Connect with Us

Patozi e thotë troç/ “Disa politikanë nuk flasin se e kanë emrin me laps”

Politikë

Patozi e thotë troç/ “Disa politikanë nuk flasin se e kanë emrin me laps”

Publikuar

-

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi deklaron se Shqipëria është në këtë krizë për shkak të dy marrëveshjeve, ajo e 2008 dhe ajo e 2017.

Patozi tha se prej tyre sot jemi në këtë gjendje, ndërsa theksoi se partia e tij që ka vetëm disa muaj që është krijuar, ka shfaqur platformën e saj për zgjidhjen e kësaj situate.

“Këtë punë nuk e zgjidh sistemi. Ne si parti modeste kemi një platformë, e kemi dorëzuar 4 muaj më parë. Ne themi që ky sistem duhet çbërë, pastaj shikojmë kush është më i përshtatshmi. Pse? Se çfarë provash duhet të japë më shumë, ç’a do arrijmë më shumë sesa kaq. Pra ta çbëjmë këtë”, u shpreh ai në emisionin “Real Story”.

Koordinatori i BD theksoi se njerëzit kanë të drejtë të mos votojnë për tre persona, por të votojnë atë që duan.

LEXO EDHE:  Foto/ Azem Hajdari, heroi i demokracisë

Patozi theksoi se ka politikanë që duan të kandidojnë për kryeministër, por nuk flasin se e kanë emsin me laps./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto/ Kryebashkiakët e Tiranës “zbresin” në sheshin “Skënderbej”

Publikuar

-

Nga

Tirana feston sot 100 vjetorin e shpalljes si kryeqytet i Shqipërisë.

Në kuadër të festimeve, Bashkia e Tiranës ka vendosur pranë sheshit “Skënderbej” profilin e të gjithë kryebashkiakëve.

Mes tyre gjendet edhe kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

Ndërkaq, në sheshin “Nënë Tereza”, do të mbahet edhe një koncert me disa prej emrave më të njohur të muzikës si Valbona Mema, Irma Libohova, Sinan Hoxha, Artjola Toska dhe shumë këngëtarë të njohur të muzikës popullore tiranase të cilët do të performojnë në orën 19:00.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/Blushi, si test për zgjimin nga kllapia

LEXO EDHE:  Patozi mesazh Bashës pas fitores/Kapërceve çdo imagjinatë, por ...!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Këmbanat e alarmit po bien”/ Vasili bën thirrjen e fortë: Rilindja kërkon të kapë institucionet e drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat, është shprehur se vendi ndodhet në një nga momentet më kritike në lidhje me funksionimin e shtetit ligjor.

Sipas Vasilit sot këmbanat e alarmit po bien më fortë se kurrë dhe sot të gjithë duhet të jenë në “këmbë”.

“Shqipëria ndodhet sot në një nga momentet më kritike të saj, në lidhje me funksionimin e shtetit ligjor, atij shteti që garanton ligje dhe Kushtetutë të barabartë për të gjithë.

Rilindja ka ndërmarrë një grusht të vertetë shteti kundër shtetit ligjor. Ajo po zhbën reformën në drejtësi duke shkatërruar ligjet e paketës së reformës në drejtësi. Këto ligje po shkatërrohen, po shqepen, qepen sipas dëshirës së rilindjes. Sot po ndiqet logjika e faktit të kryer të Gjykates Kushtetuese dhe per te hequr pengesat kunder kësaj kapje puçiste.

Betimi i Gjykates Kushtetuese të bëhet jo nga buza e lanes siç bëri Arta Vorpsi por të kthehemi te posta e lagjes.

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ BASHKEQEVERISJA ME EDI RAMEN NUK ESHTE OPSION

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e kryegjyqtarit: Politikanë më kanë kërkuar ndryshime të vendimeve penale, ja çfarë ndodh kur nuk bindesh

Me një letër te dërguar në postë gjykatësi fillon punë, ku është parë kjo?”

Vasili u shpreh se qeveria kërkon të kapë institucionet e drejtësisë që të mos dënohet për aferat korruptive.

’Shqiptarët e kanë parë qe çdo betim që kryhet te Presidenti bëhet në një kohë të shkurtër me afatet minimale kushtetuese. Këto veprime tregojnë finalizimin e kapjes se drejtesise, dhe për ta shkatërruar atë.

Korrupsioni me Teatrin Kombëtar, ligji i dividendit janë disa nga çështjet që kanë demtuar interesat shtetërore dhe në mënyrë që të mos dënohen, rilindësit duan të kapin Gjykatën Kushtuese.”

Në fund të deklaratës së tij ai tha se shteti i së drejtës ka rënë përtokë dhe është dita kur të githë duhet të mbajnë një qëndrim të fortë dhe se opozita do të reagojë me të gjitha mjetet e saj demokratike./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja e Ramës me Kurtin për Minishengenin Ballkanik/ Berisha: Zbuloi fytyrën e tij të tradhtarit

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se nuk ka ka makroshengen shqiptar pa minishengenin ballkanik.

Sipas Berishës, më këtë deklaratë Rama heq çdo maskë dhe deklaron se shqiptarët mund të bashkëpunojnë njëri me tjetrin vetëm në kuadrin e Serbisë së Madhe apo Jugosllavisë së Re.

“Sipas kësaj deklarate Shqipëria dhe Kosova nuk janë dy vende të pavarura sovrane por dy vasale të Beogradit, të cilat mund të bashkëpunojnë njëra me tjetrën vetëm nën ombrellen e Serbomadhisë.
Një deklaratë të tillë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve sovrane nuk mund të gjenden në analet e marrëdhënieve bilaterale botërore. Vetëm shtetet vasale apo koloni janë të detyruar të marrin miratim tek dikush tjetër për marrëdhëniet me një vend sovran. Në rast se shqiptarët në vendet e tyre sovrane nuk vendosin për marrëdhëniet midis tyre por edhe me vende të tjera ata i presin honet e historië!
Duket se pikërisht këtë ka firmosur ky tradhtar në traktatin prej 718 nenesh të Novisadit”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Astrit Patozi “shpërthen” ndaj Bashës/Na bëre gazi i botës!

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e kryegjyqtarit: Politikanë më kanë kërkuar ndryshime të vendimeve penale, ja çfarë ndodh kur nuk bindesh

Sipas tij, “Rama zbuloi fytyren e tij të tradhtarit, zbuloi shitjen që i ka bërë Kosovës së bashku me Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiqin në Beograd dhe vasalizimin e Shqipërisë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE