo të transmetueshme është shndërruar në një kërcënim global. Çdo vit në të gjithë globin, 15 milion njerëz vdesin para moshës 70 vjeç nga këto sëmundje të cilat përfshijnë sëmundje kardiovaskulare, kancere, diabeti dhe mbipesha, citon Banka Botërore në një studim të fundit.

Sipas të dhënave të vendosura në dispozicion, BB bën me dije se 93.1% e shqiptarëve janë të riskuar nga këto sëmundje, një shifër e lartë vihet re në të gjithë rajonin. Serbia sakaq ka 94.6 %, Maqedonia 95.3%, Maqedonia 95%, Bosnja e Hercegovina 94.5%, në Greqi preken 86.2% e popullsisë.

Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme janë bërë një shqetësim në rritje në të gjitha vendet, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

“Një nga mënyrat më efektive për të adresuar sëmundjet që nuk mund të transmetohen është të grumbullohen investime në kujdes shëndetësor të përballueshëm, me cilësi të përballueshme”, thotë raporti i BB. “Kjo ka kuptim si nga këndvështrimi shëndetësor, ashtu edhe nga ai ekonomik. Vendosja e më shumë burimeve në vijën e parë për të zbuluar dhe trajtuar kushtet herët, përpara se ato të bëhen më serioze, shpëton jetë, përmirëson rezultatet e shëndetit, zvogëlon kostot e kujdesit shëndetësor dhe forcon gatishmërinë për shpërthim. ”

Shumë vende në të gjithë globin tani vuajnë nga ajo që quhet “barrë e dyfishtë e kequshqyerjes” – nivele të larta të urisë së fëmijëve dhe rritje të shpejtë të niveleve të mbipeshes, duke kompromentuar më tej kapitalin e tyre njerëzor.

LEXO EDHE:  “Më tmerroi me atë që më bëri”, ish-bashkëpunëtorja i “nxjerr bojën” yllit të kinemasë

LEXO EDHE:  Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e filmit “Përrallë nga e kaluara”

Kjo ngarkesë e dyfishtë përkthehet në ndryshime në strukturat e familjes, pasi anëtarët e familjes, veçanërisht gratë, bëhen kujdestarët ‘de fakto’ për të moshuarit. Për më tepër, njerëzit e varfër përjetojnë një pjesë më të madhe të problemit pasi janë më të prekshëm nga goditjet shëndetësore dhe ekonomike, nënvizon Banka.

Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme parashikohet të rriten deri në vitin 2030, pavarësisht ndryshimit të mënyrës së jetesës, popullsisë së plakjes dhe një urbanizimi në rritje. Ndërsa vendet pësojnë rritje ekonomike dhe ndryshime të sistemit ushqimor, po kështu tundimi i njerëzve për të konsumuar ushqime jo të shëndetshme dhe ushtrime vihet re në nivele më të ulëta.

Duke mësuar nga shembuj të suksesshëm të vendit, Banka Botërore ka identifikuar gjithashtu një seri ndërhyrjesh premtuese siç është etiketimi i detyrueshëm i ushqimeve të përpunuara; arsimim i konsumatorit; politika të forta fiskale, siç janë taksimi i ushqimeve jo të shëndetshme; investime në programet e hershme të ushqimit të fëmijërisë; dhe dizajn të përmirësuar urbanistik, siç janë shesh lojërash nëpër shkolla dhe shtigje për ecje dhe biçikletë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dita nis e vranët/ Kapricot e motit për sot

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme ka nisur e vranët ndërsa pritet dhe shtim gradual i vranësirave.

Deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit. Intensiti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Sipas shërbimit meteorologjik, era hera herës do të jetë e vrullshme.

Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore. Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

LEXO TE PLOTE