Connect with Us

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Kryemadhi tregon qëndrimin e Metës

Politikë

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Kryemadhi tregon qëndrimin e Metës

Publikuar

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur lidhur me qendrimin e presidentit Ilir Meta për marrëveshjen mes pozitës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.

Kryemadhi thotë se nuk ka komunikuar me Metën dhe ai nuk ka pasur dijeni për këtë marrëveshje nga ana e saj.

“Nuk kam komunikuar fare, ai s’ ka pasur dijeni për këtë gjë. Nuk e di ëfarë ka komunikuar Vasili. Edhe mund t’i ketë ardhur mirë ose mund t’i ketë ardhur keq.
Mund t’i ketë ardhur keq që nuk ishte presidenti ai që e bëri këtë tryezë”, tha Kryemadhi në studion e emisionit “Ilva Now”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Reforma në Drejtësi/ Rama përgatit goditjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Kryeministrri Rama duke folur per mediat

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, në një deklaratë për mediat, u shpreh se Edi Rama ka parashikuar të kryejë të enjten një goditje të rëndë ndaj Reformës në Drejtësi dhe Kushtteutës së vendit, me qëllim heqjen e çdo pengese ligjore për planet e tij për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

“Interesi politik i kryeministrit ilegjitim që po uzurpon çdo pushtet në vend është zhvlerësimi i procedurave kushtetuese që pengojnë emërimin në mënyrë të paligjshme të shërbëtorëve të tij në Gjykatën Kushtetuese.

Me këtë qëllim, Edi Rama synon të ndryshojë ligjin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me betimin e anëtareve të saj. Pasi dështoi me skemën për të imponuar emërime të paligjshme në këtë gjykatë, Edi Rama po tenton të ndryshojë procedurën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Shërbëtorët e tij në drejtësi nuk do të shkojnë më të bëjnë betimin para noterit, siç ndodhi pak javë më parë, por do ta bëjnë atë me postë, përmes një deklarate e shkrim.

LEXO EDHE:  Një pyetje për Dhori Kulen/ Po Dr. Kryemadhi, cilëve profesorë të ndjerë, ua ka vjedhur temën e doktoraturës?

LEXO EDHE:  Veliaj i zhgënjyer pas vendimit të Metës për Teatrin/ Reagon ish-ministri

Ky akt shkon kundër interesit të qytetarëve shqiptarë, të cilët duan një drejtësi të pavarur, duan një gjykatë kushtetuese që mbron interesin publik dhe jo interesin privat të politikanëve dhe kryeministrit të vendit.

Por 4 vjet pas miratimit me konsensus të ndryshimeve Kushtetuese për Reformën në Drejtësi, Gjykata Kushtetuese akoma nuk është funksionale, sepse Edi Rama e ka zvarritur për të bërë këtë që ka planifikuar të enjten- të marrë kontrollin politik edhe të gjykatës më të lartë të vendit.”, u shpreh Gjata./CAN.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Kryebashkiakët e Tiranës “zbresin” në sheshin “Skënderbej”

Publikuar

-

Nga

Tirana feston sot 100 vjetorin e shpalljes si kryeqytet i Shqipërisë.

Në kuadër të festimeve, Bashkia e Tiranës ka vendosur pranë sheshit “Skënderbej” profilin e të gjithë kryebashkiakëve.

Mes tyre gjendet edhe kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

Ndërkaq, në sheshin “Nënë Tereza”, do të mbahet edhe një koncert me disa prej emrave më të njohur të muzikës si Valbona Mema, Irma Libohova, Sinan Hoxha, Artjola Toska dhe shumë këngëtarë të njohur të muzikës popullore tiranase të cilët do të performojnë në orën 19:00.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Besnik Muçit/ Presidenca publikon aplikantët për vakancën në Kushtetuese

LEXO EDHE:  Një pyetje për Dhori Kulen/ Po Dr. Kryemadhi, cilëve profesorë të ndjerë, ua ka vjedhur temën e doktoraturës?

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Këmbanat e alarmit po bien”/ Vasili bën thirrjen e fortë: Rilindja kërkon të kapë institucionet e drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat, është shprehur se vendi ndodhet në një nga momentet më kritike në lidhje me funksionimin e shtetit ligjor.

Sipas Vasilit sot këmbanat e alarmit po bien më fortë se kurrë dhe sot të gjithë duhet të jenë në “këmbë”.

“Shqipëria ndodhet sot në një nga momentet më kritike të saj, në lidhje me funksionimin e shtetit ligjor, atij shteti që garanton ligje dhe Kushtetutë të barabartë për të gjithë.

Rilindja ka ndërmarrë një grusht të vertetë shteti kundër shtetit ligjor. Ajo po zhbën reformën në drejtësi duke shkatërruar ligjet e paketës së reformës në drejtësi. Këto ligje po shkatërrohen, po shqepen, qepen sipas dëshirës së rilindjes. Sot po ndiqet logjika e faktit të kryer të Gjykates Kushtetuese dhe per te hequr pengesat kunder kësaj kapje puçiste.

Betimi i Gjykates Kushtetuese të bëhet jo nga buza e lanes siç bëri Arta Vorpsi por të kthehemi te posta e lagjes.

LEXO EDHE:  Veliaj i zhgënjyer pas vendimit të Metës për Teatrin/ Reagon ish-ministri

LEXO EDHE:  Ngjela "shuplakë' Metës: As vetë nuk e di pse e kërkon referendumin

Me një letër te dërguar në postë gjykatësi fillon punë, ku është parë kjo?”

Vasili u shpreh se qeveria kërkon të kapë institucionet e drejtësisë që të mos dënohet për aferat korruptive.

’Shqiptarët e kanë parë qe çdo betim që kryhet te Presidenti bëhet në një kohë të shkurtër me afatet minimale kushtetuese. Këto veprime tregojnë finalizimin e kapjes se drejtesise, dhe për ta shkatërruar atë.

Korrupsioni me Teatrin Kombëtar, ligji i dividendit janë disa nga çështjet që kanë demtuar interesat shtetërore dhe në mënyrë që të mos dënohen, rilindësit duan të kapin Gjykatën Kushtuese.”

Në fund të deklaratës së tij ai tha se shteti i së drejtës ka rënë përtokë dhe është dita kur të githë duhet të mbajnë një qëndrim të fortë dhe se opozita do të reagojë me të gjitha mjetet e saj demokratike./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE