Connect with Us

Plasin memet në rrjete sociale/ “Basha përshëndet çunat e SPAK-ut”

Satire Politike

Plasin memet në rrjete sociale/ “Basha përshëndet çunat e SPAK-ut”

Publikuar

-

Rrjetet sociale kanë shpërthyer ndaj kreut të PD –së Lulzim Basha, pas marrëveshjes së radhës më kryeministrin Edi Rama.

Një ditë më parë, përfaqësuesit e opozitës joparlamentare Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI u shfaqën në tryezën e Damian Gjiknurit, për reformën zgjedhore.

Kaq ka mjaftuar që Basha dhe përfaqësuesit e tij të kthehen në meme, pasi deri dje akuzonin Ramën dhe Gjiknurin, ndërsa sot u shfaqën në prehrin e tyre.

Deri dje, kishin një paketë me kërkesa ndaj Qeverisë, të cilën e sfumuan sa hap dhe mbyll sytë.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Për ata që presin "mrekullinë" e Shtatorit

Në faqet më të ndjekura të humorit në rrjete sociale, kreu i PD-së Lulzim, Oerd Bylykbashi , Petrit Vasili dhe jo vetëm janë ironizuar nëpërmjet memeve, të cilat po i sjellim më poshtë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Satire Politike

Basha arrin fitoren e parë

Publikuar

-

Nga

Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha më në fund ka arritur fitoren e tij të parë në karrierën e tij politike.

Kjo është një vlerë e madhe dhe duhet pranuar se më në fund ai ka siguruar zgjedhje të parakohshme, në prill të 2021.

Pra, me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet do të bëhen mes marsit, prillit dhe majit. Pra nga fundi i qershorit, siç ishin më parë, Lulzim Basha me një taktikë, ka arritur ti afrojë ato me dy muaj.



Dhe kjo së fundi është shpallur si fitore te demokratët në bazë, të cilëve iu kishte thënë se në tetor do të kishte zgjedhje të parakohshme, parlamentare dhe vendore së bashku.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Për ata që presin “mrekullinë” e Shtatorit

LEXO EDHE:  Mbledhja e Këshillit Kombëtar/ Ish-kandidati për deputet i PD-së turpëron Bashën

Por, duke qënë se nuk i arriti dot në tetor, zgjedhjet e parakohshme do t’i bëjë në muajin prill 2021, pikërisht dy vite pas zgjedhjeve lokale në të cilat nuk hyri dhe shpalli rrëzimin e Edi Ramës dhe zgjedhjet e parakohshme çdo pranverë dhe çdo vjeshtë, si dhe fiks katër vite pas humbjes katastrofike, pas marrëveshjes me Ramën në 2017. Fiks gjashtë vite pas humbjes në zgjedhjet lokale të 2015-ës dhe fiks pesë vite pas 2013-ës, ku ai ishte simboli i humbjes së atyre zgjedhjeve të Partisë Demokratike në pushtet, në qarkun e Tiranës.

Drejtues i këtij qarku ishte Lulzim Basha dhe PD doli me një rezultat të turpshëm, i cili fatkeqësisht vazhdon edhe thellohet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

“I ke hapur një telash të madh Olldashit…”/ Mitro Çela tregon biseden e Berishës me ministrin dhe historinë e Pelikanit Kaçurrel

Publikuar

-

Nga

“I ke hapur një telash të madh Olldashit...”/ Mitro Çela tregon biseden e Berishës me ministrin dhe historinë e Pelikanit Kaçurrel

Nga Mitro Çela 

ZOGU I RRALLË

Rruga Fier – Vlorë ishte parashikuar të ndërtohej me finacim të Bashkimit Evropian.

Viti 2008. Në Bruksel, për të firmosur levrimin e fondeve shkoi Sokol Olldashi, minister i Ndërtimit.

Kur ministri priste të hidhej firma, ekspertët e Brukselit kundërshtuan.

Ministri:-Pse nuk firmosni?

Eksperti:- Pelikani kaçurrel!

Ministri:- Çështë kjo marrëzi?! Ne kemi ardhur në Bruksel për rrugën, ju na flisni për zoga të egra?!

Eksperti:- Zoti ministër! Ruani gjakftotësinë! Zëvendës ministri juaj i Mjedisit Taulant Bimo, ka shkruar se në kënetën e Nartës, pranë së cilës do të kalojë rruga Fier – Vlorë, rritet një zog i rrallë.

-Me paratë e taksapaguesve evropianë, nuk mund të lejojmë “pushkatimin” e pelikanit kaçurrel?!…

Në inat e sipër ministri mori në telefon Berishën.

Nuk kam informacion për bisedën mes Berishës dhe Olldashit.

Unë di pasojat, sipas tregimit të zëvendës ministit të Mejdisit Taulant Bimo:

-Mesnatë. Isha shtrirë në krevat. Bie telefoni…Ishte Kryeministri!…Pa shumë delikatesë, më ftoi të shkoja në zyrë.

Rrugës duke udhëtuar me makinë, ku nuk më shkonte mendja.

Berisha më tha:



– Ke shkruar ndonjë letër për Brukselin kohët e fundit?

-Jo!
-Mendohu mire?!

Vrava mendjen… Përsëri thashë: “ Jo!”…

-Për pelikanin kaçurrel nuk ke bërë ndonjë letër?

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Për ata që presin “mrekullinë” e Shtatorit

LEXO EDHE:  "Shpërthen" Çim Peka/Basha ka "fshirë" historinë e Partisë Demokratike

U kujtova…Më erdhi zemra në vend… Disa vite më parë kisha botuar një libër për shpendët e rrallë që rriten në Shqipëri. Mes tyre bën pjesë edhe pelikani kaçurel.

-Libri, me sa duket do ketë rënë në duart e ndonjë eksperti të BE, – I thashë Kryeministrit.

-Duhet gjetur një kompromis, – tha Berisha duke qeshur.- Të lutem, bëj një letër për Brukselin…I ke hapur një telash të madh Olldashit…

Po atë natë, tregon Taulant Bimo, “thura” një letër diplomatike për vlerat dhe rëndësinë që ka pelikani kaçurel për fatet e Shqipërisë. Hodha idenë: Rruga Fier- Vlorë, të ndërtohet, nëse projektit i bëhen korrigjimet e domosdoshme për mbrojtjen e pelikanit kaçurel.…

Pasi në projekt u shtuan disa rrjeta, ekspertët e Brukselit u bindën dhe miratuan fondet për ndërtimin e rrugës…

Shënim.

Vitin e kaluar djalit i erdhi një shoqe nga Norvegjia. Bëmë guidë turistike.

E nisëm nga Vlora.

U futëm në autostradë. Afër Panajasë, në të dy krahët e rrugës, janë ndërtuar rrjeta me lëndë plastike…

– Në Norvegji janë shumë të përhapura këto barriera, për të zvogëluar efektin e zhurmave të makinave nëpër qëndrat e banuara. Por këtu po shoh vetëm fusha…Pse janë ngritur?

Qesha dhe nisa ti tregoj historinë e Pelikanit Kaçurrel…

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Pse na duhet ky intelektual?/ Të gjitha rastësitë e drogës i ndodhin Ylli Ndroqit

Publikuar

-

Nga

Në datën 3 gusht 2020, SPAK bëri të ditur se me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka sekuestruar pasurinë e presidentit të RTV Ora News, Ylli Ndroqi si dhe konfirmoi se ky i fundit është identifikuar si shtetasi Xhemail Pasmaçiu, i arrestuar për trafik droge në Turqi dhe në Itali.

Sipas SPAK, sekuestrimi i pasurisë së Ylli Ndroqit u bë pasi rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.

Çështja u dërgua në Gjykatën e Posaçme të Apelit, e cila sot vendosi të rrëzojë kërkesën e Ndroqit për heqjen e sekuestros ndaj pasurive, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Ndërkohë, avokati i Ndroqit në një prononcim për mediat, tentoi t’i shiste si rastësi, gjithçka ka ndodhur në lidhje me Ylli Ndroqin në Itali dhe Turqi.

Avokati Alban Qafa tha se vendimi i Gjykatës është marrë mbi bazën e indicieve dhe jo provave që ata vunë në dispozicion.

Sa i takon çështjes së Ittalisë, ai tha se “Indicje janë shkresa të prodhuara kryesisht nga Ministria e Brendshme dhe jo nga organi i akuzës. Nga oficerë të policisë. Dokumentacioni i ardhur nga Ministria e Brendshme italiane thekson se nuk ka qenë asnjëherë i arrestuar në Itali.

Në fakt po të shikosh dokumentat e SPAK, thuhet se është hetuar për trafik droge në kuadër të një operacioni të koduar “Bakllavaja” dhe më pas çështja është mbyllur në 2010, por ka pasur edhe një urdhër-arrest të dhënë në 2006.

Fakti i dytë ëshët çështja në lidhje me ngjarjen e vitit 1998 në Turqi, për të cilën thuhet se vetëm është hetuar nga policia dhe i është kthyer celulari.

Ndërsa në lidhje me rastin e Turqisë, avokati Alban Qafa u shpreh se “z. Ndroqi ka pasur një verifikim nga celulari që është marrë dhe është çuar në laboratorin e policisë shkencore. I është bërë ekspertiza dhe nuk ka pasur lidhje me persona të tjerë që kanë pasur procedim penal për një vepër tjetër dhe i është kthyer sërish. Nuk ka asnjë dënim dhe në dosjen e gjykatës si dhe në fashikullin e prokurorit në Turqi për z. Ndroqi.”

Në fakt gazeta turke Hurriyet thotë se ai është arrestuar me një grup kriminal të trafikut të drogës. Megjithë pretendimet e avokatit se ai nuk është dënuar në Turqi.

LEXO EDHE:  Si po përpiqet të përçajë Basha, kritikët e tij?

LEXO EDHE:  Basha flet si kryeministër/ "Situata nuk do të shkonte deri këtu, do isha 45 ditë para Ramës"

Në fillim Ylli Ndroqi nuk pranonte asgjë. Janë dhjetëra proçese gjyqësore ku ai nuk pranon ndryshimin e emrit nga Xhemail Pasmaçiu në Ylli Ndroqi. Më pas nuk pranon as hetimin në Itali, nuk pranon as shkrimin e gazetës turke Hyrriyet për arrestimin për trafik droge në Turqi.

Kanë kaluar vetëm dy apo tre muaj dhe Ylli Ndroqi thuajse i ka pranuar të gjitha. Edhe ndryshimin e emrit, edhe ndryshimin e mbiemrit, edhe hetimin në Itali dhe në Turqi.

Të paktën deri tani gjithçka që kanë thënë mediat shqiptare, përfshirë edhe CNA.al i ka pranuar.

Zbardhja dhe vërtetimi i tyre i takim Gjykatave dhe Prokurorisë. Por, të paktën u pranua publikisht se Ylli Ndroqi është trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu i arrestuar në Turqi dhe i hetuar në Itali.



Tani ka një pyetje.

Si shpjegohet që të gjitha rastësitë me grupe kriminale, me heroine në Turqi, me drogë dhe grupe kriminale në Itali, i ndodhin Ylli Ndroqit?

Vetëm këtij që ka ndryshuar emrin nga Xhemail Pasmaçiu në Ylli Ndroqi i ndodhin të gjitha rastësitë e botës.

Ky është i pafajshëm, ky nuk ka bërë kurrë trafik droge, është një njeri i ndershëm. Ky është një intelektual i kalibrit botëror, se ka qënë edhe Konsull Nderi i Meksikës.

Prokuroria nuk mundet të sekuestrojë pasuritë e një njeriu që i përket elitave intelektuale të këtij vendi.

Sepse Ylli “rastësisht” ka qënë në Turqi dhe rastësisht është hetuar në lidhje me trafikun e drogës.

Rastësisht ka qënë edhe në Itali. Të gjitha rastëitë i ndodhin vetëm këtij intelektuali të madh, këtij patrioti të shkëlqyer. Këtij njeriu me vlera dhe kapacitete që do t’i kishtte zili mbarë Europa. Njerëz që si Ylli Ndroqi, me kapacitete, vlera intelektuale dhe shkollimi, zgjuarësi politike dhe lidhje me elitat i duhen Shqipërisë. Ata do t’i sjellin zhvillim këtij vendi.

Kjo që ka bërë Gjykata sot është ajo që thotë SPAK dhe ajo që thonë amerikanët nuk mundet të pranohet sepse Ylli “shkëlqen” si një Xhemail Pasmaçi i vërtetë me historitë e drogës nga Turqia në Itali./ CNA.al

Apeli rrëzon kërkesën e Ndroqit/ Lë në fuqi sekuestron e pasurive

Avokati nxjerr “blof” Ylli Ndroqin/ Pranon urdhër-arrestin e Italisë

Dy dosjet e drogës të Ylli Ndroqit/ Si i ka shpëtuar drejtësisë

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: