Connect with Us

Aksion në portin e Durrësit/ Bllokohen pasaporta, karta identiteti dhe karta shëndeti të falsifikuara

Kronika

Aksion në portin e Durrësit/ Bllokohen pasaporta, karta identiteti dhe karta shëndeti të falsifikuara

Publikuar

-

Policia Kufitare e Durrësit ka sekuestruar pasaporta, karta identiteti, karta shëndeti dhe karta banke të falsifikuara.

Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se gjatë këtij operacioni është arrestuar një 42 vjeçar nga Shijaku, i cili drejtonte një autobus brenda të cilit u gjetën dokumentet e falsifikuara.

Pas kontrollit të imtësishëm, të ushtruar në autobusin në pronësi të 42 vjecarit, u gjetën të fshehura, poshtë timonit, 4 pasaporta çeke, 4 karta identiteti çeke, 2 leje drejtimi automjeti çeke dhe 2 karta bankare dhe shëndeti çeke, të dyshuara të falsifikuara.

“Policia Kufitare bllokon në port pasaporta, karta identiteti, karta shëndeti dhe karta banke të falsifikuara.

Vihet në pranga 42-vjeçari, drejtues i autobusit ku u gjetën të fshehura dokumentet e falsifikuara.

Goditja, në kuadër të operacionit policor “Start”, zhvilluar nga Policia Kufitare e Portit Durrës, në bashkëpunim Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës.

LEXO EDHE:  Akuzat për korrupsion/ Në pranga kryeinfermierja

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në zbatim të planit operacional policor “Start” kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në autobusët në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm në vijën e dytë, në autobusin me drejtues shtetasin R. M, 42 vjeç, banues në Shijak, poshtë timonit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 4 pasaporta çeke, 4 karta identiteti çeke, 2 leje drejtimi automjeti çeke dhe 2 karta bankare dhe shëndeti çeke, të dyshuara të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

48 orë kohë për deklarimin e pasurisë/ Avokati i Shullazit: Është show

Publikuar

-

Nga

Pas ultimatumit të OFL për deklarimin e pasurisë, ka reaguar avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe.
Ai shprehet se klienti i tij nuk ka rezultuar me pasuri të paligjshme.

“Sipas meje ky është një show. Pasuria e klientit tim ka kaluar në sitën e ligjit Antimafia”, është shprehur avokati Meçe.

Sot, OFL i ka dërguar kërkesat për vetdeklarim dy të fortëve te Tiranës Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali.

LEXO EDHE:  Tenderat fiktivë tek Burgjet/ Policia ekzekuton urdhër-arrestet

LEXO EDHE:  7 objekteve të rrezikuara në Durrës/ Grida Duma publikon fotot: Mungojnë ekspertët

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk ndalet OFL/ Ultimatum 2 “të fortëve” Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali

Publikuar

-

Nga

Vijon pa ndërprere Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Sot u janë dërguar kërkesat për vetdeklarim dy të fortëve te Tiranës Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali.

Agjentia bjonde e OFL ka bërë me dije se sot u janë dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë dy shtetasve të tjerë, konkretisht:

– E. Sh, me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

– Gj. C., me banim në Tiranë, pasi në vitin 2006, Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

LEXO EDHE:  Dita e Verës/ Policia informon rrugët që do të bllokohen

LEXO EDHE:  Dita e Verës/ Policia informon rrugët që do të bllokohen

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL, që prej nisjes së operacionit e deri sot, u ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë 13 personave, si dhe ka sekuestruar: një vilë, një karburant, 6 banesa, 3 automjete dhe 1900 m2 truall, arë.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika në Kamëz/ Plagoset 25 vjeçari, arrestohet autori

Publikuar

-

Nga

Policia e Kamzës ka arrestuar një person pasi plagosi me thikë një 25 vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në Bulevardin Blu, ku disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë një prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht: I. P., 23 vjeç, banues në Kamzë, i cili u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbatja pa leje e armëve të ftohta”.

Arrestimi i tij u krye, pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me disa shtetas të tjerë, në Bulevardin Blu, Kamzë, poshtë rrethit të Bathores, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin R. K., 25 vjeç.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” shtetasi E. K., pasi gjatë konfliktit ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin I. P.

LEXO EDHE:  Tenderat fiktivë tek Burgjet/ Policia ekzekuton urdhër-arrestet

LEXO EDHE:  Tenton të grabisë bankën gjatë natës/ Prangoset ish-komandoja

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE