LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kur betohej për Kishën e Laçit/ Murrizi i publikon videon Bashës: Ke hallin e menderes tate

15 Janar 2020, 21:00, Politikë CNA
Kur betohej për Kishën e Laçit/ Murrizi i publikon videon

Deputeti Myslim Murrizi, i ka publikuar ditën e sotme kreut të opozitës Lulzim Bashës videon kur betohej për Kishën e Laçit se kryeministri Edi Rama, ministrja Belinda Balluku dhe bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri, do të shkonin para drejtësisë.

Nëpërmjet një postimi në rjetet sociale, Murrizi e cilëson uljen e opozitës në tryezë me mazhorancën si tallje me demokratët.

?Basha, Bylykët, Enukët dhe Tufa që kanë vetëm hallin e menderes së tyre, tallen me kokat e demokratëve. Po hale-atët e tjerë të Bashës, si ndjehen kur vetëm haleja-atja ?kryesore? është pjesë e kësaj halejemarrëveshje të ?madhe?, pasi Rama nuk mbajti të ?kapur? me dorë drejtesinë siç bën shpesh ai, por e lëshoi sa pushoi çështjen e Bashës????, shtron pyetjen deputeti.

Sipas tij, ndryshimi i sistemit zgjedhor është kërkesë që ju duhet shqiptarëve, jo kryetarëve dhe mercenarëve.

?Ndaj jo vetëm që nuk votoj asnjë marrëveshje të tufës së hajdutëve që nxituan të firmosin shpejt pa ardhur ambasadorja e SHBA, por do të punoj e loboj fort me çdo koleg deputet që nuk është pjesë e kësaj tufe dhe që ka moral e dinjitet, që të realizojmë listat e hapura, ku vetëm qytetarët të zgjedhin deputetët?, thekson Murrizi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga