LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha “përtyp” akuzat për Gjiknurin/ Ja, cili është qëndrimi i ri i tij

15 Janar 2020, 13:54, Politikë CNA
Basha “përtyp” akuzat për Gjiknurin/ Ja, cili

Damian Gjiknuri ka qenë një ndër eksponentët e PS, që është akuzuar ashpër nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

Por një ditë më parë të dërguarit e tij u ulën në një tavolinë me Damian Gjiknurin, i cili doli në përgjigmet e dosjes ?184?.

Në konferencën e sotme për shtyp, Basha është pyetur edhe në lidhje me këtë çështje.

?Detyra ime është t’iu tregoj se teza që u legjitimua Gjiknuri është e shpërndarë nga propaganda e Ramës, pre e të cilës mund të ketë rënë ndonjë naiv. Shqipëria do të ndryshojë përmes të njëjtave mekanizmave në Evropë: Zbatimi i ligjit.

Në kushtet e Bundestagut është fillimi i ndjekjes penale, kundër blerjes së votave, kusht i përforcuar me arrestimin.

Nuk ka për të pasur amnisti as për Gjiknurit, as për Dakon, as për Avdylajt, për askënd që është përfshirë në shit-blerjen e votave. Dërgimi i tyre aty ku e kanë vendin është përparësi?, ka thënë Basha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga