LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthim në një biznes në Tiranë/ Plagoset pronarja, panik tek banorët  

15 Janar 2020, 07:01, Kronika CNA
Shpërthim në një biznes në Tiranë/ Plagoset pronarja,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, ku si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka mbetur e plagosur një grua.

Mësohet se bombula ka shpërthyer në një byrektore dhe si pasojë është plagosur pronarja e saj.

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se shpërthimi ka krijuar edhe shumë dëme materiale, duke e shkatërruar plotësisht biznesin në fjalë.

Byrektorja ka qenë në katin e parë të një pallati ndërsa shpërthimi ka krijuar tronditje dhe panik tek banorët.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./ CNA.al

Lajmet e fundit nga