Connect with Us

“Të inkriminuarit më të fortë se ligji”/ Krasniqi tregon ku çalon dekriminalizimi

Politikë

“Të inkriminuarit më të fortë se ligji”/ Krasniqi tregon ku çalon dekriminalizimi

Publikuar

-

Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi ka folur mbëmjen e djeshme, në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi për ligjin e dekriminalizimit. Pesë vite pas implementimit të këtij ligji, Krasniqi thotë se shteti ende nuk ka një database kombëtare të personave që ka prekur dekriminalizimi.

“Ka ndodhur fenomeni tjetër që ne e nisëm ligjin, patëm viktimat e para sidomos në administratën lokale dhe publike, por ne nuk kemi database kombëtare për zyrtarët. Do të thotë që shtetit i mungon praktikisht një institucion një zyrë apo një mekanizëm që e bën verifikimin e tyre, pra të përsonave që kap dekriminalizimi. Nëse ne i marrim nominalisht individët publik që janë kryetarët e bashkive dhe të fundit edhe deputetët e larguar, asnjë nuk është zgjedhur nga qytetarët. Janë të gjithë individë që për shkak të një lidhje personale me liderët poltikë kanë fituar mandatet dhe kanë shkuar për t’u zgjedhur nga Tirana. Nuk janë zgjedhur nga strukturat e partisë të tyre, asnjë prej tyre. Ju keni rastin e Shkodrës, e gjithë kryesia e PS ishte kundër kandidaturës që u vendos në Shkodër. Do të thotë që janë individë që kanë gjetur rrugën e shkurtër tek ata që marrin vendime dhe për shkak të sistemit që ne po flasim.”

Po ashtu Kransiqi komentoi edhe lidhjen e politikës me perosnat e inkriminuar.

LEXO EDHE:  Rama urdhër deputetëve për votimin e ligjit të plehrave

“Asnjë nga personat e përfshirë në ligjin e dekriminalizimit nuk janë të përjashtuar nga partitë politike. Madje kemi deputetë që kanë dhënë dorëheqje ose janë larguar që janë shumë më të fuqishëm në zonën e tyre sepse atje kanë sot liri për të  bërë tendera për të kontrolluar administratën. Madje janë më të pushtetshëm, më fitimprurës dhe më me ndikimin se sa kur ishin në parlament. Dhe ky lloj imuniteti politik në vende si Shqipëria është shumë më i madh se sa ligji.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërkesa e çuditshme në KQZ/ Qytetari nga Vlora kërkon mandatin e deputetit

Publikuar

-

Nga

KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të çuditshme nga një qytetar nga Vlora me banim në Tiranë.

Sipas Abc news, me anë kësaj kërkese drejtuar KQZ, Tasim Mehmeti ka kërkuar mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas tij kjo kërkesë është e bazuar në ligjin 10019 të datës 29.12.2008.

“I nderuar kryetari i KQZ Denar Biba!
Unë Kërkuesi Tasim Mehmeti kam kandiduar për deputet në Kuvendin e Shipërisë nga Lista e partisë politike “Sfida për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Sipas listës shumëemërore në qytetin e Vlorës kam qenë i dyti në listë.
Kërkesa ime për dhënien e mandatit të deputetit në Republikën e Shipërisë është si më poshtë:
Si pasojë e vendeve vakante, sepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
-Dhënia e mandatit tim sipas ligjit të Kodit Zgjedhor i shërben parlamentarizmit, demokracisë funksionale për shtetin ligjor dhe funksional.
-Kërkesa ime është e bazuar për të qenë deputet i Kuvendit të shqipërisë është si pasojë e largimit të opozitës nga parlamenti dhe është një detyrim për tu plotësuar nga ana e KQZ.
-Kërkoj mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë për z. Tasim Emin Mehmeti”.
Tasim Mehmeti në fakt për të qenë më zyrtar dhe më i bazuar në kërkesën e tij, e ka firmosur dhe vulosur atë edhe me avokat.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin Ballkanik”/ Paloka i kthehet Ramës

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se me një deklaratë të vetme, edhe sot kryeministri Rama rikonfirmoi se për interesa të kujt punon.

Paloka ka kujtuar përgjigjen e Ramës gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ky i fundit tha se ishte i interesuar për “Makroshengenin shqiptar me parë se për minishengenin Ballkanik”.

“Me një deklaratë të vetme edhe sot Rama rikonfirmoi se për interesa të kujt punon.
Deklaratës së kryeministrit të Kosovës se është i interesuar për “Makroshengenin shqiptar më parë se për minishengenin ballkanik” , Rama ju pergjigj:“Nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin rajonal…” Më trocc se kaq Esadi nuk mund të fliste”, shkruan Paloka.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Pse s’ranë dakord? Ramën dhe Albinin i largon Vuçiçi

Publikuar

-

Nga

analisti dhe gazetari andi bushati

Edi Rama e ka yshtjen për ironi më të fortë se atë për vetëpërmbajtje. Vesin e tij ai nuk ia kurseu në konferencën e shtypit, as Albin Kurtit. Duke e etiketuar si “të ri në detyrë”, ai mëtoi të theksonte gjithë naivitetin dhe ëndërrat fluturake që ngërthen ky togfjalësh. Pasi ia ka thënë më parë edhe privatisht, gjatë takimit të tyre të mëhershëm në Tiranë, se realiteti i qeverisjes bie shpesh ndesh me poezinë e opozitës, ai u rimundua ta fusi në këtë steriotip edhe publikisht bashkëbiseduesin e tij.

Por, në fakt, divergjenca e thellë që Rama dhe Kurti shfaqën këtë të martë, ajo e mospajtimit për idenë e mini Shengenit Ballkanik, nuk ka të bëjë thjesht me ndryshimin mes një njeriu që u është nënshtruar ingranazheve të pushtetit dhe një tjetri që vazhdon inercinë idealiste të opozitës.

Ajo mbi të gjitha është thelbësore, parimore dhe patriotike.

Mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit qëndron një hendek i thellë : i pari e sheh Kosovën si mish për top për pushtetin e tij. Për këtë, ai është i gatshëm, që përkrah Aleksandar Vuçiçit, të kërkojë një zgjidhje që i vë të dy në piedestalin e liderëve të pashmangshëm të Ballkanit.

Vetëm kështu mund të justifikohen piruetat krejtësisht haluçinante, që bëjnë dhe shiun dhe diellin në fare pak kohë. Vetëm kështu mund të shpjegohet se si këta dy politikanë u shndërruan papritmas nga idhtarë të zgjidhjeve me ngritje muresh, me ndarje etnike, me shkëmbime territoresh dhe popullsish, në krejt të kundërtën, në partizanë të rrëzimit të mureve, të heqjes së kufijve, të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, sipas modelit të Europës së bashkuar.

Mjafton vetëm ky kapërcim i pabesueshëm, për të mos e parë Edi Ramën as si idealist, as si realist, por thjesht si oportunist.

Me Albin Kurtin e opozitës, në 22 vjet, ka ndodhur e kundërta. Ai ka vuajtur burgun serb për Kosovën e pavarur, ai ka duruar prangat e UMNIK-ut për një shtet pa enklava të dirigjuara nga Beogradi, ai është shndërruar në deputet radikal me gaz lotsjellës në dorë, për të mos dorëzuar pjesë të territorit, ai ka pasur gjithmonë një yll polar, të diskutueshëm për shumëkënd, por të panegociueshëm për të: bashkimin kombëtar.

Pikërisht këto dy modele politikanësh janë përballur në takimin e tyre të parë zyrtar në Tiranë.

LEXO EDHE:  Basha bën “autogol” dhe gënjen publikisht

LEXO EDHE:  Sherr në Kuvend për arsimin e lartë, deputetët akuza UET se ka diktuar ligjin e Nikollës

Ashtu sikurse u duk edhe nga fjalët e tyre, ata nuk kanë rënë dakord. Sepse, sipas Albinit (shiko linkun e shkrimit lart) më parë duhet një “Makro- Shengen” midis vetë shqiptarëve. Ndërsa, sipas Ramës, ai nuk mund të arrihet kurrë, pa mini Shengenin, pra pa lejen e Beogradit dhe të Vuçiçit.

Ky pra është hendeku, i cili u vu re sot. Ai mes një politikani që qëndron prej 22 vitesh në pushtet dhe që e sheh gjithçka vetëm me cinizmin e përfitimit të vet personal dhe një lideri që vjen nga opozita dhe që ruan ende idealin e të folurit në emër të shumicës.

Pikërisht këtë përplasje, Edi Rama u mundua ta fshehë përmes ironisë me steriotipin e “të riut në detyrë”, duke lënë të kuptohet se koha dhe pushteti do ta transformojnë edhe Albin Kurtin.

Natyrisht askush nuk mund të vërë bast për këtë.

Por, mosmarrëveshja e sotme na tregoi një gjë: se udhëheqës si Rama, nuk mund të ndryshojnë dot më, ata kanë vetëm një shpresë, ta bëjnë edhe Albinin si vetja.

Ndërsa Kurti ende na mëkon me besimin për të dyshuar, se nuk ekziston një rrugë e vetme, se për të qëndruar gjatë në politikë nuk duhet patjetër të kalosh nga Beogradi, nuk mund t’u nënshtrohesh edhe kompromiseve më të ulta, se në fund të fundit, nuk duhet vetëm të përulesh, por edhe të besosh.

LEXO TE PLOTE