Connect with Us

Zjarr në aeroport/ Fluturimet shtyhen me disa orë

Bota

Zjarr në aeroport/ Fluturimet shtyhen me disa orë

Publikuar

-

Aeroporti Alicante në Spanjë u përfshi nga flakët ditën e sotme.

Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar pasi punonjësit e aeroportit dhe të gjithë turistët u evakuuan në kohë.
Ndërkohë fluturimet e planifikuara u shtynë me disa orë deri pas rënies së zjarrit.

Autoritetet zjarrëfikëse arritën të shuajnë flakën, ndërkohë që sistemi i ventilimit në terminal bëri të mundur pastrimin e ajrit brenda.

LEXO EDHE:  Zbulohet plantacioni i drogës/ 3 persona në pranga

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që autoritetet po vazhdojnë hetimet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Tetë viktima nga stuhia “Ciara”/ Autoritetet ngrenë alarmin, anulohen fluturimet

Publikuar

-

Nga

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në Poloni, Çeki, Francë, Gjermani dhe Suedi sipasojë e stuhisë Ciara që ka goditur Evropën.

Në 42 rajone të Francës autoritetet kanë ngritur alarmin portokalli teksa gati 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike.

Dhjetëra fluturime janë anuluar në aeroportin Charles de Gaulle kurse 150 të tjerë në Këln e Dyseldorf.

Sipas mediave të huaja, në Gjermani ka patur gjithashtu edhe disa të plagosur, tre nga të cilët janë në gjendje kritike për jetën.

LEXO EDHE:  Francë familja shqiptare rrezikoi të digjej e gjallë

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në hotelin e njohur/ Flakët “përpijnë” gjithë ndërtesën

Ndërkaq, mësohet se stuhia ka mbërritur ndërkohë në Sardenja dhe në rajonet qendrore të Italisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Përhapja e koronavirusit/ Kina teston te minjtë vaksinën e parë provë

Publikuar

-

Nga

Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Kinë bën me dije se ka filluar testimi tek minjtë për një vaksinë të parë të mundshme për kurimin e koronavirusit.

Sipas Qendres së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve “testet e kafshëve bëhen në një fazë shumë të hershme në zhvillimin e një vaksine dhe se shumë hapa të tjerë do të duhet të merren akoma përpara se të jetë gati”.

Sipas mediave të huaja, janë planifikuar gjithashtu edhe testime të mëtejshme të toksicitetit tek kafshët më të mëdha, siç janë majmunët, për të patur një vaksinë të sigurt për njerëzit.
Shkencëtarët vazhdojnë të jenë në garë kundër kohës për të provuar të mposhtim virusin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Stuhia “Ciara” po shkakton tragjedi/ Humbin jetën 2 persona në Britaninë e Madhe

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë humbur jetën në Britaninë e Madhe si pasojë e stuhisë “Ciara”.

Sipas mediave të huaja, një 59-vjeçar humbi jetën teksa drejtonte makinën, pasi pema e zuri poshtë. Ndërsa viktima e dytë është një 77-vjeçar, i cili rrëshqiti në akull.

Në Britani transporti rrugor u çrregullua tërësisht, ndërsa fluturimet dhe shërbimet u anuluan.
Stuhia “Ciara” ka shkaktuar kaos në disa shtete të Evropës, me erëra deri në 180 kilometra në orë dhe shira të rrëmbyeshëm.

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në hotelin e njohur/ Flakët “përpijnë” gjithë ndërtesën

LEXO EDHE:  Spanjë/Çmontohet rrjeti që furnizonte ISIS me luftëtarë

Stuhia filloi të dielën në Britani, për të vazhduar më pas në pjesë të tjera të kontinentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE