Connect with Us

Gënjeshtra e Bashës për demokratët se parlamenti është deligjitimuar

Politikë

Gënjeshtra e Bashës për demokratët se parlamenti është deligjitimuar

Publikuar

-

Dje Lulzim Basha, pas më shumë se një vit sorollatje rrugëve që u bëri shqiptarëve, me protesta e dështime, dhe pasi la në burg dhe me procedime penale mbi 300 demokratë, shkoi dhe u ul në tryezë me Edi Ramën.

Njeriu i cili na tha se është rrëzuar nga kryeministër të paktën dhjetë herë, njeriu që na tha se nuk do të kishte zgjedhje me këtë kryeministër, u ul në tryezë me Damian Gjiknurin e dosjes 184, për të cilin kishte zënë be për Kishë të Laçit se do ta fuste në burg dhe jo më të ulej në tavolinë, e kështu dhe ashtu, e të tjera meselera që shqiptarët i dinë me Lulin dhe ndoshta gënjeshtrat e tij të shumta nuk i bëjnë më përshtypje, ndaj dhe e kanë braktisur.

dhune ne proteste

Por, le të kthehemi tek një gënjeshtër, e dyta që ka nxjerrë Lulzim Basha në treg, pas uljes dje në tryezë.

E para ishte se do të kishim zgjedhje të parakohshme dhe prandaj kishte shkuar në tryezë, megjithëse edhe po të kishte zgjedhje të parakohshme vështirë se ai do të fitonte. Jo vetëm për shkak të marrëveshjes me Ramën, por edhe për atë çfarë ka bërë dhe si e ka përdorur PD-në për interesat e tij dhe familjarëve të tij, duke e përdorur si një grupim politik për gjoba, pazar në biznes, apo dhe duke e shitur e blerë në tregun çam, tek Edi Rama.

Le të kthehemi tek gënjeshtra e dytë. Ajo se marrëveshja e djeshme dhe se krijimi i një këshilli ka deligjitimuar dhe ka nxjerrë nga skena parlamentin.

Kjo është edhe më qesharake sesa ajo e zgjedhjeve të parakohshme.

Së pari, këshilli do të miratojë me konsensus Reformën Zgjedhore, e cila historikisht është bërë më shumë se dhjetë herë, ligjet janë ndryshuar. Më parë debatet bëheshin politike dhe më pas në nivel teknik, ndërsa tani po diskutohet dhe politikisht dhe teknikisht në tavolinë, megjithëse palët kryesore kanë rënë dakort për mos ndryshimin e sistemit dhe ruajtjen e tij. Dhe këtë e mbron edhe Petrit Vasili dhe LSI-ja e cila dje ka qënë kundër këtij sistemi. Kanë heshtur edhe aleatët e Lulzim Bashës, të cilët janë kundër këtij sistemi, e kështu me radhë, me shpresën se të bashkuar në një koalicion do të mund ta rrëzojnë Edi Ramën, megjithëse ka ende kohë.

arben ndoka

Por, pse gënjejnë se ky këshill ka deligjitimuar parlamentin?

Së pari, sepse parlamenti është në detyrë dhe për faktin e vetëm se Luli dogji mandatet e tij, nga shkurti 2019, dhe po afrohet shkurti i 2020 dhe parlamenti ka vazhduar detyrën.

Kjo firmë e djeshme është një marrëveshje politike jashtë parlamentit, e cila nuk e deligjitimon parlamentin, sepse që ai parlament të “vdiste” politikisht, duhej të shpërndahej. Atë të katër të ulur në tryezë nuk e shpërndajnë dot parlamentin.

I vetmi që mund ta shpërndajë parlamentin, është presidenti i Republikës. Dhe e dyta, nëse vetë Rama çon vendin në zgjedhje të parakohshme.

Pra, ai këshill nuk ka asnjë peshë. Thjeshtë dhe vetëm do miratojë Reformën Zgjedhore, detajet, teknikalitetet, ndryshimet ligjore, e të tjera si këto. Dhe është marrë përsipër që parlamenti ta miratojë.

LEXO EDHE:  Basha zbulon skandalin/ Kjo është hajdutëri me ligj  

Por, kur ka ndodhur që parlamenti nuk i ka miratuar ndryshimet e propozuara të Reformës Zgjedhore, midis palëve politike në Shqipëri?

Kujtojmë këtu ndryshimet e vitit 2008.  Marrëveshja u bë e heshtur dhe nën rogoz mes Ramës dhe Berishës, u quajt sikur pati konsensus dhe u votua në parlament.

Ilir Meta në grevë urie

Kujtojmë se atëherë pati përplasje brenda Partisë Demokratike. U kërkua edhe president nga populli. Biles disa rryma brenda PD-së, individë që më pas u zhdukën nga skena politike, mbështetës të Bamir Topit, e kundërshtuan. Ilir Meta hyri në grevë urie. Por, marrëveshja ishte bërë mes të mëdhenjve dhe parlamenti e miratoi.

Kështu do të ndodhë edhe kësaj radhe. Të mëdhenjtë janë ulur në tryezë, po gjendet zgjidhja dhe parlamenti do ta votojë Reformën.

Pastaj jemi aty ku ishim dhe s’kemi bërë asgjë. Me përfundimin e Reformës, thjeshtë kemi humbur më shumë se dy vite.

Pra, kemi humbur një reformë të mirë zgjedhore, e cila mund të ishte bërë dy vite më parë dhe Partia Demokratike, do të ishte në sistem, deputetët do të ishin në parlament.

Pra, nuk do të kishte Rama një mazhorancë kushtetuese, demokratët do të kishin këshilltarë në këshillat bashkiakë dhe një pjesë të madhe bashkishë, do të kishte oponencë, do të kishte një opozitë më të vërtetë, do të kishte parlament çdo të enjte, do të kishte debate dhe gjithçka do të ishte krejt ndryshe.

Por, Lulzim Basha zgjodhi të merrte rrugët pas skandaleve të tij dhe tani u kthye duke thënë se parlamentin e deligjitimoi ai, sepse bëri një Këshill të posaçëm, i cili do të marrë vendimin për Kodin Zgjedhor.

Këto gënjeshtra dhe këto pallavra, Luli mund t’ia thotë kujtdo. Mund të nxjerrë edhe “ushtarët” e tij t’i bëjë të besueshme, por vështirë që demokratët t’i besojnë. Askush nuk e beson më sot Lulzim Bashën sepse të gjithë e dinë se ai është një pazarxhi dhe asgjë më shumë sesa kaq.

Kjo që po thotë është një gënjeshtër. Ai ka ngritur një këshill që i ka vënë një emër, thjeshtë dhe vetëm për të justifikuar turpin e tij, skandalin e tij të braktisjes së parlamentit dhe shërbimin që i bëri Edi Ramës, duke i falur në tryezë 61 bashki dhe duke i dhuruar një mazhorancë kushtetuese.

Mirë apo keq, ajo opozitë që quhet parlamentare është pjesë e PD-së, ata janë vënë në listë nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, dhe ndodhen në parlament.

Ata janë pjesë e partive të tyre. Mjafton që shumicën t’i thërrasin, sepse nga pas Lulit do të shkojnë dhe votojnë ashtu siç iu thotë Luli apo Mona.

Prandaj, siç thotë populli, gënjeshtra i ka këmbët e shkurta. Luli ka gënjyer aq shumë sa ndoshta edhe vetë ka ngelur pa “këmbë” sepse tani Lulzim Bashën vështirë, shumë e vështirë, për të mos thënë askush nuk e beson çfarëdo që të bëjë apo çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo gënjeshtre të radhës të shpikë, Edi Rama është thjeshtë dhe vetëm “KÇK”-ja e Edi Ramës./ CNA.al

Gënjeshtra e Republikës së Re për zgjedhjet e parakohshme

Lulzim Basha, “KÇK”-ja e Edi Ramës

E treta e vërteta e Lulit!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërkesa e çuditshme në KQZ/ Qytetari nga Vlora kërkon mandatin e deputetit

Publikuar

-

Nga

KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të çuditshme nga një qytetar nga Vlora me banim në Tiranë.

Sipas Abc news, me anë kësaj kërkese drejtuar KQZ, Tasim Mehmeti ka kërkuar mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas tij kjo kërkesë është e bazuar në ligjin 10019 të datës 29.12.2008.

“I nderuar kryetari i KQZ Denar Biba!
Unë Kërkuesi Tasim Mehmeti kam kandiduar për deputet në Kuvendin e Shipërisë nga Lista e partisë politike “Sfida për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Sipas listës shumëemërore në qytetin e Vlorës kam qenë i dyti në listë.
Kërkesa ime për dhënien e mandatit të deputetit në Republikën e Shipërisë është si më poshtë:
Si pasojë e vendeve vakante, sepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
-Dhënia e mandatit tim sipas ligjit të Kodit Zgjedhor i shërben parlamentarizmit, demokracisë funksionale për shtetin ligjor dhe funksional.
-Kërkesa ime është e bazuar për të qenë deputet i Kuvendit të shqipërisë është si pasojë e largimit të opozitës nga parlamenti dhe është një detyrim për tu plotësuar nga ana e KQZ.
-Kërkoj mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë për z. Tasim Emin Mehmeti”.
Tasim Mehmeti në fakt për të qenë më zyrtar dhe më i bazuar në kërkesën e tij, e ka firmosur dhe vulosur atë edhe me avokat.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin Ballkanik”/ Paloka i kthehet Ramës

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se me një deklaratë të vetme, edhe sot kryeministri Rama rikonfirmoi se për interesa të kujt punon.

Paloka ka kujtuar përgjigjen e Ramës gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ky i fundit tha se ishte i interesuar për “Makroshengenin shqiptar me parë se për minishengenin Ballkanik”.

“Me një deklaratë të vetme edhe sot Rama rikonfirmoi se për interesa të kujt punon.
Deklaratës së kryeministrit të Kosovës se është i interesuar për “Makroshengenin shqiptar më parë se për minishengenin ballkanik” , Rama ju pergjigj:“Nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin rajonal…” Më trocc se kaq Esadi nuk mund të fliste”, shkruan Paloka.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Pse s’ranë dakord? Ramën dhe Albinin i largon Vuçiçi

Publikuar

-

Nga

analisti dhe gazetari andi bushati

Edi Rama e ka yshtjen për ironi më të fortë se atë për vetëpërmbajtje. Vesin e tij ai nuk ia kurseu në konferencën e shtypit, as Albin Kurtit. Duke e etiketuar si “të ri në detyrë”, ai mëtoi të theksonte gjithë naivitetin dhe ëndërrat fluturake që ngërthen ky togfjalësh. Pasi ia ka thënë më parë edhe privatisht, gjatë takimit të tyre të mëhershëm në Tiranë, se realiteti i qeverisjes bie shpesh ndesh me poezinë e opozitës, ai u rimundua ta fusi në këtë steriotip edhe publikisht bashkëbiseduesin e tij.

Por, në fakt, divergjenca e thellë që Rama dhe Kurti shfaqën këtë të martë, ajo e mospajtimit për idenë e mini Shengenit Ballkanik, nuk ka të bëjë thjesht me ndryshimin mes një njeriu që u është nënshtruar ingranazheve të pushtetit dhe një tjetri që vazhdon inercinë idealiste të opozitës.

Ajo mbi të gjitha është thelbësore, parimore dhe patriotike.

Mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit qëndron një hendek i thellë : i pari e sheh Kosovën si mish për top për pushtetin e tij. Për këtë, ai është i gatshëm, që përkrah Aleksandar Vuçiçit, të kërkojë një zgjidhje që i vë të dy në piedestalin e liderëve të pashmangshëm të Ballkanit.

Vetëm kështu mund të justifikohen piruetat krejtësisht haluçinante, që bëjnë dhe shiun dhe diellin në fare pak kohë. Vetëm kështu mund të shpjegohet se si këta dy politikanë u shndërruan papritmas nga idhtarë të zgjidhjeve me ngritje muresh, me ndarje etnike, me shkëmbime territoresh dhe popullsish, në krejt të kundërtën, në partizanë të rrëzimit të mureve, të heqjes së kufijve, të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, sipas modelit të Europës së bashkuar.

Mjafton vetëm ky kapërcim i pabesueshëm, për të mos e parë Edi Ramën as si idealist, as si realist, por thjesht si oportunist.

Me Albin Kurtin e opozitës, në 22 vjet, ka ndodhur e kundërta. Ai ka vuajtur burgun serb për Kosovën e pavarur, ai ka duruar prangat e UMNIK-ut për një shtet pa enklava të dirigjuara nga Beogradi, ai është shndërruar në deputet radikal me gaz lotsjellës në dorë, për të mos dorëzuar pjesë të territorit, ai ka pasur gjithmonë një yll polar, të diskutueshëm për shumëkënd, por të panegociueshëm për të: bashkimin kombëtar.

Pikërisht këto dy modele politikanësh janë përballur në takimin e tyre të parë zyrtar në Tiranë.

LEXO EDHE:  “Ligji anti-shpifje”/ Duka: Kokëfortësi gomareske, për të ekzekutuar median e lirë

LEXO EDHE:  Mediat zvicerane: Prodhimi i kanabisit shpërtheu në Shqipëri nga Edi Rama

Ashtu sikurse u duk edhe nga fjalët e tyre, ata nuk kanë rënë dakord. Sepse, sipas Albinit (shiko linkun e shkrimit lart) më parë duhet një “Makro- Shengen” midis vetë shqiptarëve. Ndërsa, sipas Ramës, ai nuk mund të arrihet kurrë, pa mini Shengenin, pra pa lejen e Beogradit dhe të Vuçiçit.

Ky pra është hendeku, i cili u vu re sot. Ai mes një politikani që qëndron prej 22 vitesh në pushtet dhe që e sheh gjithçka vetëm me cinizmin e përfitimit të vet personal dhe një lideri që vjen nga opozita dhe që ruan ende idealin e të folurit në emër të shumicës.

Pikërisht këtë përplasje, Edi Rama u mundua ta fshehë përmes ironisë me steriotipin e “të riut në detyrë”, duke lënë të kuptohet se koha dhe pushteti do ta transformojnë edhe Albin Kurtin.

Natyrisht askush nuk mund të vërë bast për këtë.

Por, mosmarrëveshja e sotme na tregoi një gjë: se udhëheqës si Rama, nuk mund të ndryshojnë dot më, ata kanë vetëm një shpresë, ta bëjnë edhe Albinin si vetja.

Ndërsa Kurti ende na mëkon me besimin për të dyshuar, se nuk ekziston një rrugë e vetme, se për të qëndruar gjatë në politikë nuk duhet patjetër të kalosh nga Beogradi, nuk mund t’u nënshtrohesh edhe kompromiseve më të ulta, se në fund të fundit, nuk duhet vetëm të përulesh, por edhe të besosh.

LEXO TE PLOTE