LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Skënder Gjinushi me zero publikime"/ Miraton komisione me "shkenctarë" anonim!

15 Janar 2020, 10:20, Politikë CNA
"Skënder Gjinushi me zero publikime"/ Miraton komisione me

Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka ka hedhur akuza të forta në drejtim të kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.

Në një postim në rrjetet sociale, Muka akuzon Gjinushin se ka miratuar se fundmi komisionet shkencore ne fusha te ndryshme, ku sipas tij pseudo-shkencëtarët e propozuar, nuk kanë asnje artikull shkencor te publikuar.

?Skënder Gjinushi me 0 publikime, miraton komisione me “shkenctarë” anonim!

Akademia e Shkencave ka miratuar se fundmi komisionet shkencore ne fusha te ndryshme. Ajo qe bie ne sy eshte se pjesa me e madhe e (pseudo)shkencetareve te propozuar nuk kane asnje artikull shkencor te publikuar, pra jane hajdute intelektual. ?-shkruan Muka.

Më tej, ai thekson se ?Nese marrim komisionin e Shkencave sociale, juridike dhe ekonomike,10 nga 13 anetaret nuk kane asnje publikim sipas databazes bibliografike Scopus! Nga 3 anetetaret qe kane publikime, numri me i larte eshte 3, pra nje nivel i ngjashem publikimesh me nje doktorant dhe jo anetar te Akademise se Shkencave. Si eshte e mundur qe ne si shtet paguajme njerez anonim ne shkence te na ndertojne politikat shkencore dhe te na perfaqesojne si shkencetaret me te mire/mendjet me te ndritura qe ka vendi? Ministria e Arsimit por edhe SPAK nuk duhet te heshtin perpara ketij skandali qe eshte tregues i qarte i korrupsioni dhe abuzimi!?

PO ashtu, Muka përmedn një për një emrat e propozuar nga Gjinushu, të cilët sipas tij kanë zero publikime shkencore.

?Aurela Anastasi 0
Luan Omari 0
Anastas Angjeli 3
Kosta Barjaba 0
Thoms Frasheri 0
Mentor Beqa 0
Adrian Civici 1
Selami Xhepa 0
Besnik Aliaj 0
Andi Goxhaj 0
Artan Hoxha 2
Ilirjana Nano 0
Arta Mandro 0
Total 6?-përfundon postimin e tij Taulant Muka.

Lajmet e fundit nga