LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita në tryezë me mazhorancën/ Patozi tregon ku qëndron lajmi i keq

15 Janar 2020, 20:29, Politikë CNA
Opozita në tryezë me mazhorancën/ Patozi tregon ku qëndron

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi tha se e përshëndet uljen e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore dhe e konsideron këtë si lajm të mirë.

Patozi tregoi se do donte që kjo të kishte ndodhur më përpara, pa u djegur mandatet dhe pa bojkotuar zgjedhjet e 30 Qershorit.

?Ata janë sovranë me vendimet e tyre. Tani demokratët nëqoftëse e pranojnë se me kosto kaq të madhe u ulën Damiani dhe Bylykbashki të cilët ishin ulur para zgjedhje, se e vetmja shtesë aty ishte Rudina Hajdari. Dy forcat politike kryesore kanë bërë një vetëvrasje politike dhe kanë humbur 6 vite  e gjysmë nga jeta e tyre. Gjithë këto humbje, gjithë këto të vrarë, se këtu ka ndodhur një luftë, njëra palë ka të vrarë, ndërsa tjetra nuk ka as të plagosur?, deklaroi politikani.

Patozi theksoi se ulja në tryezë është lajm i mirë, por lajm i keq sipas tij qëndron te fakti se nuk ka për të ndryshuar asgjë.

?Ky është lajm i mirë që këta u ulën, se të gjjithë njerëzit që kanë mbajtur frymën nëse do ketë përplasje, tani janë më të qetë. Unë them të qetësohen ata shqiptarë që nuk janë militantë partie. Tani ka një lajm të keq, që është përçarja. Ata po ulen për të mos ndryshuar asgjë, ndërsa lajm i madh do ishte që ata u ulën për të ndryshuar gjëra?, tha koordinatori i BD-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga