Connect with Us

“Tërmeti” prangos 31 persona/ Zbardhen detaje nga operacioni

Kronika

“Tërmeti” prangos 31 persona/ Zbardhen detaje nga operacioni

Publikuar

-

31 ka shkuar numri i të arrestuarve, në lidhjet ndërtimet pa leje dhe problematikat e konstatura në pallatet e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit, vitin e kaluar.

Të dhënat janë bërë publike nga kreyrprokurorja e Tiranës, Elisabete Imeraj

“Prokuroria e Tiranës më 27 nëntor ka filluar hetimin pas tërmetit, duke u munduar të nxjerrë në pah shkeljet e punonjësve të administratës, por edhe ndërtuesit, që sollën si pasojë nxjerrjen e disa banesave të pabanueshme, ka deklaruar ajo gjatë një konference për mediat.

Sipas Imerajt janë evidentuar 25 institucione, 125 pallate dhe 200 banesa të dëmtuara në Qarkun e Tiranës nga tërmeti i 26 nëntorit./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Zbulohen parcela me kanabis në Itali/ 36 orë në këmbë për të arritur në vendndodhje

Publikuar

-

Nga

Shqiptari kishte mbjellë një parcelë me kanabis në Itali/  Policia mbi 36 orë në këmbë për të arritur në vendndodhje

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili kishte mbjellë një parcelë më kanabis sativa.

Mediat italiane shkruajnë se janë  sekuestruan 180 bimë narkotike marijuana dhe  nëse do të hidhej në treg do arrinin vlerën e 200 mijë eurove.

Shqiptari e kishte mbjellë drogën në një territor shumë të vështirë malor dhe policia u detyra të ecte edhe në këmbë për të arritur në vendndodhje.



U desh mbi 36 orë deri në identifikimin e shqiptarit, i cili gjatë kohës që po kujdesej për drogën.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i Jurgen Kurtit/ Zbulohet se si ranë në kurth autorët

LEXO EDHE:  Pasiguria ka marrë formën tragjike të shpërthimeve/ Policia e Xhafajt bën videoklipe

Policia gjeti gjithashtu të gjitha pajisjet me të cilat kultivohej drogë, gjenerator për energji, pompa uji, tuba dhe pleh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk ndalet OFL/ Hedh “grepat” për “shënjestrat” e radhës

Publikuar

-

Nga

Nuk ndalet OFL/ Hedh “grepat” për “shënjestrat" e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

M. M., banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

K. G., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

A. B., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;



R. S., banues në Tepelenë, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  Tenton të vrasë me armë zjarri fqinjët/ Arrestohet në flagrancë 58-vjeçari në Pogradec

LEXO EDHE:  Pasiguria ka marrë formën tragjike të shpërthimeve/ Policia e Xhafajt bën videoklipe

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Digjen 15 hektarë pishë në Dibër/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri

Publikuar

-

Nga

Digjen 15  hektarë pishë në Dibër/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri

Që nga mbrëmja e 14 shtatorit, një zjarr i madh ka përfshirë malin e Balgjajt, në Dibër.

Për shkak të erës së fortë dhe barishteve të thata, zjarri sa vjen e merr përmasa më të mëdha.



Në ndihmë të zjarrfikësve të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Bashkisë Klos kanë shkuar edhe zjarrfikësit e Bashkisë Mat, por për shkak të situatës kërkohet edhe ndihme nga ajri.

LEXO TE PLOTE