Connect with Us

“Interesat tona përtej interesave të pushtetit”/ Mesazhi i Rudina i Hajdarit

Politikë

“Interesat tona përtej interesave të pushtetit”/ Mesazhi i Rudina i Hajdarit

Publikuar

-

rudina

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka dalë sot me një mesazh të rëndësishëm për të gjitha gratë në politikë, duke iu referuar tryezës së djeshme për reformën zgjedhore.

Sipas saj, deri më sot shumë pak gra në politikë kanë qenë prezent në marrëveshje politike madhore.

“Për mua ky moment është i rëndësishëm për çdo grua dhe vajzë që më shikon.  Është një moment i rëndësishëm për të dhënë një mesazh se çdo nënë, çdo grua dhe vajzë nuk kemi limite në shoqërinë tonë dhe se ne jemi të drejtëpërdrejta dhe interesat tona shkojnë përtej interesave të ngushta të pushtetit.

LEXO EDHE:  “Hiqe traun e Kalimashit!”/ Bislim Ahmetaj mesazh Ramës: Mos i trego Lulit

Çdo grua që lufton në politikë në një mënyrë apo tjetër ka përgjegjësi për mesazhin që përçon ndaj çdo gruaje apo vajze në çdo cep të Shqipërisë për rolin e rëndësishëm që ajo ka në shoqëri”, është shprehur Hajdari në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk kemi buxhet për menaxhimin e situatës”/ Plas debati mes ekspertit të arsimit dhe drejtoreshës së ISHP-së

Publikuar

-

Nga

“Nuk kemi buxhet për menaxhimin e situatës”/ Plas debati mes ekspertit të arsimit dhe drejtoreshës së ISHP-së

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico është përplasur ashpër mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” me ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmeti.

Debati nisi kur Mehmeti tha se ka shkelje të rënda në procedurat e ndjekura për hapjen e shkollës.

Pjesë nga debati:

Mehmeti: Ka shkelje të rënda në protokollet. Në këto shkresa nuk merren përgjegjësi. Ne nuk kemi buxhet për menaxhimin e situatës. Këto nxjerrin nxënësin në komisionin e etikës. Shikoni pamjet, ja si mblidhen.

LEXO EDHE:  Koronavirusi në Shqipëri/ Meta kërkon bashkëpunim, mesazh për mjekët e infermierët

LEXO EDHE:  Koronavirusi në Shqipëri/ Meta kërkon bashkëpunim, mesazh për mjekët e infermierët

Fico: Kjo është dynje. Jam dakord se në ditën e parë kishte një dyndje dhe nuk u zbatuan tërëisht masat.



Mehmeti: Në Korçë nuk kishte termometër.

Fico: E dini se çfarë ka nodhur me atë shkollë?

Mehmeti: E tha publikisht kryetari i Bashkisë Korçë. Nuk e di çfarë ndodhi me atë shkollë.

Fico: Nuk po dyshoj në atë që thoni ju, por mos flisni për diçka kur nuk jeni të informuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndihma Juridike Falas/ Shoqata e Avokatëve Penalistë reagon ashpër ndaj ministrisë së Drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ndihma Juridike Falas/ Shoqata e Avokatëve Penalistë reagon ashpër ndaj ministrisë së Drejtësisë

Avokati Saimir Vishaj ka reaguar në emër të Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë për krijimin e zyrës së Ndihmës Juridike Falas.

Avokati deklaron Shoqata se ka mënjanuar 180 avokatë nga urdhri i ministrisë së Drejtësisë dhe e sulmon këtë të fundit lidhur me pagesat që marrin avokatët.

“Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë reagon ndaj urdhërave të Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me “ndihmën juridike falas” duke mënjanuar 180 avokatë kryesisht nga pagesat qesharake nga organi procedues.

A e dini Znj. Ministre që një avokat kryesisht për një masë sigurimi merr 2000 deri 3000 mijë lekë të reja??? A e dini Znj. Ministre që një avokat kryesisht merr deri në 6000 mijë lekë të reja për një gjyq themeli?



Këto urdhra kurrsesi nuk mundet të largojnë si mbrojtës nenin 48 të KPRP në lidhje me avokatin kryesisht… KPRP nuk njef si subjekte OJQ. Ato mundet vetëm të “rrëmbejnë” lekë por jo si Avokat”, shkruan Vishaj në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Përzgjedhja e kandidatëve për deputet/ Spaho: PD, e hapur dhe për partitë e tjera të djathta

LEXO EDHE:  Fillojnë përplasjet në LSI/ Tre deputetë kundër Kryemadhit

Ndërkohë, kujtojmë se Zyra e Ndihmës Juridike Falas është ngritur me fonde nga Buxheti i Shtetit dhe i vjen në ndihmë qytetarëve të cilët do të përfitojnë nga shërbimet ligjore falas.

Qytetarët që përfitojnë janë ata në pamundësi financiare për të marrë një avokat, qoftë për t’u këshilluar, për t’u përfaqësuar në gjykatë apo për të përgatitur dokumentat për përfaqësim në gjykatë, apo për të ditur kujt t’i drejtohen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vetpersekutimi i Shahinit si e paragjykuar” / Analisti e bën për “ujë të ftohtë”: Groteske dhe e turpshme!

Publikuar

-

Nga

“Vetpersekutimi i Shahinit si e paragjykuar” / Analisti e bën për “ujë të ftohtë”: Groteske dhe e turpshme!

Analisti Andi Bejtja ka reaguar menjëherë pas deklaratës  së ish ministres Besa Shahini, e cila u shpreh  se ishte fyer dhe paragjykuar nga ish-deputetë dhe eksponentë brenda PD-së, për dialektin e saj.

Me tone të ashpra analisti e konsidereon këtë vetëpërsekutim të ish ministres si groteskt dhe të turpshëm.



“Ky vetpersekutimi i ish ministres së arsimit, sikur opozita e paska lincuar se nuk fliska shqipen zyrtare është jo thjesht groteks po i turpshëm..Para se t’i lëshonte kto fjalë Besa duhej ta dinte se opozita ka bastione të saj pikërisht ato zona ku dialekti është më i ngjashëm me atë të sajin, madje lidere të mazhorances janë tallur nën zë dhe mbi zë për këtë dialekt…E dyta, para se ta deklaronte këtë duhet të pinte një kafe me bashkëkombasin e saj Albin Kurti e ta pyeste ” si ka mundësi nuk ta zënë me gojë ketë dialektin tonë as në mejhanet me fanatike të Tirones ku flitet me O ” …Dhe neqoftese nuk e bindte as përgjigjja e Albinit të shkonte të pinte një kafe me trajnerin e Tirones Emanuel Egbo’/CNA.al

LEXO TE PLOTE