Connect with Us

Të gjithë gazetarët kundër Bashës

Politikë

Të gjithë gazetarët kundër Bashës

Publikuar

-

Ditën e djeshme u firmos marrëveshja pozitë-opozitë për Reformën Zgjedhore.

Kjo lëvizje e PD ka sjellë jo pak zhgënjime dhe reagime të ashpra nga mbështetës të kreut të PD, Lulzim Basha.

Shumë demokratë janë ndjerë të tradhtuar nga kryetari i tyre i cili zgjodhi të “ulet në prehërin e Damian Gjiknurit”, të cilin deri dje e quante hajdut të votave dhe kërkonte burgosjen e tij.
Një numër i madh reagimesh ka ardhur edhe nga gazetarët të cilët kanë copëtuar Bashën.

Më tej po sjellim disa nga reagimet e tyre.

Gazetari Erl Murati tha se ulja në tryezë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin pas 1 viti revolucion, është poshtërim për opozitën.
Sipas tij ky poshtërim është fatura që Lulzim Basha duhet të paguajë për daljen nga sistemi.
“Këtë faturë Bashës nuk ja ka dhënë as Damiani, as Rudina madje as Edi Rama. Ata që e kanë prerë faturën janë mësuar gjithnjë ta arkëtojnë. Për fatin e keq të opozitës, këtë radhë edhe me kamatë”, shkruan Murati në një postim në rrjetet sociale.

Gazetari Bledian Koka, e ka konsideruar si një kartolinë të shëmtuar uljen e opozitës jashtë parlamentit dhe mazhorancës për reformën zgjedhore. Koka tha, se kjo ka lënë një shije të keq tek mbështetësit e opozitës. Marrëveshja sipas tij, bie ndesh më mënyrën si opozita ka bërë aksionin e saj politike.

Edhe gazetari Andi Bejtja e shikon me dyshim marrëveshjen e re politike, për reformën zgjedhore.
Në emisionin ‘Opinion’ ai tha, opozita mund të ketë gabuar strategjinë. Sipas tij përpara kësaj marrëveshjeje duhet të kishte dhe një marrëveshje tjetër për të liruar ata që janë në burg gjatë protestave të opozitës.

LEXO EDHE:  Hapi “dyert” për çamët/ Dule në zyrën e Bashës

Reagim të ashpër kundër Bashës ka pasur edhe nga gazetari Artan Hoxha i cili ironizoi vendimin e gjykatës për të pushuar çështjen e Lulzim Bashës, lidhur me lobimin rus si dhe marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.
Hoxha thotë, se gjykimi për 650 mijë dollarët e “ndershëm”, më shumë se sa Bashën, shpëtuan nga sikleti Ramën, ndërsa me tone ironie, theksoi se dje u realizua takimi i shumë pritur.

Edhe gjatë konferencës së sotme, gazetarët nuk janë kursyer ndaj Bashës duke e pyetur nëse do të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD.
Në konferencën për shtyp Luli ka qenë mjaft i tensionuar dhe në vështirësi pas pyetjeve kryqëzuese që iu kanë bërë gazetarët.

Basha është vënë me shpatulla pas murri për djegien e mandateve dhe braktisjen e kauzave të opozitës duke shkuar në tryezë me Edi Ramën menjëherë pasiu gjykata i mbylli çështjen e lobimeve në SHBA.
Një tjetër pyetje e gazetarëve që “gozhdoi” Bashën gjatë konferencës së sotme ishte: Pse zgjodhi për tu ulur në një tavolinë me atë që ai e cilësonte si simbolin e krimit elektoral.

Pra, të gjithë janë kthyer kundër Bashës, demokratët, gazetarët, analistët. Të gjithë kanë mbërthyer Bashën duke i kërkuar llogari për tradhtinë e radhës ndaj mbështësve të tij, të cilët u zhgënjyen përsëri nga kryetari i tyre.

Firmosja e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore erdhi një ditë pasi Rama e ndihmoi bashën të pushonjte çështjen për lobimin rus.
Ky ishte shpërblimi i Bashës , i cili tregoi qartazi se marrëveshja e 2017 nuk ka përfunduar kurrë dhe se ai gjithmonë do të jetë në shërbim të Ramës për të mbrojtur interesat e të dyve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha “shuplakë” Bashës/ “Opozita në pikën më kritike”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeminsitri Sali Berisha është shprehur se opozita është në pikën më kritike të saj.

I ftuar në emisinin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli, Berisha tha se gabimi i opozitës është që të gjitha palët edhe kryetari edhe kundërshtarët e kryetarit ranë dakord të hapnin fushatën elektorale.

Gjithashtu, theksoi se opozita po e nis jetën paralamentare me një mandat të tretë të humbur si dhe me 60 mijë vota më pak se në 2013.

Berisha nënvizon se gabimi i kreut të PD, Lulzim Basha është se u bë pjesë e zgjedhjeve pasi u publikuan një milion të dhënat e qytetarëve.



Opozita është në ditën më kritike që nga themelimi. Shqipëria është në gjendje kritike. Unë e kam shprehur kundërshtinë time për hapjen e fushatës brenda PD.

Unë gjykoja etike evidentimin e masakrës zgjedhore dhe pastaj analizën. Se unë nuk them që PD nuk kishte përgjegjësitë e veta për rezultatin.

Ajo që ishte e çuditshme, është që të gjitha palët edhe kryetari edhe kundërshtarët e kryetarit ranë dakord të hapnin fushatën elektorale. PD e nis jetën parlamentare me 60 mijë vota ma pak se në 2013.

Të isha unë kryetar partie, nuk do merrja pjesë në zgjedhje kur u publikuan 1 milion të dhënat e qytetarëve”, tha Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka stabilitet…”/ Berisha kërkon ringritjen e PD: Revolta e protesta kudo

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se opozita duhet të ngrihet në revolt dhe protesta pas asaj që ndodhi në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Now” nga Erla Mëhilli, Berisha tha se Opozita duhet të bëjë gjithçka për tu ringrititur.

“Ka një moment këtu, njeriu në betejë mund të bjerë, por në çdo pozicion që bie, duhet të gjejë mënyrën të ringrihet.

Opozita duhet të bëjë gjithçka për një strategji të një bashkimi sa më të gjerë jo vetëm të forcave opozitare por të gjithë elementëve qenësorë të shoqërisë.



LEXO EDHE:  Foto nga mbledhja e Këshillit të PD/ Ja si e "udhëzon" Vokshi Jemin Gjanën

LEXO EDHE:  Video-“Fadroma do kalojë mbi trupat tanë”/ Teatri u shemb teksa Basha flinte e Kryemadhi stërvitej

PD duhet të bëjë gjithçka që në moentin që humbi me penalizmin ndërkombëtar me sanksione.

Vetëm sistemi patronazhisteve s’mund të pranohej kurrë. Nuk ka sistem më të turpshëm. Opozita tani duhet të bëjë të ngrejë protestën revoltën në parlament dhe jasht parlamenti.

Kjo që ndodhi është mënxyrë. Nuk ka stabilitet pa votë. Hiqeni nga mendja.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha paralajmëron Ramën/ “Do përballesh me një opozitë të fortë”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Ish- Sali Berisha, paralajmëroi kryeministrin Rama se do të përballet me një opozitë të fortë.

I ftuar në  emisionin “Now” nga Erla Mëhilli në Euronews, Berisha tha se Rama ka përdorur çdo tentativë për të eliminuar kundërshtarët politikë, përmes shpifjeve të pafundme.

“Aty do të kem përpara Edi Ramën dhe e garantoj se do të këtë një opozitarizmin, që atij do ti duken lule ato që kanë qenë përpara, sepse ai ka treguar me këtë mënyrë përfundimtare ligësinë e pafundme shpirtërore për të eliminuar  kundërshtarët me shpifje dhe mashtrime, Këtë se ka bërë njeri, kurrë.



LEXO EDHE:  Foto nga mbledhja e Këshillit të PD/ Ja si e "udhëzon" Vokshi Jemin Gjanën

LEXO EDHE:  “Tërbohet” deputeti i Lulit/ Kërcënon avokatin

 “Edi Rama vjen në parlament si mynxyrë kombëtare, si autor i fatkeqësive njëra-pas-tjetrës kombëtare, që nga koha e Jorgo Kristaq Zografi dhe Enver Hoxha.

Edi Rama vjen si një vasal i pështirosur i Aleksandar Vuçiçit… është autor i asaj çfarë ndodhi në Mal të Zi, pasi merr ky një luftë-nxitës, një Gëbels të Millosheviçit”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE