LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ikën qeveria ruse/ Kryeministri i hap rrugën presidentit Putin

15 Janar 2020, 18:40, Kosova & Bota CNA
Ikën qeveria ruse/ Kryeministri i hap rrugën presidentit Putin

Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedeve, ka dhënë dorëheqjen nga posti, pasi, sikurse ai deklaroi, së bashku me pjesëtarët e kabinetit qeveritar duan t’i hapin rrugën presidentit Vladimir Putin për të bërë ndryshimet e domosdoshme në Rusi.

Lidhur me këtë akt, raporton media gjermane ?Dojçe Welle?, presidenti Putin ka falënderuar qeverinë për punën e deritanishme. Kurse  pas një bisede ?kokë më kokë? me Medvedevin ai tha, se jo të gjitha gjërat mund të rezultojnë me sukses.

Qeveria e Medvedevit ka qenë nën presion të madh kohët e fundit, për shkak të krizës ekonomike në Rusi, vijon raportimin ?DW?, sipas të cilës: vetëm pak ditë më parë Putin u ka premtuar ndihma familjeve në gjende të rëndë sociale.

Në plotësim të dorëheqjes, mediat ruse njoftojnë se Dmitri Medvedev do të emërohet këshilltar i sigurisë në kabinetin e Putinit.

“Unë mendoj se kjo është e mundur dhe e kam lutur Medvedevin që në të ardhmen të merret me këtë sektor”, deklaroi Putin në një fjalim drejtuar kombit,para bërjes publike të dorëheqjes së qeverisë, ku paralajmëroi ndryshime kushtetuese, sipas së cilave Parlamenti do të ketë më shumë fuqi dhe se qeveria e ardhshme duhet të zgjidhet nga deputetët e Parlamentit.

Ndërkohë që me Kushtetutë duhet të parashikohen edhe kushte më të rrepta për kandidatët për president, u shpreh Putin, duke theksuar se reformat duhet të bëhen përmes referendumit, por deri tani nuk ka ndonjë datë të caktuar për mbajtjen e tij.

Në komentet e tyre kritikët thonë se Putini në këtë mënyrë po planifikon të sigurojë qendrimin në pushtet edhe pas vitit 2024, kur skadon mandati i tanishëm i tij si president. Dyshohet se ai planifikon të kalojë më pas në postin e kryeministrit dhe të vazhdojë sundimin në Rusi, ndërsa me ndryshimet kushtetuese parashikohet forcimi i postit të kryeministrit, të cilin ai do ta ushtronte pas vitit 2024.

Kujtojmë se Vladimir Putini është në pushtet qysh prej plot 20 vjetësh, nga 31 dhjetori i vitit 1999, kur ka zëvendësuar presidentin e atëhershëm Boris Jelcin. Deri në vitin 2008 ishte President, ndërsa në periudhën 2008-2012 kryeministër. Në vitin 2012 ka këmbyer pozicionet me Medvedevin dhe ka marrë postin e presidentit ku do të jetë deri në vitin 2024.

 

Lajmet e fundit nga