Connect with Us

Zjarri përfshin banesën/ Humb jetën e moshuara

Kronika

Zjarri përfshin banesën/ Humb jetën e moshuara

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kallarat të Vlorës, ku një e moshuar ka humbur jetën, pas një zjarri që ka përfshirë banesën e saj.

Mësohet se viktima është Gastere Strati, 82 vjeçe, e cila ka qenë vetëm në banesë, në momentin që ka rënë zjarri, për shkak të dëmtimit të oxhakut.

Ajo ka tentuar të dalë jashtë, por nuk ja ka dalë dot, duke ndërruar jetë pranë derës.

LEXO EDHE:  Panik në Greqi/ Flakët pushtojnë ishullin (Video)

Nga hetimi i ekspertëve mjekoligjorë ka rezultuar se ngjarja ka qenë aksidentale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarr në Vlorë/ Digjen disa hektarë me shkurre

Publikuar

-

Nga

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme, ku si pasojë e flakëve janë djegur disa hektarë me shkurre.

Për shkak të terrenit të vështirë, pasi është një zonë moçalore, zjarrfikësja e ka shumë të vështirë që të ndërhyjë për të shuar zjarrin.
Mësohet se në vendngjarje është vetëm policia e Orikumit e cila po mbikqyr situatën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL me “dorë të hekurt” në Durrës e Shijak/ Sekuestrohen 6 makina të blinduara

Publikuar

-

Nga

Në vijimësi të Operacionit Forca e Ligjit janë sekuestruar 6 automjete të blinduara.

Mësohet se këto automjete u bllokuan në Durrës dhe Shijak.
Makinat e blinduara, tip “Benz”, “Jeep” dhe “Audi” janë në pronësi të katër subjekteve të OFL-së.

Kujtojmë se prej disa ditësh, OFL po zhvillon aksione në të gjithë vendin për sekuestimin e maikinave luksoze të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktivitete kriminale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacioni i OFL-së/ SPAK i vendos sekuestro pasurisë së “bosit” të drogës

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka vendosur sekuestro pasurisë së Bledar Seferit (Hakorjes) i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Nga operacioni i OFL-së, Bledar Seferit i janë sekuestruar katër makina, një shoqëri që vepronte në fushën e plastikës dhe disa llogari bankare.

Bledar Hakorja është arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, në vitin 2010 sëbashku me shtetasin Arbri Goga, të dy rezident në Firence, ndërkohë që lëviznin në Perugia dhe Romë.

Droga vinte nga Brazili dhe në aksionin e finalizuar nga policia Italiane janë konfiskuar 26 kilogram kokainë dhe për këtë janë vendosur në pranga 26 persona, mes të cilëve dhe Bledar Seferi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE