LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha bën një tjetër hap pas

15 Janar 2020, 13:25, Politikë CNA
Basha bën një tjetër hap pas

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka tentuar të justifikojë marrëveshjen me Ramën, një ditë pas vendimit për t?u ulur në tryezë me qeverinë.

Në një deklaratë për mediat rreth mesditës së sotme, Basha tha se takimi djeshëm u bë falë edhe ndërkombëtarëve.

?Për shkak edhe të presionit ndërkombëtar për vendosjen e demokracisë, për dhënien fund të pushtetit të korruptuar të Ramës dhe dhënies së një mundësie për shqiptarët që të kenë mundësi si një vend Europian. Ne kemi vetëm një qëllim, të kthejmë lirinë e votës.?-u shpreh Basha.

Më tej, ai tha se gjithçka është bërë vetëm në interes të shqiptarëve dhe jo për interesa politike.

Por, siç duket Basha ka bërë sërish një tjetër hap pas, pasi ndërsa rreth një vit më parë deklaronte se Ramën do ta rrëzonte me protesta, tashmë thotë se do ta rrëzojë nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.

?Garantoj qytetarët shqiptarë, demokratët mbështetësit e opositës, të zhgënjyerit nga partia e tyre, se procesi ka një dhe vetëm një qëllim të kthejë lirinë e votës, që cdo shqiptar të vendosë për qeverinë që do, parlamentin që do, e ti shkarkojë ato me votë, siç ndodh kudo në rajon. Kjo betejë nuk bëhet as për karriget tona, as fatet tona politike. Sakrifica e mandateve të djegura, solli atë që cdo kush mund ta konsideeronte të pamundur, vetëndërgjegjësimin e perëndimit, se Shqipëria ka nevojë për ndihmë.?-deklaroi Basha.

Po ashtu, ai tha se ?Gjithçka e kemi bërë vetëm në interes të shqiptarëve. Nëse do ishte për interesa politike, për këtë kishte shumë rrugë që ne i kemi refuzuar. Por, kurrë nuk ka qënë më ulëritëse kërkesa për ndryshim. Kërkesa për t?i dhënë fund këtij pushteti korruptiv?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga