LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ringjallia” e turizmit në Durrës pas tërmetit/ Xhaferri debat me Klosin: Duhet drejtësi!

15 Janar 2020, 22:02, Aktualitet CNA
“Ringjallia” e turizmit në Durrës pas tërmetit/

Ish ministri i Turizmit Ferdinand Xhaferri ka debatuar me ministrin e aktual, Blendi Klosi lidhur me ?ringjalljen? e turizmit në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Klosi, thotë se hotelet nuk kanë pësuar gjë, dy tre hotele që janë dëmtuar.

?Durrësi nuk ka vdekur, është dëmtuar. Ka marrë një goditje dhe është një goditje e vërtetë. Kemi nevoje për PR. Kompanitë janë shumë strikte në këtë situatë, kërkojnë certifikim zyrtar që hoteli nuk është i dëmtuar. Ne do ia dalim?, tha Klosi.

Ndërkohë Xhaferri tha se situata nuk është ?rozë? në Durrësi dhe nuk mund të ketë ?ringjallje? po nuk u vendos drejtësi në vend.

?Nuk mund të ketë ringjallje po nuk u vendos drejtësi në vend. Duhet të dënohen ata që shkaktuan masakrën urbane. Ministri është përpjekur, nuk mund ta akuzoj. Por ministri është pjesë e një qeverie që ka dështuar. Nuk e ka ringjallur turizmin pas tërmetit, do jetë shumë e vështirë?, tha Ferdinand Xhaferri në studion e ?Opinion?.

Lajmet e fundit nga