LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi në "Fiks Fare"/ Bulevardi i Ri, nga një anë ndërtohet, nga ana tjetër vidhet

15 Janar 2020, 21:57, Denoncim CNA
Denoncimi në "Fiks Fare"/ Bulevardi i Ri, nga një anë

Një nga investimet më të mëdha të Bashkisë Tiranë është edhe Bulevardi i Ri i Tiranës. Ky bulevard është menduar të realizohet në tre segmente, ku segmenti i parë është përfunduar dhe marrë në dorëzim nga bashkia Tiranë, ndërsa segmentet e tjera janë në punime e sipër nga kontraktuesi.

Ky konstruksion futet në tokë dhe shërben për të krijuar kufirin midis rrugës dhe lulishtes. Gjatësia e një konstruksioni të tillë shkon rreth tre metra gjatësi dhe peshë afro 13 kg. Këto konstruksione pas vjedhjes shiten për skrap.

“Fiks Fare” paraqiti me pamje se një pjesë e mirë e bulevardit të ri është zhveshur nga këto konstruksione metalike. Madje në disa pjesë ato janë gjysmë të hequra gati për t?u marrë e çuar për shitje. Me anë të kamerave të fshehura emisioni zbuloi mënyrën se si prona publike prishet, vidhet e më pas shitet në treg të zi për skrap.

Bashkëpunëtori i “Fiks Fare” bisedon me dy fëmijë të moshave 13 dhe 15 vjeçare banues të zonës të cilët frekuentojnë bulevardin, por edhe e vjedhin atë. Konstruksionet e shkëputura që u kapën nga vëzhgimi i “Fiks Fare”, merren nga këta dy adoleshentë dhe çohen në një pikë grumbullimi në rrugën ?Jordan Misja? ku shiten për skrap. Kamerat e fshehta realizuar nga bashkëpunëtorët e “Fiks”-it tregojnë qartë pamjen e dy grabitësve minoren me konstruksionet metalike në krah dhe pa u shqetësuar nga askush në mes të ditës, prishin pronën publike e më pas i shesin për hiç gjë.

Gazetarët e “Fiks”-it nuk e lanë me kaq por shkuan edhe në pikën e grumbullimit të skrapit pikërisht aty ku u shiten konstruksionet metalike të hequra padrejtësisht nga Bulevardi i Ri.

Bashkëpunëtorët shohin në pikën e grumbullimit duke u hequr se kërkojnë të blejnë disa pllaka inoksi për t?i përdorur si fasheta. Dhe në pikën e grumbullimit blejnë pikërisht konstruksionet metalike të hequra nga bulevardi me një çmim prej 6 mijë lekësh të dyja konstruksionet e inoksit pasi bëhet peshimi i tyre.

Gazetarët u interesuan edhe në Bashkinë e Tiranës për problematikën e hasur, ku Drejtoresha e Investimeve znj. Ilda Qazimllari shprehet se ky është një problem serioz por jo i vetmi.

? Edhe në segmentin e parë që kemi marrë në dorëzim , para disa kohësh janë vjedhur mbi 100 spote ndriçuese që ndodhen nën pemë? shprehet Qazimllari.

Ajo pohon gjithashtu se dëmtime në këtë rrugë janë shkaktuar edhe nga përdoruesit e mjeteve për të cilët kanë gjetur një zgjidhje, kurse në vjedhje e spoteve bashkia ka kërkuar ndihmë policisë. Vjedhjet e konstruksioneve që po bëhen në segmentet në pronësi të firmës ndërtuese, janë kosto për Bashkinë e Tiranës e cila e ka bërë njëherë investimin. Megjithëse sipas znj. Qazimllari nga ana e bashkisë po merren masa si instalimi i kamerave të sigurisë për të frenuar këtë fenomen. Në fund drejtoresha e investimeve pranë Bashkisë Tiranë bën një apel qytetarëve për ta mbrojtur pronën publike.

Rreth 27 milion euro është shuma e vënë në dispozicion për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, prej të cilave 6 milionë euro janë kostot e parkingut nëntokësor. Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur financimin e këtij projekti përmes një kredie të fondit Abu Dhabi. Ky projekt konsiston në ndërtimin e një bulevardi me gjatësi 1.8 kilometra dhe gjerësi 70 metra, që fillon nga ish stacioni i Trenit deri tek Lumi i Tiranës./ Top Channel

Lajmet e fundit nga