Connect with Us

Në protestë për të legjitimuar pazarin

Politikë

Në protestë për të legjitimuar pazarin

Publikuar

-

Lulzim Basha dje, pasi tërhoqi zvarrë më shumë se një vit demokratët dhe i la 300 prej tyre burgjeve pas protestave të dhunshme, shkoi dhe u ul në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun për të cilin tha se kishte rënë nga posti i kryeministrit, se e kishte rrëzuar Luli me djegien e mandateve por, në fakt i kishte falur një mazhorancë kushtetuese dhe më pas edhe 61 bashki në tavolinë.

Lulzim Basha tha se Damian Gjiknuri e kishte vendin në burg si vjedhës votash dhe nuk do ulej kurrë në tavolinë pa u dënuar Gjiknuri dhe ata që kishin vjedhur votat e demokratëve, por në fakt ndodhi e kundërta, dje shkoi dhe u ul në tavolinë.

Midis gënjeshtrash po përpiqet të justifikohet, deklaron se po bën Reformë Zgjedhore për zgjedhje të parakohshme, gënjen duke thënë se zgjedhjet janë afër, gënjen duke thënë se hoqi nga skema parlamentin ndërkohë që parlamenti vazhdon detyrën, merr vendime dhe mazhorancën kushtetuese Edi Rama e ka ende në detyrë dhe atë ia dhuroi Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, gënjen kur thotë se s’ di me kë do ulej, s’ kishte me kë të ulej, në fakt ai shkoi dhe u ul me njeriun kryesor si manipulator i votave që ishte Damian Gjiknuri. Për të justifikuar gjithçka dhe për të legjitimuar pazaret e tij me Edi Ramën, atë që ka filluar jo sot, jo dje por në 17 maj të 2017.

LEXO EDHE:  Maturantët protestë përpara parlamentit

Lulzim Basha po vazhdon me gënjeshtrat e tij duke shpallur një protestë në shkurt për të legjitmuar marrëveshjen e tij të re, për të gënjyer sërish demokratët do dalë në shesh për të thënë se s’ ka bërë pazar me Ramën, për të thënë se nuk është ulur në tryeze me Ramën, për të na thënë se ai nuk ka bërë asgjë tjetër thjesht dhe vetëm ka fituar duke tërhequr zbarrë një vit demokratët dhe duke shkuar në tryezë e duke bërë një marrëveshje që mund ta kishte bërë kohë më parë.Ndërkohë protesta është paralajmëruar, një protestë ku Lulzim Basha nuk do të bëjë gjë tjetër por thjesht dhe vetëm do të shpallë trimufin e tij dhe do të gënjejë më tej.

Ajo që pritet nga demokratët dhe shqiptarët është që në tribunën bashkë më Lulzim Bashën të dalë edhe Edi Rama ta përshendesë për fitoret e tij dhe për arritjet e mëdha, braktisjen e demokratëve, lënien e tyre rrugëve, kauzat e humbura, mazhorancën kushtetuese falur kryeministrit, bashkitë e dhëna në tavolinë, humbjen e zgjedhjeve të vitit 2017, humbjen e zgjedhjeve lokale të 2015 dhe çdo kosto dhe katastrofë elektorale që Luli i ka shkaktuar Partisë Demokratike./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    15 Janar, 2020 at 8:35 pm

    Luli,luli,por çakalli rama vazhdon kerdine

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Andi Bushati/ Pse s’ranë dakord? Ramën dhe Albinin i largon Vuçiçi

Publikuar

-

Nga

analisti dhe gazetari andi bushati

Edi Rama e ka yshtjen për ironi më të fortë se atë për vetëpërmbajtje. Vesin e tij ai nuk ia kurseu në konferencën e shtypit, as Albin Kurtit. Duke e etiketuar si “të ri në detyrë”, ai mëtoi të theksonte gjithë naivitetin dhe ëndërrat fluturake që ngërthen ky togfjalësh. Pasi ia ka thënë më parë edhe privatisht, gjatë takimit të tyre të mëhershëm në Tiranë, se realiteti i qeverisjes bie shpesh ndesh me poezinë e opozitës, ai u rimundua ta fusi në këtë steriotip edhe publikisht bashkëbiseduesin e tij.

Por, në fakt, divergjenca e thellë që Rama dhe Kurti shfaqën këtë të martë, ajo e mospajtimit për idenë e mini Shengenit Ballkanik, nuk ka të bëjë thjesht me ndryshimin mes një njeriu që u është nënshtruar ingranazheve të pushtetit dhe një tjetri që vazhdon inercinë idealiste të opozitës.

Ajo mbi të gjitha është thelbësore, parimore dhe patriotike.

Mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit qëndron një hendek i thellë : i pari e sheh Kosovën si mish për top për pushtetin e tij. Për këtë, ai është i gatshëm, që përkrah Aleksandar Vuçiçit, të kërkojë një zgjidhje që i vë të dy në piedestalin e liderëve të pashmangshëm të Ballkanit.

Vetëm kështu mund të justifikohen piruetat krejtësisht haluçinante, që bëjnë dhe shiun dhe diellin në fare pak kohë. Vetëm kështu mund të shpjegohet se si këta dy politikanë u shndërruan papritmas nga idhtarë të zgjidhjeve me ngritje muresh, me ndarje etnike, me shkëmbime territoresh dhe popullsish, në krejt të kundërtën, në partizanë të rrëzimit të mureve, të heqjes së kufijve, të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, sipas modelit të Europës së bashkuar.

Mjafton vetëm ky kapërcim i pabesueshëm, për të mos e parë Edi Ramën as si idealist, as si realist, por thjesht si oportunist.

Me Albin Kurtin e opozitës, në 22 vjet, ka ndodhur e kundërta. Ai ka vuajtur burgun serb për Kosovën e pavarur, ai ka duruar prangat e UMNIK-ut për një shtet pa enklava të dirigjuara nga Beogradi, ai është shndërruar në deputet radikal me gaz lotsjellës në dorë, për të mos dorëzuar pjesë të territorit, ai ka pasur gjithmonë një yll polar, të diskutueshëm për shumëkënd, por të panegociueshëm për të: bashkimin kombëtar.

Pikërisht këto dy modele politikanësh janë përballur në takimin e tyre të parë zyrtar në Tiranë.

LEXO EDHE:   “Xhafaj”, Rama flet si Kryeprokuror/ Merr në dorë hetimin për audio-përgjimin

LEXO EDHE:  Berisha justifikon Palokën/ Akuza të forta Ramës

Ashtu sikurse u duk edhe nga fjalët e tyre, ata nuk kanë rënë dakord. Sepse, sipas Albinit (shiko linkun e shkrimit lart) më parë duhet një “Makro- Shengen” midis vetë shqiptarëve. Ndërsa, sipas Ramës, ai nuk mund të arrihet kurrë, pa mini Shengenin, pra pa lejen e Beogradit dhe të Vuçiçit.

Ky pra është hendeku, i cili u vu re sot. Ai mes një politikani që qëndron prej 22 vitesh në pushtet dhe që e sheh gjithçka vetëm me cinizmin e përfitimit të vet personal dhe një lideri që vjen nga opozita dhe që ruan ende idealin e të folurit në emër të shumicës.

Pikërisht këtë përplasje, Edi Rama u mundua ta fshehë përmes ironisë me steriotipin e “të riut në detyrë”, duke lënë të kuptohet se koha dhe pushteti do ta transformojnë edhe Albin Kurtin.

Natyrisht askush nuk mund të vërë bast për këtë.

Por, mosmarrëveshja e sotme na tregoi një gjë: se udhëheqës si Rama, nuk mund të ndryshojnë dot më, ata kanë vetëm një shpresë, ta bëjnë edhe Albinin si vetja.

Ndërsa Kurti ende na mëkon me besimin për të dyshuar, se nuk ekziston një rrugë e vetme, se për të qëndruar gjatë në politikë nuk duhet patjetër të kalosh nga Beogradi, nuk mund t’u nënshtrohesh edhe kompromiseve më të ulta, se në fund të fundit, nuk duhet vetëm të përulesh, por edhe të besosh.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma në Drejtësi/ Rama përgatit goditjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Kryeministrri Rama duke folur per mediat

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, në një deklaratë për mediat, u shpreh se Edi Rama ka parashikuar të kryejë të enjten një goditje të rëndë ndaj Reformës në Drejtësi dhe Kushtteutës së vendit, me qëllim heqjen e çdo pengese ligjore për planet e tij për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

“Interesi politik i kryeministrit ilegjitim që po uzurpon çdo pushtet në vend është zhvlerësimi i procedurave kushtetuese që pengojnë emërimin në mënyrë të paligjshme të shërbëtorëve të tij në Gjykatën Kushtetuese.

Me këtë qëllim, Edi Rama synon të ndryshojë ligjin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me betimin e anëtareve të saj. Pasi dështoi me skemën për të imponuar emërime të paligjshme në këtë gjykatë, Edi Rama po tenton të ndryshojë procedurën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Shërbëtorët e tij në drejtësi nuk do të shkojnë më të bëjnë betimin para noterit, siç ndodhi pak javë më parë, por do ta bëjnë atë me postë, përmes një deklarate e shkrim.

LEXO EDHE:  Letra- Kur zv.kryeministrja sulmonte ashpër Ramën/S’dua t’iu shoh e dëgjoj!

LEXO EDHE:  Rama duhet të zbresë në çadër/Të ftojë Lulzim Bashën në zyrë dhe …!

Ky akt shkon kundër interesit të qytetarëve shqiptarë, të cilët duan një drejtësi të pavarur, duan një gjykatë kushtetuese që mbron interesin publik dhe jo interesin privat të politikanëve dhe kryeministrit të vendit.

Por 4 vjet pas miratimit me konsensus të ndryshimeve Kushtetuese për Reformën në Drejtësi, Gjykata Kushtetuese akoma nuk është funksionale, sepse Edi Rama e ka zvarritur për të bërë këtë që ka planifikuar të enjten- të marrë kontrollin politik edhe të gjykatës më të lartë të vendit.”, u shpreh Gjata./CAN.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Kryebashkiakët e Tiranës “zbresin” në sheshin “Skënderbej”

Publikuar

-

Nga

Tirana feston sot 100 vjetorin e shpalljes si kryeqytet i Shqipërisë.

Në kuadër të festimeve, Bashkia e Tiranës ka vendosur pranë sheshit “Skënderbej” profilin e të gjithë kryebashkiakëve.

Mes tyre gjendet edhe kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

Ndërkaq, në sheshin “Nënë Tereza”, do të mbahet edhe një koncert me disa prej emrave më të njohur të muzikës si Valbona Mema, Irma Libohova, Sinan Hoxha, Artjola Toska dhe shumë këngëtarë të njohur të muzikës popullore tiranase të cilët do të performojnë në orën 19:00.

LEXO EDHE:  Kryemadhi sfidon Arta Markun/ Le të hedhin rrjetat, kallamat, grepat, s’kemi frikë

LEXO EDHE:  Letra- Kur zv.kryeministrja sulmonte ashpër Ramën/S'dua t'iu shoh e dëgjoj!

 

LEXO TE PLOTE