LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron Artan Hoxha/ "Nesër do publikoj videon e vrasjes së biznesmenit në Tropojë"

15 Janar 2020, 17:30, Kronika CNA
Paralajmëron Artan Hoxha/ "Nesër do publikoj videon e vrasjes

Gazetari investigativ, Artan Hoxha paralajmëroi se ditën e nesërme do të publikojë videon e vrasjes së biznesmenit Guxim Gjyriqi, ndërsa dha detaje nga ekzekutimi që tronditi Tropojën.

?Apeli që bëj unë, është të ndërpresin zinxhirin e vrasjeve. Ai që u vra në Tropojë nuk kishte asnjë lidhje me krimin. Kishte shkuar në lokal, kishte pirë kafen dhe ishte nisur me duar në xhepa në shtëpi. Ekzekutori i Tropojës ishte profesionist. Nesër do publikoj videon?, tha gazetari në studion e ABC News.

Sipas Hoxhës, vrasja e biznesmenit është bërë me pistoletë kllok dhe trupi i Gjyriqit ka mbetur 40 minuta në vendngjarje pa marë ndihmë mjekësore dhe pa shkuar policia.

?Trupi ka ndejtur në vendngjarje 40 minuta dhe kjo i ka dhënë kohën edhe makinës që u gjet në Golaj të Hasit të largohej. Nesër do ta kemi më të detajuar. Në tropojë sa shkon ora 15:30, personave që i kishe në tavolinë i binin telefonat nga familjarët, që i hodhin hajde në shtëpi se po bie nata?, u shpreh gazetari, teksa tregoi se banorët e Tropojës kanë frikë të dalin në rrugë pasi errësohet./ CNA.al

Lajmet e fundit nga