Connect with Us

Sulmi i Ramës ndaj “JOQ”/ Pronari Çekeli, mesazh kryeministrit

Politikë

Sulmi i Ramës ndaj “JOQ”/ Pronari Çekeli, mesazh kryeministrit

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama me çdo kusht kërkon t’u mbyllë gojën mediave. Një skandal i tillë ka ndodhur me portalin “JOQ”, pronari i së cilës u procedua penalisht dhe për më tepër skandali u përshkallëzua me mbylljen e domenit të faqes “JOQ”.

Në një intervistë për CNA.al, pronarin Gentian Çekeli, ka folur rreth qëllimeve të vërteta të kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, dëmi financiar ka qenë një nga qëllimet e sulmit. Çekeli, thotë se do të ndjekin të gjitha hapat ligjorë, duke ngritur padi ndaj gjykatësit, prokurorit, drejtprëve, policëve e të tjerë, persona të cilët janë përfshirë në këtë skandal.

Mesazhi është vetëm për Edi Ramën, “Duke qenë se qeveris ndaj një populli i cili manipulohet lehtësisht dhe e ka lepurin në bark, të lutem tregohu i mëshirshëm me të”. Kështu ka deklaruar pronari i ‘JOQ”, Gentian Çekeli gjatë një interviste për CNA.al.

Sipas Çekelit , dëmi financiar ka qenë një nga qëllimet e sulmit. Më tej ai thotë se do të ndjekin të gjitha hapat ligjorë, duke ngritur padi ndaj gjykatësit, prokurorit, drejtprëve, policëve e të tjerë, persona të cilët janë përfshirë në këtë skandal.

JOQ Albania është  themeluar 5 shkurt 2010, si platformë e lajmeve unike, argëtuese dhe sociale në hapësirën shqipfolëse dhe ka një staf prej 15 vetash.

Intervista e plotë:

Po bëhen gati dy muaj të një sulmi institucional mbi JOQ, pse filloi kjo përplasje?

Përgjigjen e saktë e di truri i Kryeministrit Rama, por në fakt ishte diçka që e prisja dhe e dëshiroja. Ajo që më vjen keq ishte se ndodhi në momentin kur kishim mijëra mesazhe nga qytetarët të cilët besonin JOQ para ERTV.

Cila mendoni se është arsyeja kryesore e sulmit ndaj JOQ?

LEXO EDHE:  Rama doli në mbrojtje të Gonxhes/ Zhupa: E promovoi si modelin e babëzisë dhe korrupsionit

Mendoj se personi që kontrollon çdo gjë, duke filluar nga Opozita e duke mbaruar te faqet e memeve me 5 mijë folloëers, e mërzit fakti që nuk kontrollon edhe JOQ Albania. Ai e di mirë që jemi të pavarur, si rrjedhojë e kishte të lehtë  të kryente veprime anti-ligjore.

Qeveria ju ka mbyllur disa domaine dhe po ju kërkon e ndjek penalisht, cilat janë hapat tuaj?

Duke qenë se kontrollojnë çdo qelizë të këtij vendi, patën luksin të shkelin Kushtetutën. Do bëjmë padi ndaj gjykatësit Gjermeni, prokurorëve, drejtorëve, policëve etj etj. Vetëm Edi Ramën nuk mund ta padisim, sepse ai nuk firmos me dorën e tij kur shkelet ligji, por u jep urdhëra ushtarëve të tij. E drejta do fitojë…

Çfarë dëmi ju është shkaktuar në këto javë sulmi nga institucionet qeveritare dhe cili është mesazhi që keni për Ramën e Qeverinë?

Shumë biznese kanë frikë të reklamojnë produktet e tyre, qoftë edhe falas. Dëmi është financiar dhe ky ka qenë një nga qëllimet e sulmit. Qëllimi i tij është: Nëse kalasë së rrethuar i pret ujin dhe bukën, rezistenca do bjerë. JOQ Albania do ia dalë të mbijetojë dhe është bërë më e fortë se para sulmit rilindas, ajo që më dhëmb është vrasja e shpresës dhe shpopullimi i atdheut tonë.

Mesazhi është vetëm për Edi Ramën, “Duke qenë se qeveris ndaj një populli i cili manipulohet lehtësisht dhe e ka lepurin në bark, të lutem tregohu i mëshirshëm me të”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rasti i familjes Cakoni/ Berisha nxjerr dokumentin: Kontrata për dhurimin e banesës u bë katër ditë pas denoncimit të PD

Publikuar

-

Nga

“Qeveria asnjë përpjekje për sigurimin e vaksinës”/ Berisha ngre alarmin: Pasojat do jenë të mëdha

Kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj sot akuzave të PD në lidhje me rastin e Manjola Cakonit, e cila humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit.

Pas kësaj ka ardhur reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili deklaron se Rama po mashtron për dhurimin e apartamentit.

Berisha ka publikuar një dokument të siguruar nga një qytetar dixhital dhe deklaron se kontrata për dhurimin e banesës është nënshkruar katër ditë pas denoncimit të PD.

“Përgënjeshtrim i Edvin Hajdutit! Mashtrim i pafytyrë i Edvin Hajdutit dhe narkozyrtarëve të tij për kontratën për apartament e familjes Cankoni që humbi 8 pjesëtarë të familjes nga tërmeti.

LEXO EDHE:  Trondit çuni i Fahriut/ Rama ka pësuar parainfarkt

LEXO EDHE:  Pse në Partinë Monokratike të Bashës s'ka vend për demokratët?!

Kontrata u nënshkrua me datën 7 shtator, 4 ditë pas denoncimit nga mediat të braktisjes dhe mashtrimit të kësaj familje nga Edvini”, shkruan ish-kryetari i PD-së.



Ndërkohë, kujtojmë se denoncimi i parë u bë nga ish-deputetja e PD-së Grida Duma më 3 shtator, ndërsa në dokument thuhet se dokumenti është firmosur më 7 shtator./ CNA.al

“Aktrimi” pranë familjes së Manjola Cakonit/ Grida Duma del dy herë bllof

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Situata e rëndë në Dibër/ Fëmijët shesin misra për të blerë librat e shkollës

Publikuar

-

Nga

Video-Situata e rëndë në Dibër/ Fëmijët shesin misra për të blerë librat e shkollës

Ish deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka publikuar një video në rrjetet sociale ku denoncon realitetin e vështirë, me të cilin përballen fëmijët në rrethin e Dibrës dhe të Matit.

Çupi shprehet se fëmijët në këto zona detyrohen të shesin misra në rrugë, me qëllim që të blejnë librat e shkollës.

“Nesër do të shikoni pamje nga fasada e qeverisë me shkollat, por duhet të njihni edhe një realitet tjetër, larg propagandës.

Me dhjetra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën.

Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën.

Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t’ia dijë për fëmijët e Dibrës.



Na duhet një qeveri që të luftojë varfërinë, bashkë me dibranët dhe t’u japë fëmijëve mundësinë për të mësuar dhe për të bërë përpara në jetë me dijet e tyre.”/CNA.al

Nesër do të shikoni pamje nga fasada e qeverisë me shkollat, por duhet të njihni edhe një realitet tjetër, larg propagandës. Me dhjetra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën. Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën. Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t’ia dijë për fëmijët e Dibrës. Na duhet një qeveri që të luftojë varfërinë, bashkë me dibranët dhe t’u japë fëmijëve mundësinë për të mësuar dhe për të bërë përpara në jetë me dijet e tyre.

Gepostet von Dhurata Çupi Tyli am Sonntag, 13. September 2020

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arrestohen 9 persona në Tiranë/ Policia jep detaje, për çfarë akuzohen

Publikuar

-

Nga

Operacion mes Italisë e Shqipërisë/ Goditet grupi kriminal, arrestohen 12 persona

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit F.L(Sh)., 37 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Sezoni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi për veprën penale “Moskallëzim i Krimit” i shtetases të shpallur në kërkim: V. O., 44 vjeçe, banuese në Itali.



Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ishte në dijeni se bashkëjetuesi i saj shtetasi A.R ( autori kryesor i vjedhjeve), kryente vjedhje të ndryshme sëbashku me shtetas të tjerë, dhe nuk ka kallëzuar për krimin dhe është mundur ti shmanget përgjegjësisë.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
•I.H., 18 vjeç, A.D., 18 vjeçe, dhe R.Ç., 22 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese;
•Q.D, 67 vjeç, A.D., 60 vjeç, L.Ç., 56 vjeç, A.K., 44 vjeç, dhe E.R., 32 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë për vepren penale ” Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” i shtetasit G.Z., 58 vjeç, pasi rreth orës 03:50 tek rrethrotullimi i Golemit ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin E.K., 32 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE