Connect with Us

Tensione në burgun e Fierit/ Të burgosurit refuzojnë autorin e krimit monstruoz

Kronika

Tensione në burgun e Fierit/ Të burgosurit refuzojnë autorin e krimit monstruoz

Publikuar

-

Dërgimi i njërit prej autorëve të krimit monstruoz në Mallakastër në paraburgimin e Burgut të Fierit ka shkaktuar tensione të forta.

Sipas BW, të burgosurit kanë refuzuar që 26-vjeçarit Ervis Zotaj të qëndrojë në sektorin e tyre. Sipas tyre, i riu ka kryer një krim monstruoz dhe nuk mund të qëndrojë aty.

Madje, siç raporton gazetari Kuçi, personat që ndodhen në paraburgim kanë ushtruar dhe dhunë verbale ndaj autorit të krimit të rëndë, atij të vrasjes makabre të 50-vjeçares Drita Saliaj, e cila u përdhunua, u mbyt dhe u hodh në rezervuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas për vdekje motoristin/ Pranga 58-vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Makina përplas për vdekje motoristin/ Pranga 58-vjeçarit

Një 58-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka aksidentuar për vdekje një person i cili udhëtonte me motor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:50 të natës tek rrethrrotullimi i Golemit.

Motoristi 32-vjeçar me iniciale E.K. u transportua në spital por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.



“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë për vepren penale ” Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” i shtetasit G.Z., 58 vjeç, pasi rreth orës 03:50 tek rrethrotullimi i Golemit ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin E.K., 32 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen” – njofton policia.

LEXO EDHE:  Vrasja e Elton Çiçës/Kamerat e sigurisë zbulojnë shoferin e makinës dhe lëvizjet e tij

LEXO EDHE:  Tensione në gjyqin ndaj dy mjekëve të “Koço Gliozhenit”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rrëzohet nga biçikleta dhe dëmton rëndë kokën/ Dërgohet me urgjencë në spital një person

Publikuar

-

Nga

Rrëzohet nga biçikleta dhe dëmton rëndë kokën/ Dërgohet me urgjencë në spital një person

Një person ka mbetur i plagosur rëndë sot në Korçë pasi është rrëzuar nga biçikleta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras. Mësohet se i plagosuri ka qenë duke kaluar me biçiklete teksa ka humbur kontrollin dhe ka rene nga ura shkruan ABC news.



Si pasojë e rrëzimit ai ka marrë plagë ne kokë, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ryshfet nga bizneset për t’i shpëtuar nga gjobat/ Lihet në burg inspektori i Tatimeve

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Erjon Trungin, inspektor i Tatimeve. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”

Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas SPAK-ut, Trungu merrte ryshfet nga biznese të ndryshme në kryeqytet për të mos i ndëshkuar në rast kur ata kapeshin në shkelje.



37-vjeçari u arrestua në flagrance dhe gjatë prangosjes iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 mijë euro, të cilat i kishte marre në formë ryshfeti nga një biznes në Kamëz./CNA.al

LEXO TE PLOTE