Connect with Us

Arrestimet pas tërmetit/ Mes abuzuesve të dyshuar edhe biznesmeni që ndërtoi pallatin e vjehrrit të Bashës

Lajme

Arrestimet pas tërmetit/ Mes abuzuesve të dyshuar edhe biznesmeni që ndërtoi pallatin e vjehrrit të Bashës

Publikuar

-

Mes shumë të arrestuarve gjatë ditës së djeshme në Tiranë për pasojat e tërmetit është edhe biznesmeni Gerti Çalliku i cili është përfolur shumë për ndërtimin e pallatit të vjehrrit te kreun të PD, Lulzim Basha.

Biznesmeni Çalliku, administrator i kompaninë “GBA-Studio”, ndërtoi kompleksin “Jon” të rrëzuar me tritol në 17 dhjetor 2013.

Gazetari i Elton Qyno i ftuar në studion e emisionit ‘Repolitix’ u shpreh se Çalliku është shumë afër me familjen e Lulzim Bashës dhe personi kryesor mes të arrestuarve.

“Gerti Çalliku është njeri i afërt me PD-në. Ndërtoi treçerekun e pallatit të kompleksit “Jon” në Vlorë, është shumë afër familjes Basha dhe ndërtues i disa pallateve dhe përfitues i disa lejeve të ndërtimit kur drejtonte Lulzim Basha dhe personi që ka përfituar dëmshpërblimin e kompleksit, jo vetëm nga Strasburgu po edhe nga qeveria shqiptare. Ky është njeriu kryesor mes të arrestuarve për gjykimin tim, është më i rëndësishmi. Nuk është vetëm ndërtues, por edhe kolaudues dhe arkitekt.
Nuk e kam të qartë për cfarë e akuzon prokuroria Çallikun, por pjesa dërrmuese janë zyrtarë të qeverisë së djathtë, të komunave në Farkë, Kashar dhe Vorë. Këto institucione në kohën kur kanë ekzistuar janë drejtuar nga PD-ja. Hetimi nuk ka prekur ndërtimet në qendër të Tiranës, por vetëm në periferi, ku ka pasur dëmtime dhe denoncime. Hetimi sapo ka filluar” u shpreh Qyno.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Kemi shumë nevojë për bashkëpunim”/  Drejtori i Arsimit në Korçë mesazh të fortë nxënësve dhe mësuesve

Publikuar

-

Nga

“Kemi shumë nevojë për bashkëpunim”/  Drejtori i Arsimit në Korçë mesazh të fortë nxënësve dhe mësuesve

Drejtori Rajonal i Arsimit në Korçë Kristaq Grabocka, ka dhënë një mesazh për fillimin e vitit të ri shkollor.

Grabocka ka uruar të gjithë nxënësit që nesër do të ulen në bankat e shkollës dhe i këshillon ata të bashkëpunojnë me mësuesit për çdo gjë dhe ti pyesin ata për çdo pasiguri.

Ai thekson se në këtë vit shkollor mësuesit kanë nëvojë për bashkëpunim për të përballuar problemet.

Gjithashtu Grabocka jep edhe një mesazh për mësuesit, teksa kërkon që këta të fundit të mbajnë siguri në shkollë.



“Në fillim të vitit të ri shkollor të gjithë ne urojmë, këtij urimi i bashkohet kushdo,  sepse shkollimi është i të gjithëve dhe nga ai përfitojnë të gjithë. Gëzuar Shkollar,  kushdo dhe kudo qofsh, paç një vit të mbarë dhe dalshim faqebardhë të gjithë.

Ti që nesër do ulesh në bankat e shkollës,  të ftoj të ndjekësh yllin tënd,  të mos rreshtësh së bashkëpunuari me të gjithë,  mësuesit të parët,  të mësosh duke luajtur dhe duke përdorur dijet në jetë; të vazhdosh të thuash hapur atë që di,  dhe të mos hezitosh të pyesësh për gjithçka nuk di,  apo nuk ke i sigurt. Kemi ndryshuar shumë dhe jemi krenarë, por kurrë nuk do të ndalemi së punuari që shkollarët tanë, denjësisht të përballen me bashkëmoshatarët europianë.

LEXO EDHE:  “Kavaja dhe Vora kanë pësuar dëmtime serioze”/Basha: Kërkohet vëmendje për këto zona

LEXO EDHE:  Foto/ Pamje e rrallë nga Ura e Tabakëve në Tiranë

Të dashur prindër, ne jemi aty, në klasë me fëmijën tuaj, për ta ndihmuar të hapë radhazi dyer e dijes. Por, në këtë vit të veçantë, kemi shumë nevojë për ju, mbi të gjitha edhe për bashkëpunimin tuaj,  bashkë do ja dalim.  Duke qenë bashkë problemet përballen më mirë dhe të tilla nuk do na mungojnë në këtë vit.

Të dashur kolegë, detyra jonë është e shenjtë  dhe ky shenjtërim merr një vlerë të shtuar këtë vit. Të gjithë jeni impenjuar këto ditë për të siguruar çdo gjë, për sigurinë në shkollë për çdo fëmijë.  Na kanë besuar tradicionalisht gjënë më të shtrenjtë fëmijën, jemi kujdesur, e kemi drejtuar,  por këtë vit veç të tjerëve duhet ta ndihmojmë të mbrohet nga virusi i mallkuar.  Unë jam i bindur se, ashtu sikundër jemi ne, fjalëpak dhe punë shumë, edhe këtë vit do ja dalim,  edhe me këto detyra të shtuara”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ambasada amerikane: Tre vaksinat e SHBA kundër Covid-19 në hapin e fundit drejt krijimit

Publikuar

-

Nga

Ambasada amerikane: Tre vaksinat e SHBA kundër Covid-19 në hapin e fundit drejt krijimit

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë detaje për tre vaksinat kundër Covid-19 të financuara nga Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se vaksinat kanë hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike, hapi i fundit drejt krijimit të një vaksine të sigurt dhe efektive para miratimit nga qeveria.



“Tre vaksina kundër Covid-19 të financuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike, hapi i fundit drejt krijimit të një vaksine të sigurt dhe efektive para miratimit nga qeveria. Nderkohë që vaksinave zakonisht iu duhen vite për t’u përfunduar, përmes operacionit Ëarp Speed, administrata po investon miliarda dollarë për të përshpejtuar krijimin, prodhimin dhe shpërndarjen e tyre. Dhjetra mijëra njerëz janë ofruar të testojnë vaksinën në mënyrë vullnetare, për t’u siguruar që ato të jenë të sigurta dhe efektive para se të aprovohen për përdorim të gjerë’, shkruan ambasada./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Foto-Flakët e zjarr “përpijnë” malin e Moravës

Publikuar

-

Nga

Një zjarr i madh ka përfshirë sot malin e Moravës në Korçë, i cili njihet edhe si mushkëria e qytetit juglindor.

Flakët e zjarrit u favorizuan nga era duke u përhapur në gjithë sipërfaqen ku janë djegur pishat. Zjarrfikëset nuk mundën të shuanin zjarrin i cili vazhdoi të përhapej me shpejtësi.



Nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE