LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PD dhe LSI bënë vetëvrasje politike”/ Patozi i prerë për marrëveshjen: Nuk do ndryshojnë asgjë

15 Janar 2020, 17:40, Politikë CNA
“PD dhe LSI bënë vetëvrasje politike”/ Patozi i

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi shprehet i bindur se opozita u ul në tryezën e Reformës Zgjedhore për të mos bërë asnjë ndryshim.

Sipas tij, PD dhe LSI kanë bërë vetëvrasje politike dhe kjo ka një kosto e cila është në anën e opozitës.

?Opozita jashtë parlamentare është ulur dje në tryezë duke pranuar në mënyrë të tërthotë një gabim të vetin, por është ulur që të mos i ndryshojë gjërat.
PD dhe LSI kanë bënë vetëvrasje politike. Të njëjtët njerëz që dorëzuan mandatet politike, janë të njëjtët njerëz që bërtasin fitore edhe tani që janë ulur në tryeze me një nga vjedhësit e votave në Shqipëri, kjo ka një kosto e cila është në anën e opozitës?, u shpreh Patozi për Abc News.

Patozi thekson se produkti që do të dalë nga tryeza e reformës do të jetë thjeshtë një arnim i Kodit Zgjedhor.

?Produkti që do të dali nga ajo tryezë do të jetë një arnim i kodit elektoral dhe ne do të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme me të njëjtat rregulla. Nuk shpresoj që pas kësaj do të ketë një klimë të re në sjelljen politike të partive kryesore në Shqipëri?, tha më tej Patozi./CNA.al

Lajmet e fundit nga