Connect with Us

“Ulet në tryezë me një vjedhës ordiner”/ Sherefedin Shehu “shuplakë” Bashës   

Politikë

“Ulet në tryezë me një vjedhës ordiner”/ Sherefedin Shehu “shuplakë” Bashës   

Publikuar

-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu ka komentuar vendimin e opozitës, për të marrë pjesë në tryezën për Reformën Zgjedhore, duke u tërhequr kështu nga kushti për të mos u ulur në tryezë me Damian Gjiknurin.

Ndërkohë, që opozita akuzonte Damian Gjiknurin për pazare votash në zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër, dhe nuk pranonte që ai të ishte pjesë e Komisionit për Reformën Zgjedhore, dje pati një tërheqje nga ana e opozitës.

Opozita dje mandatoi Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si përfaqësues në Komisionin për Reformën Zgjedhore, të cilët do të ulen në tryezë pikërisht me atë që kanë akuzuar, Damian Gjiknurin.

Ish-kandidati i PD për Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu, në një prononcim për CNA.al tha se e shikon me dyshim të madh pjesëmarrjen e opozitës në tavolinë.

Sipas Shehut, ulja në tavolinë me një të akuzuar si vjedhës votash, vë në dyshim të madh seriozitetin e opozitës.

LEXO EDHE:  Incident në takimin e Bashës/ Grida Duma dëbon të rinjtë

“Një dyshim i madh për seriozitetin e opozitës bazohet në faktin e uljes së saj në një tavolinë të kryesuar nga një vjedhës ordiner votash, manipulator i lindur dhe servil politik i pandreqshëm. Opozita dikur e kishte uljen me të si kusht të panegociueshëm ndërsa tani e pranon atë si negociatorin e pazëvendësuehsëm. Nga një tavolinë me pazarxhi dhe njerëz të papërgjegjshëm do të kemi një produkt pazari dhe jo zgjidhje të problemit. Problemi i zgjedhjeve në Shqipëri është mungesa e vullnetit dhe ulja në tavolinë me pazarxhi pa platformë dhe mekanizma garancie tregon se akoma vullneti nuk ekziston.”-tha Sherefedin Shehu, për CNA.al

“Opozita u tërhoq me bishtin ndër shalë”/ Sherefedin Shehu paralajmëron pazarin e radhës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërkesa e çuditshme në KQZ/ Qytetari nga Vlora kërkon mandatin e deputetit

Publikuar

-

Nga

KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të çuditshme nga një qytetar nga Vlora me banim në Tiranë.

Sipas Abc news, me anë kësaj kërkese drejtuar KQZ, Tasim Mehmeti ka kërkuar mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas tij kjo kërkesë është e bazuar në ligjin 10019 të datës 29.12.2008.

“I nderuar kryetari i KQZ Denar Biba!
Unë Kërkuesi Tasim Mehmeti kam kandiduar për deputet në Kuvendin e Shipërisë nga Lista e partisë politike “Sfida për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Sipas listës shumëemërore në qytetin e Vlorës kam qenë i dyti në listë.
Kërkesa ime për dhënien e mandatit të deputetit në Republikën e Shipërisë është si më poshtë:
Si pasojë e vendeve vakante, sepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
-Dhënia e mandatit tim sipas ligjit të Kodit Zgjedhor i shërben parlamentarizmit, demokracisë funksionale për shtetin ligjor dhe funksional.
-Kërkesa ime është e bazuar për të qenë deputet i Kuvendit të shqipërisë është si pasojë e largimit të opozitës nga parlamenti dhe është një detyrim për tu plotësuar nga ana e KQZ.
-Kërkoj mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë për z. Tasim Emin Mehmeti”.
Tasim Mehmeti në fakt për të qenë më zyrtar dhe më i bazuar në kërkesën e tij, e ka firmosur dhe vulosur atë edhe me avokat.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin Ballkanik”/ Paloka i kthehet Ramës

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se me një deklaratë të vetme, edhe sot kryeministri Rama rikonfirmoi se për interesa të kujt punon.

Paloka ka kujtuar përgjigjen e Ramës gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ky i fundit tha se ishte i interesuar për “Makroshengenin shqiptar me parë se për minishengenin Ballkanik”.

“Me një deklaratë të vetme edhe sot Rama rikonfirmoi se për interesa të kujt punon.
Deklaratës së kryeministrit të Kosovës se është i interesuar për “Makroshengenin shqiptar më parë se për minishengenin ballkanik” , Rama ju pergjigj:“Nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin rajonal…” Më trocc se kaq Esadi nuk mund të fliste”, shkruan Paloka.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Pse s’ranë dakord? Ramën dhe Albinin i largon Vuçiçi

Publikuar

-

Nga

analisti dhe gazetari andi bushati

Edi Rama e ka yshtjen për ironi më të fortë se atë për vetëpërmbajtje. Vesin e tij ai nuk ia kurseu në konferencën e shtypit, as Albin Kurtit. Duke e etiketuar si “të ri në detyrë”, ai mëtoi të theksonte gjithë naivitetin dhe ëndërrat fluturake që ngërthen ky togfjalësh. Pasi ia ka thënë më parë edhe privatisht, gjatë takimit të tyre të mëhershëm në Tiranë, se realiteti i qeverisjes bie shpesh ndesh me poezinë e opozitës, ai u rimundua ta fusi në këtë steriotip edhe publikisht bashkëbiseduesin e tij.

Por, në fakt, divergjenca e thellë që Rama dhe Kurti shfaqën këtë të martë, ajo e mospajtimit për idenë e mini Shengenit Ballkanik, nuk ka të bëjë thjesht me ndryshimin mes një njeriu që u është nënshtruar ingranazheve të pushtetit dhe një tjetri që vazhdon inercinë idealiste të opozitës.

Ajo mbi të gjitha është thelbësore, parimore dhe patriotike.

Mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit qëndron një hendek i thellë : i pari e sheh Kosovën si mish për top për pushtetin e tij. Për këtë, ai është i gatshëm, që përkrah Aleksandar Vuçiçit, të kërkojë një zgjidhje që i vë të dy në piedestalin e liderëve të pashmangshëm të Ballkanit.

Vetëm kështu mund të justifikohen piruetat krejtësisht haluçinante, që bëjnë dhe shiun dhe diellin në fare pak kohë. Vetëm kështu mund të shpjegohet se si këta dy politikanë u shndërruan papritmas nga idhtarë të zgjidhjeve me ngritje muresh, me ndarje etnike, me shkëmbime territoresh dhe popullsish, në krejt të kundërtën, në partizanë të rrëzimit të mureve, të heqjes së kufijve, të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, sipas modelit të Europës së bashkuar.

Mjafton vetëm ky kapërcim i pabesueshëm, për të mos e parë Edi Ramën as si idealist, as si realist, por thjesht si oportunist.

Me Albin Kurtin e opozitës, në 22 vjet, ka ndodhur e kundërta. Ai ka vuajtur burgun serb për Kosovën e pavarur, ai ka duruar prangat e UMNIK-ut për një shtet pa enklava të dirigjuara nga Beogradi, ai është shndërruar në deputet radikal me gaz lotsjellës në dorë, për të mos dorëzuar pjesë të territorit, ai ka pasur gjithmonë një yll polar, të diskutueshëm për shumëkënd, por të panegociueshëm për të: bashkimin kombëtar.

Pikërisht këto dy modele politikanësh janë përballur në takimin e tyre të parë zyrtar në Tiranë.

LEXO EDHE:  Video-Jozefina Topalli ironizon Lulzim Bashën me këngën e Sanremos

LEXO EDHE:  Incident në takimin e Bashës/ Grida Duma dëbon të rinjtë

Ashtu sikurse u duk edhe nga fjalët e tyre, ata nuk kanë rënë dakord. Sepse, sipas Albinit (shiko linkun e shkrimit lart) më parë duhet një “Makro- Shengen” midis vetë shqiptarëve. Ndërsa, sipas Ramës, ai nuk mund të arrihet kurrë, pa mini Shengenin, pra pa lejen e Beogradit dhe të Vuçiçit.

Ky pra është hendeku, i cili u vu re sot. Ai mes një politikani që qëndron prej 22 vitesh në pushtet dhe që e sheh gjithçka vetëm me cinizmin e përfitimit të vet personal dhe një lideri që vjen nga opozita dhe që ruan ende idealin e të folurit në emër të shumicës.

Pikërisht këtë përplasje, Edi Rama u mundua ta fshehë përmes ironisë me steriotipin e “të riut në detyrë”, duke lënë të kuptohet se koha dhe pushteti do ta transformojnë edhe Albin Kurtin.

Natyrisht askush nuk mund të vërë bast për këtë.

Por, mosmarrëveshja e sotme na tregoi një gjë: se udhëheqës si Rama, nuk mund të ndryshojnë dot më, ata kanë vetëm një shpresë, ta bëjnë edhe Albinin si vetja.

Ndërsa Kurti ende na mëkon me besimin për të dyshuar, se nuk ekziston një rrugë e vetme, se për të qëndruar gjatë në politikë nuk duhet patjetër të kalosh nga Beogradi, nuk mund t’u nënshtrohesh edhe kompromiseve më të ulta, se në fund të fundit, nuk duhet vetëm të përulesh, por edhe të besosh.

LEXO TE PLOTE