Connect with Us

Sekuestrohen 25000 euro në Kapshticë/ Procedohen penalisht dy poseduesit

Kronika

Sekuestrohen 25000 euro në Kapshticë/ Procedohen penalisht dy poseduesit

Publikuar

-

Policia Kufitare në Kapshticë ka sekuestruar një sasi prej 25000 euro, si dhe ka proceduar penalisht 2 poseduesit, të cilët nuk i deklaruan në kufi.

Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se Në vijim të kontrolleve të imtësishme, me qëllim parandalimin e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në P.K.K Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë shtetasin J. R., 46 vjeç, nga Memaliaj, rezident në Greqi dhe shtetasen bullgare D. D., 31 vjeçe, të cilët udhëtonin me mjetin e tyre.

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, këtyre shtetasve iu gjet një sasi prej 25000 eurosh, të fshehura në trup, të cilat nuk i kishin deklaruar para autoriteteve.

LEXO EDHE:  Policia korr 400 mijë rrënjë kanabis në të gjithë Shqipërinë

Veprimet në lidhje më këtë rast janë kryer nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në DVP Korçë, të cilët kanë filluar procedimin penal ndaj këtyre shtetasve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarr në Vlorë/ Digjen disa hektarë me shkurre

Publikuar

-

Nga

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme, ku si pasojë e flakëve janë djegur disa hektarë me shkurre.

Për shkak të terrenit të vështirë, pasi është një zonë moçalore, zjarrfikësja e ka shumë të vështirë që të ndërhyjë për të shuar zjarrin.
Mësohet se në vendngjarje është vetëm policia e Orikumit e cila po mbikqyr situatën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL me “dorë të hekurt” në Durrës e Shijak/ Sekuestrohen 6 makina të blinduara

Publikuar

-

Nga

Në vijimësi të Operacionit Forca e Ligjit janë sekuestruar 6 automjete të blinduara.

Mësohet se këto automjete u bllokuan në Durrës dhe Shijak.
Makinat e blinduara, tip “Benz”, “Jeep” dhe “Audi” janë në pronësi të katër subjekteve të OFL-së.

Kujtojmë se prej disa ditësh, OFL po zhvillon aksione në të gjithë vendin për sekuestimin e maikinave luksoze të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktivitete kriminale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacioni i OFL-së/ SPAK i vendos sekuestro pasurisë së “bosit” të drogës

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka vendosur sekuestro pasurisë së Bledar Seferit (Hakorjes) i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Nga operacioni i OFL-së, Bledar Seferit i janë sekuestruar katër makina, një shoqëri që vepronte në fushën e plastikës dhe disa llogari bankare.

Bledar Hakorja është arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, në vitin 2010 sëbashku me shtetasin Arbri Goga, të dy rezident në Firence, ndërkohë që lëviznin në Perugia dhe Romë.

Droga vinte nga Brazili dhe në aksionin e finalizuar nga policia Italiane janë konfiskuar 26 kilogram kokainë dhe për këtë janë vendosur në pranga 26 persona, mes të cilëve dhe Bledar Seferi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE