LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tradhëtia e Lulit/ Ja, video

15 Janar 2020, 14:19, Politikë CNA
Tradhëtia e Lulit/ Ja, video

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka tradhëtuar dhe zhgënjyer demokratët, me vijimin e marrëveshjes me kryeministrin Edi Rama.

Tryeza e djeshme zgjedhore, të gjithë demokratët e vërtetë, i vuri kundër Bashës.

Ky i fundit, në këmbim të lirisë së tij, shumëzoi me zero djegien e mandateve, hodhi poshtë protestat e vitit të kaluar duke gënjyer të gjithë ata që e ndoqën nga pas.

Basha harroi betimin me zë dhe figurë, në emër të kishës Laçit se Ramën dhe të tijtë do ti prangoste.

Gjatë një takimi me banorët e Kurbinit, Luli,  betohej për Kishë të Laçit se do e fuste Ramën në burg.

?Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri do të shkojnë para drejtësisë. Zotohem para kurbinasve, para Kishës të Laçit?, deklaron Basha.

CNA.al sjell videon e mëposhtme, ku kreu i PD-së i entuziamuar betohej për burgosje të Ramës, madje duke përdorur edhe emrin e një vendi të shenjtë./CNA.al

Lajmet e fundit nga